Kutia e pyetjes
◼ Cilat janë dy botimet që duhen studiuar me të interesuarit?
Mjeti ynë kryesor për të filluar e për të drejtuar studime biblike është libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Edhe pse nuk ka ndonjë kundërshtim të përdoret një botim tjetër për të nisur studimin, si për shembull një fletushkë e përshtatshme, sa më shpejt të jetë e mundur duhet të përpiqemi të kalojmë në librin Çfarë mëson vërtet Bibla? Përdorimi i këtij libri për të nisur studime ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme.
Kur mbarojmë librin Çfarë mëson vërtet Bibla? dhe studenti vazhdon të përparojë, duhet të studiojmë librin Të adhurojmë Perëndinë. (Kolos. 2:7) Në faqen 2 shpjegohet qëllimi i këtij libri: «Bibla i nxit të gjithë ata që e duan Perëndinë të ‘rrokin me mendje . . . lartësinë dhe thellësinë’ e të vërtetave të tij të çmuara. (Efesianëve 3:18) Për këtë qëllim është përgatitur ky libër. Shpresojmë se do të të ndihmojë të rritesh frymësisht e të jesh më i pajisur për të ecur në rrugën e ngushtë, e cila të çon në jetën në botën e re të drejtë të Perëndisë.»
Në rast se studenti kualifikohet për t’u pagëzuar para se të mbarojë të dy librat, studimi duhet vazhduar derisa të mbarojë librin e dytë. Edhe pse studenti është i pagëzuar, drejtuesi i studimit mund ta llogaritë kohën, rivizitën dhe studimin biblik. Edhe lajmëtari që e shoqëron drejtuesin në studim dhe merr pjesë me komente, mund ta llogaritë kohën.