BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 10/07 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Nëntema
  • Java që fillon më 8 tetor
  • Java që fillon më 15 tetor
  • Java që fillon më 22 tetor
  • Java që fillon më 29 tetor
  • Java që fillon më 5 nëntor
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
km 10/07 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 8 tetor

Kënga 56

10 min.: Njoftime lokale. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8 ose prezantime të tjera që i përshtaten territorit tuaj, të demonstrohet se si të ofrohet revista Kulla e Rojës e 15 tetorit dhe Zgjohuni! e tetorit. Në secilin rast revistat duhet të ofrohen të dyja bashkë, edhe pse prezantohet vetëm njëra prej tyre.

20 min.: Qëndro pranë organizatës së Jehovait. Fjalim dhe diskutim me auditorin bazuar në kapitullin 17 të librit Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait.

15 min.: «Numri special i revistës Zgjohuni! të nëntorit.»a Shkurtimisht rishiko përmbajtjen e revistës Zgjohuni! të nëntorit. Pastaj vazhdoje pjesën me një diskutim pyetje-përgjigje. Kur të shqyrtoni paragrafin 3, të demonstrohet se si të ofrohet Zgjohuni! e nëntorit duke përdorur sugjerimin në faqen 8 ose ndonjë prezantim tjetër të përshtatshëm për territorin. Në fund të demonstrimit, të hidhet themeli për një vizitë tjetër.

Kënga 10

Java që fillon më 15 tetor

Kënga 67

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.

20 min.: A po jep fryt e vërteta tek ata që mëson? Fjalim dhe diskutim me auditorin bazuar në revistën Kulla e Rojës e 1 shkurtit 2005, faqet 28-30. Komento se si na ndihmojnë pyetjet e librit Çfarë mëson vërtet Bibla? që të kuptojmë se ç’ka në zemër studenti. Shqyrto disa shembuj, si: kapitulli 1, paragrafi 19; kapitulli 2, paragrafi 4; kapitulli 3, paragrafi 24; dhe kapitulli 4, paragrafi 18. Inkurajoji lajmëtarët që t’i përdorin sa më mirë veçoritë e këtij libri.

15 min.: A ju kujtohet? Diskutim me auditorin bazuar në Kullën e Rojës të 15 gushtit 2007, faqja 19.

Kënga 151

Java që fillon më 22 tetor

Kënga 175

10 min.: Njoftime lokale. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8 ose prezantime të tjera të përshtatshme për territorin tuaj, të demonstrohet se si të ofrohet Kulla e Rojës e 1 nëntorit dhe Zgjohuni! e nëntorit.

15 min.: Nevoja lokale.

20 min.: Vazhdoni të ecni si fëmijë të dritës. Fjalim dhe intervista. E kemi lënë pas errësirën e kësaj bote dhe kemi vendosur të udhëhiqemi nga drita e Jehovait. (Efes. 5:8, 9) Kjo ka ndihmuar të bëjmë një jetë më të mirë, një jetë domethënëse. (1 Tim. 4:8) Kjo dritë na jep edhe shpresë. (Rom. 15:4) Intervisto dy ose tre lajmëtarë që kanë hasur dhe kapërcyer pengesa të mëdha që të krijojnë dhe të mbajnë një marrëdhënie të fortë me Jehovain. Çfarë vështirësish hasën kur njohën të vërtetën? Si arritën t’i kapërcenin? Në ç’kuptim bëjnë një jetë më të mirë tani? Çfarë i ndihmon të qëndrojnë të palëkundur në të vërtetën? Në fund inkurajoji të gjithë të vazhdojnë ta forcojnë gjithnjë e më shumë marrëdhënien me Jehovain dhe të tregojnë vlerësim të madh për të vërtetën që na ka zbuluar Jehovai.​—2 Pjet. 1:5-8.

Kënga 23

Java që fillon më 29 tetor

Kënga 124

10 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin tetor. Përmend ofertën e literaturës për muajin nëntor dhe të demonstrohet një prezantim.

15 min.: Të vendosim synime frymore për t’i sjellë lavdi Krijuesit. Fjalim dhe diskutim me auditorin bazuar në Kullën e Rojës të 15 korrikut 2004, faqet 21-23. Ftoje auditorin të komentojë për synimet frymore që kanë vënë dhe për atë që po bëjnë për t’i arritur. Një ose dy komente mund të përgatiten që më përpara.

20 min.: «T’u japim shpresë të varfërve.»b Kur të shqyrtoni paragrafin 2, përfshi komente nga Zgjohuni! i 8 shtatorit 2003, faqet 26, 27.

Kënga 7

Java që fillon më 5 nëntor

Kënga 156

10 min.: Njoftime lokale.

15 min.: Si t’i mbroni fëmijët me anë të mençurisë hyjnore? Fjalim bazuar në Kullën e Rojës të 1 janarit 2005, faqet 23-27.

20 min.: «Të inkurajojmë njëri-tjetrin.»c Ftoje auditorin të bëjë komente specifike se si janë inkurajuar nga një mbikëqyrës udhëtues gjatë vizitës së tij në kongregacion. Një ose dy komente mund të përgatiten që më përpara.

Kënga 192

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo