Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 25 shkurt 2008. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 30 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 7 janar deri më 25 shkurt 2008. [Vër re: kur pas pyetjeve nuk ka referime, për të gjetur përgjigjet duhet të bësh vetë kërkime.—Shih Shkolla e Shërbimit, f. 36, 37.]
CILËSITË ORATORIKE
1. Ç’duhet të bëjmë që ta ndihmojmë auditorin të kapë kuptimin e shkrimeve dhe përse? [be f. 228 par. 2, 3]
2. Pse ka rëndësi që fjalimet tona të jenë informative për auditorin, e si ta arrijmë këtë? [be f. 230 par. 3-5, kutia]
3. Si na ndihmojnë kërkimet që t’i bëjmë fjalimet tona më informative? [be f. 231 par. 1-3]
4. Ç’mund të bëjmë për të qenë më informativë në zbatimin e shkrimeve të njohura? [be f. 231 par. 4, 5]
5. Pse ka rëndësi të arsyetojmë rreth shkrimeve që lexojmë? [be f. 232 par. 3, 4]
FJALIMI NR. 1
6. Ku duket se libri i Mateut u shkrua duke mbajtur parasysh fillimisht hebrenjtë? [si f. 176 par. 6, 7]
7. Si ta përgatitim zemrën për të marrë udhëzimet hyjnore që jepen nga podiumi? (2 Kron. 20:33) [be f. 13 par. 4–f. 14 par. 5]
8. Ç’mund të bëjnë prindërit për t’i stërvitur fëmijët që të bëhen ‘të mençur për shpëtim’? (2 Tim. 3:15) [be f. 16 par. 3, 4]
9. Si e thekson Ungjilli sipas Mateut përmbushjen e profecive biblike? [si f. 181 par. 32]
10. Si e përshkruan Ungjilli i Markut Jezuin, ndryshe nga Ungjilli i Mateut që e portretizon si Mesinë dhe Mbretin e premtuar? [si f. 182 par. 7, 8]
LEXIMI JAVOR I BIBLËS
11. A është më serioze ta shfrysh zemërimin sesa ta ushqesh përbrenda? (Mat. 5:21, 22) [w08 15/1 «Fjala e Jehovait është e gjallë—Pika kryesore nga libri i Mateut»]
12. Si mbajnë të krishterët ‘një sy të thjeshtë’? (Mat. 6:22, 23) [w06 1/10 f. 29]
13. Çfarë po theksonte Jezui, kur i pyeti dishepujt: «A e kapët kuptimin e të gjitha këtyre gjërave?» (Mat. 13:51, 52) [w08 15/1 «Fjala e Jehovait është e gjallë—Pika kryesore nga libri i Mateut»]
14. Pse në përgjithësi Jezui i urdhëronte ata që shëronte «të mos tregonin për të»? (Mat. 12:16) [w87-E 15/5 f. 9; cl f. 93, 94]
15. Ç’donte të theksonte Jezui kur përmendi «masën» me të cilën ‘mat’ dikush? (Mar. 4:24, 25) [w80-E 15/6 f. 12; gt kap. 43]