Kutia e pyetjes
◼ A është e përshtatshme që auditori të duartrokasë pas çdo pjese që mbahet në Shkollën e Shërbimit Teokratik dhe në Mbledhjen e Shërbimit?
Kur Krijuesi, Jehovai, themeloi Tokën, «yjet e mëngjesit lëshonin tok britma hareje, dhe gjithë bijtë e Perëndisë brohoritnin tërë ngazëllim». (Jobi 38:7) Këta bij engjëllorë të Perëndisë donin ta lëvdonin Jehovain për këtë vepër të jashtëzakonshme që kishte krijuar, dhe që ishte një provë tjetër e mençurisë, mirësisë dhe fuqisë së tij.
S’ka asgjë të keqe të tregojmë vlerësimin tonë nga zemra për punën e vëllezërve dhe për materialin që paraqitin. Për shembull, zakonisht ne duartrokasim pas fjalimeve ose prezantimeve në mbledhje të veçanta si asambletë dhe kongreset. Përgatitja e pjesëve për këto raste kërkon më shumë kohë dhe punë. Duartrokitjet tona tregojnë çmueshmëri jo vetëm për punën e oratorit, por edhe për udhëzimet që Jehovai jep nëpërmjet Fjalës dhe organizatës së tij.—Isa. 48:17; Mat. 24:45-47.
Po ç’mund të themi për pjesët në Shkollën e Shërbimit Teokratik dhe në Mbledhjen e Shërbimit? Nuk ka ndonjë rregull që na ndalon të duartrokasim kur na vjen natyrshëm, si për shembull kur një student bën fjalimin e tij të parë në shkollë. Megjithatë, duartrokitjet mund të bëhen mekanike dhe të pakuptimta. Prandaj, normalisht ne nuk duartrokasim pas çdo pjese.
Edhe pse normalisht nuk duartrokasim për shumicën e pjesëve në Shkollën e Shërbimit Teokratik dhe në Mbledhjen e Shërbimit, ka edhe mënyra të tjera për të treguar mirënjohjen për udhëzimet dhe punën e atyre që mbajnë pjesët. Këtë mund ta bëjmë duke mos u shpërqendruar dhe duke e mbajtur mendjen tek oratori. Dhe pas mbledhjes shpesh kemi mundësi t’ua shprehim personalisht mirënjohjen për punën e tyre.—Efes. 1:15, 16.