BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 2/08 f. 7
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
km 2/08 f. 7

Njoftime

◼ Literatura që do të ofrohet në shkurt: libri A ka një Krijues që interesohet për ju? Si alternativë, mund të ofroni librin Sekreti i lumturisë familjare. Mars: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Përpiquni me zell të filloni studime biblike. Prill e maj: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Do të bëhet një përpjekje e veçantë për të vizituar të interesuarit që kanë ndjekur Përkujtimin dhe fjalimin special, por që nuk shoqërohen rregullisht me kongregacionin. Qëllimi është të fillojmë një studim biblik me ata që ende nuk e kanë pranuar.

◼ Meqenëse marsi është me pesë fundjavë të plota, do të ishte një muaj i shkëlqyer për të shërbyer si pionierë ndihmës.

◼ Sekretari dhe mbikëqyrësi i shërbimit duhet të rishikojnë veprimtarinë e të gjithë pionierëve të rregullt. Nëse ndonjë po has vështirësi për të plotësuar kuotën e orëve, pleqtë duhet të marrin masa që t’i jepet ndihmë.

◼ Siç është njoftuar te Shërbimi ynë i Mbretërisë i janarit, për këtë vit Përkujtimi do të kremtohet të shtunën, më 22 mars, pas perëndimit të diellit. Megjithëse fjalimi mund të fillojë më herët, kalimi i emblemave nuk duhet të fillojë para perëndimit të diellit. Për këtë arsye, të gjitha kongregacionet në Shqipëri e në Kosovë do t’i kalojnë emblemat pas orës 18.00.

◼ Tema e fjalimit special publik për periudhën e Përkujtimit të vitit 2008 është: «Kush është i aftë t’i udhëheqë njerëzit?» Shih njoftimin që lidhet me këtë, te Shërbimi ynë i Mbretërisë, shtator 2007.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo