Programi i Mbledhjes së Shërbimit
Java që fillon më 10 dhjetor
10 min.: Njoftime lokale. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8 ose prezantime të tjera që i përshtaten territorit tuaj, të demonstrohet se si të ofrohet Kulla e Rojës e 15 dhjetorit dhe Zgjohuni! e dhjetorit.
20 min.: Shkolla e Shërbimit Teokratik për vitin 2008. Fjalim nga mbikëqyrësi i shkollës. Të diskutohen nga shtojca e Shërbimi ynë i Mbretërisë, tetor 2007, ato pika që duhen theksuar në varësi të territorit. Të rishikohet roli i këshilluesit ndihmës. Inkurajoji të gjithë të jenë të ndërgjegjshëm në përmbushjen e caktimeve, në komentet gjatë pikave kryesore nga Bibla dhe në zbatimin e sugjerimeve që jepen çdo javë nga libri Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik.
15 min.: «Të ngushëllojmë zemërvrarët.»a Të tregohen shkurtimisht një ose dy përvoja nga zona.
Java që fillon më 17 dhjetor
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.
15 min.: «Duhet të ruajmë zellin për shërbimin.»b Intervisto një lajmëtar që njihet si i zellshëm në shërbim. Pyetjet që mund t’i bësh: Çfarë përpjekjesh ke bërë që të ruash zellin? Çfarë të ka ndihmuar për të ruajtur zellin?
20 min.: «Të ofrojmë revistat që japin dëshmi për të vërtetën.»c Kërkoji auditorit të komentojë rreth pjesës në faqen 8 të Shërbimi ynë i Mbretërisë, nëntor 2006. Inkurajoje auditorin të lexojë Kullën e Rojës të 1 janarit dhe Zgjohuni! të janarit. Kërkoju që javën e ardhshme t’i marrin këto revista me vete në mbledhje.
Java që fillon më 24 dhjetor
10 min.: Njoftime lokale. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet. Përmend ofertën e literaturës për muajin janar dhe të bëhet një demonstrim i përshtatshëm.
15 min.: Të përgatitemi për të prezantuar revistat e muajit. Diskutim me auditorin bazuar në Kullën e Rojës të 1 janarit dhe Zgjohuni! të janarit. Pasi të bëhet një rishikim i shkurtër i çdo numri, pyete auditorin se cili artikull mund të jetë më tërheqës për njerëzit në territorin tuaj dhe përse. Ftoje auditorin të japin sugjerime për disa nga artikujt që kanë menduar të prezantojnë. Çfarë pyetjeje mund të bëhet për të filluar një bisedë? Cili shkrim nga artikulli mund të lexohet pastaj? Si lidhet shkrimi me artikullin? Duke përdorur sugjerimet model nga Shërbimi ynë i Mbretërisë ose një prezantim të sugjeruar nga auditori, të demonstrohet se si mund të ofrohet secila prej revistave.
20 min.: «Vini synim të drejtoni një studim biblik.»d Intervisto një ose dy lajmëtarë që kohët e fundit kanë filluar një studim biblik. Si e filluat studimin? Si po ecën?
Java që fillon më 31 dhjetor
5 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin dhjetor.
15 min.: Forca motivuese e përkushtimit hyjnor. Fjalim inkurajues bazuar në Kullën e Rojës të 15 korrikut 2002, faqet 11, 12, paragrafët 7-13.
25 min.: «Atij që ju kërkon taksa, paguajini taksat.» Fjalim dhe diskutim me auditorin, bazuar në Kullën e Rojës të 15 marsit 1995, faqet 26-28. Ndërsa trajton nëntitullin «Pesë parime drejtuese», thekso dhe zbato shkrimet kryesore.
Java që fillon më 7 janar
Shënim: Informacioni në lidhje me kongresin krahinor nuk duhet shqyrtuar para javës që fillon më 7 janar. Kongregacionet nuk duhet ta bëjnë Mbledhjen e Shërbimit për javën që fillon më 7 janar para kësaj date, përveç rastit kur kanë vizitën e mbikëqyrësit qarkor. Nëse disponohet, lista e strehimeve të rekomanduara duhet të vendoset në tabelën e informacionit në fund të kësaj mbledhjeje. Në qoftë se Mbledhja e Shërbimit nuk bëhet atë javë sepse ka një asamble qarkore, mbikëqyrësit e studimeve të librit duhet të marrin një kopje të listës të strehimeve të rekomanduara dhe të njoftojnë vendin dhe datat e kongresit gjatë studimit të librit të asaj jave. Pjesëtarët e studimit të librit mund të shënojnë numrat telefonikë të hoteleve për të bërë rezervimin, por nuk duhet të bëjnë kopje të kësaj liste.
5 min.: Njoftime lokale.
15 min.: Nevoja lokale.
25 min.: «Kongresi Krahinor i Dëshmitarëve të Jehovait për vitin 2008.»e Të mbahet nga sekretari i kongregacionit. Para se të shqyrtosh shtojcën, lexo letrën e datës 15 dhjetor 2007, në të cilën tregohet ku është caktuar kongregacioni juaj për të ndjekur kongresin. Kur të shqyrtosh paragrafin 7 të shtojcës, nëse kongresi nuk mbahet në vendin tuaj dhe prandaj nevojitet të përdoren hotelet, lexo çdo pikë të pjesëve me titull «Udhëzime për strehimin» dhe «Hapa për të bërë rezervimin në hotel» që ndodhen në kutinë e faqes 4. Falënderoji dhe inkurajoji të gjithë që t’i bëjnë sa më shpejt përgatitjet e kongresit.
[Shënimet]
a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.
b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.
c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.
d Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.
e Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.