Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në maj: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Do të bëhet një përpjekje e veçantë për të vizituar të interesuarit që kanë ndjekur Përkujtimin dhe fjalimin special, por që nuk shoqërohen rregullisht me kongregacionin. Qëllimi është të fillojmë një studim biblik me ata që ende nuk e kanë pranuar. Qershor: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Përpiquni me zell të filloni studime biblike. Korrik dhe gusht: Mund të përdoret secila nga broshurat e mëposhtme me 32 faqe: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, Qëndroni vigjilentë!, Çfarë ndodh me ne kur vdesim?, Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh? dhe Kur të vdes një njeri i dashur. Nëse i keni gjendje, mund të ofroni gjithashtu broshurat A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë? dhe A duhet të besosh në Trinitet? në rastet e përshtatshme.
◼ Trupat e pleqve duhet të rishikojnë letrën e dërguar më 6 korrik 2006 në lidhje me përgatitjet në rast katastrofe dhe të sigurohen që informacionet e nevojshme për të kontaktuar me çdo lajmëtar të jenë të përditësuara. Pleqtë e zonave që rrezikohen të preken nga katastrofat, duhet të kenë edhe informacione të tjera kontaktimi për rast urgjence. Sigurisht, përveç rasteve urgjente, është mirë që lajmëtarët të komunikojnë me mbikëqyrësin e Studimit të Librit të Kongregacionit ose me një plak tjetër edhe në ato raste kur largohen për një periudhë të gjatë, si për shembull për pushime, për arsye pune, për t’u shtruar në spital ose për arsye të tjera.
◼ Të gjitha kongregacionet dhe grupet duhet të porositin brenda datës 1 korrik këto botime në gjuhën shqipe: Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë 2009 dhe Kalendari 2009. Për këtë qëllim, ju lutemi të përdorni formularin S-14-AL për kërkesën e literaturës. Në të përmuajshmen «Njoftim për të gjitha kongregacionet» do të gjeni një listë të gjuhëve në të cilat disponohen këto botime. Ju nxitim që t’i porositni këto botime, duke mbajtur parasysh nevojën e lajmëtarëve dhe të atyre që studiojnë me ta, si edhe kontributet për të mbuluar koston e botimeve.