Programi i Shkollës së Shërbimit Teokratik për vitin 2008
Udhëzime
Gjatë vitit 2008, Shkolla e Shërbimit Teokratik do të drejtohet në këtë mënyrë.
BURIMI I MATERIALIT: Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re [bi12], Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik [be], «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm» [si] dhe Të arsyetojmë nga Shkrimet [rs].
Shkolla duhet të fillojë NË KOHË me këngën, lutjen dhe me shprehjet që urojnë mirëseardhjen, e më pas do të vazhdojë siç tregohet më poshtë. Pas çdo pjese, mbikëqyrësi i shkollës do të prezantojë pjesën tjetër.
CILËSIA ORATORIKE: 5 minuta. Mbikëqyrësi i shkollës, ndihmësi i tij ose një plak tjetër i kualifikuar, do të trajtojë një cilësi oratorike duke u bazuar te libri Shkolla e Shërbimit. (Në kongregacionet me numër të kufizuar pleqsh, mund të përdoren shërbëtorë ndihmës të kualifikuar.)
FJALIMI NR. 1: 10 minuta. Duhet të trajtohet nga një plak ose një shërbëtor ndihmës i kualifikuar. Ky fjalim do të bazohet në librin Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik ose në librin «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm». Duhet të prezantohet si një fjalim udhëzimi që zgjat 10 minuta. Synimi i fjalimit nuk duhet të jetë vetëm trajtimi i materialit, por përqendrimi i vëmendjes në vlerën praktike të informacionit që po shqyrtohet, duke nxjerrë në pah atë që do të jetë më e dobishme për kongregacionin. Duhet të përdoret tema e shënuar. Nga vëllezërit të cilëve u caktohet ky fjalim, pritet që t’i përmbahen kohës së caktuar. Nëse është e nevojshme, mund t’u jepet këshillë privatisht.
PIKAT KRYESORE NGA LEXIMI I BIBLËS: 10 minuta. Në pesë minutat e para, një plak ose një shërbëtor ndihmës i kualifikuar duhet ta trajtojë materialin në një mënyrë që kongregacioni të nxjerrë dobi. Mund të komentojë për cilëndo pjesë nga leximi i Biblës i caktuar për atë javë. Nuk duhet të bëjë thjesht një përmbledhje të pjesës së caktuar për lexim. Synimi kryesor është të ndihmohet auditori që të kuptojë përse dhe si është i vlefshëm informacioni që trajtohet. Oratori duhet të ketë kujdes që të mos i kalojë pesë minutat që janë caktuar për pjesën e parë. Duhet të sigurohet që të lihen pesë minuta për komente nga auditori. Auditori duhet ftuar të bëjë komente të shkurtra (30 sekonda ose më pak) për pikat që kanë vlerësuar nga leximi i Biblës dhe për dobitë e tij. Pas kësaj, mbikëqyrësi i shkollës do t’i ftojë studentët të shkojnë në sallat ku janë caktuar të bëjnë fjalime.
FJALIMI NR. 2: 4 minuta ose më pak. Është një lexim që duhet bërë nga një vëlla. Studenti duhet ta lexojë pjesën e caktuar pa bërë ndonjë hyrje ose pjesë mbyllëse. Mbikëqyrësi i shkollës do të interesohet veçanërisht që t’i ndihmojë studentët të lexojnë me kuptueshmëri, rrjedhshmëri, theks të duhur logjik, intonacion, pauza të përshtatshme dhe me natyrshmëri.
FJALIMI NR. 3: 5 minuta. Do t’i caktohet një motre. Motrave që marrin këtë fjalim do t’u caktohet një rrethanë ose mund të zgjedhin një nga lista që gjendet në faqen 82 të librit Shkolla e Shërbimit. Studentja duhet të përdorë temën e caktuar dhe ta zbatojë atë për ndonjë aspekt të shërbimit që është real dhe praktik për territorin. Kur nuk jepet asnjë referim si burim materiali, studentes do t’i duhet të grumbullojë material për këtë pjesë duke bërë kërkime në botimet tona. Studenteve më të reja u duhen caktuar fjalime për të cilat janë dhënë referime. Mbikëqyrësi i shkollës do të interesohet veçanërisht për mënyrën se si e zhvillon studentja materialin dhe si e ndihmon të zonjën e shtëpisë që të arsyetojë nga Shkrimet e të kuptojë pikat kyçe të prezantimit. Mbikëqyrësi i shkollës do të caktojë një ndihmëse.
FJALIMI NR. 4: 5 minuta. Studenti duhet të zhvillojë temën e caktuar. Kur nuk jepen referime si burim materiali, studentit do t’i duhet të grumbullojë material për këtë pjesë duke bërë kërkime në botimet tona. Kur i caktohet një vëllai, kjo pjesë duhet të mbahet si një fjalim, duke pasur në mendje auditorin në Sallën e Mbretërisë. Kur i caktohet një motre, pjesa duhet paraqitur gjithmonë siç përshkruhet për fjalimin nr. 3. Mbikëqyrësi i shkollës mund t’ia caktojë një vëllai fjalimin nr. 4 sa herë e sheh të përshtatshme. Ju lutemi, kini parasysh se temat që kanë nga një yllth duhet t’u caktohen vetëm vëllezërve. Nëse në kongregacionin tuaj ka mjaft pleq dhe shërbëtorë ndihmës për të mbajtur pjesët në Shkollën e Shërbimit Teokratik dhe në Mbledhjen e Shërbimit, atëherë do të ishte mirë që sa herë të jetë e mundur, temat me yllth t’i caktohen një plaku ose një shërbëtori ndihmës.
KËSHILLA: 1 minutë. Mbikëqyrësi i shkollës nuk do ta njoftojë që më parë cilësinë oratorike ku po stërvitet studenti. Pas fjalimit nr. 2, nr. 3 dhe nr. 4, mbikëqyrësi i shkollës do të bëjë komente pozitive për një aspekt të fjalimit që ishte për t’u lavdëruar. Synimi i tij nuk është thjesht të thotë «të lumtë», por të përmendë një aspekt të fjalimit dhe të tregojë në mënyrë specifike përse ishte i efektshëm. Sipas nevojës së çdo studenti, mund të jepen privatisht këshilla të tjera ndërtuese, pas mbledhjes ose në ndonjë moment tjetër.
KOHËMATJA: Në asnjë fjalim nuk duhet të kalohet koha e caktuar, as në këshillat që jep mbikëqyrësi i shkollës. Fjalimet nr. 2 deri 4 duhen ndërprerë me takt kur të mbarojë koha e caktuar. Nëse vëllezërit që trajtojnë fjalimin hapës për cilësinë oratorike, fjalimin nr. 1 ose pikat kryesore nga leximi i Biblës e kalojnë kohën, atyre u duhet dhënë këshillë privatisht. Të gjithë duhet të tregojnë kujdes me kohëmatjen. I gjithë programi zgjat 45 minuta, pa këngën dhe lutjen.
FLETA E KËSHILLAVE: Në libër.
NDIHMËSI: Trupi i pleqve mund të zgjedhë një plak të kualifikuar, nëse ka të tjerë përveç mbikëqyrësit të shkollës, që të kryejë caktimin si këshillues ndihmës. Nëse në kongregacion ka disa pleq, çdo vit mund të caktohet një tjetër plak i kualifikuar për këtë caktim. Përgjegjësia e ndihmësit do të jetë që t’u japë këshillë private, nëse është e nevojshme, vëllezërve që mbajnë fjalimin nr. 1 dhe pikat kryesore nga Bibla. Nuk është e nevojshme që ai të japë këshilla pas çdonjërit prej këtyre fjalimeve të mbajtura nga pleqtë e tjerë ose shërbëtorët ndihmës.
RISHIKIMI I SHKOLLËS SË SHËRBIMIT TEOKRATIK: 30 minuta. Çdo dy muaj, mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim të shkollës. Rishikimi do të bëhet pas trajtimit të cilësisë oratorike dhe pas prezantimit të pikave kryesore nga leximi i Biblës në mënyrën e treguar më lart. Rishikimi do të bazohet në materialin që është trajtuar në shkollë gjatë dy muajve të fundit, duke përfshirë edhe vetë javën e rishikimit. Në qoftë se javën e Rishikimit të Shkollës së Shërbimit Teokratik, kongregacioni juaj ka asamblenë qarkore, atëherë rishikimi (si edhe pjesa tjetër e programit të asaj jave) duhet shtyrë një javë, ndërsa programi i javës që vjen më pas, duhet përdorur një javë më parë. Nëse javën e rishikimit kongregacioni ka vizitën e mbikëqyrësit qarkor, atëherë kënga, cilësia oratorike dhe pikat kryesore nga leximi i Biblës duhen paraqitur sipas programit. Fjalimi i udhëzimit (që mbahet pas cilësisë oratorike) duhet marrë nga programi i javës vijuese. Në Shkollën e Shërbimit Teokratik për javën vijuese do të zhvillohet cilësia oratorike dhe pikat kryesore nga leximi i Biblës, sipas programit të javës, e pastaj rishikimi i shkollës.
PROGRAMI
7 jan. Leximi i Biblës: Mateu 1-6 Kënga 62
Cilësia oratorike: Jep shpjegimet e nevojshme (be f. 228 ¶2, 3)
Nr. 1: Hyrje për librin e Mateut (si f. 175-177 ¶1-10)
Nr. 2: Mateu 5:1-20
Nr. 3: Pse vdesin njerëzit? (rs f. 425-427 ¶2)
Nr. 4: Mënyra në të cilat na ndihmon Fryma e Shenjtë e Perëndisë
14 jan. Leximi i Biblës: Mateu 7-11 Kënga 224
Cilësia oratorike: Si përfshihet zemra? (be f. 228 ¶4–f. 229 ¶1)
Nr. 1: Gjej kënaqësi në fjalën e Perëndisë (be f. 9 ¶1-5)
Nr. 2: Mateu 10:1-23
Nr. 3: Çfarë shpërblimesh sjell ndershmëria?
Nr. 4: Ku janë të vdekurit dhe cila është gjendja e tyre? (rs f. 427 ¶3–f. 429 ¶2)
21 jan. Leximi i Biblës: Mateu 12-15 Kënga 133
Cilësia oratorike: Informativ për auditorin (be f. 230 ¶1-6)
Nr. 1: Lexoje Biblën çdo ditë (be f. 10 ¶1–f. 12 ¶4)
Nr. 2: Mateu 14:1-22
Nr. 3: Përse Dëshmitarët e Jehovait nuk i ndjekin zakonet tradicionale të mbajtjes zi? (rs f. 429 ¶3–f. 430 ¶6)
Nr. 4: Çfarë është antikrishti ose kush është ai?
28 jan. Leximi i Biblës: Mateu 16-21 Kënga 176
Cilësia oratorike: Bëje informativ fjalimin me anë të kërkimeve (be f. 231 ¶1-3)
Nr. 1: ‘Kushtoji vëmendje mënyrës se si dëgjon’ (be f. 13 ¶1–f. 14 ¶4)
Nr. 2: Mateu 17:1-20
Nr. 3: Si t’u përgjigjemi pikëpamjeve të gabuara për vdekjen? (rs f. 431 ¶1-3)
Nr. 4: Çfarë konsiderojnë të shenjtë të krishterët?
4 shkurt Leximi i Biblës: Mateu 22-25 Kënga 151
Cilësia oratorike: Shpjegoji Shkrimet (be f. 231 ¶4, 5)
Nr. 1: Dëgjo në mbledhje dhe asamble (be f. 15 ¶1–f. 16 ¶5)
Nr. 2: Mateu 23:1-24
Nr. 3: Jeta e përhershme nuk do të jetë e mërzitshme
Nr. 4: Ëndrrat: Cilat vijnë nga Perëndia dhe cilat jo? (rs f. 105-106 ¶7)
11 shkurt Leximi i Biblës: Mateu 26-28 Kënga 110
Cilësia oratorike: Shpjego domethënien e termave (be f. 232 ¶1)
Nr. 1: Mateu: Përse është i dobishëm? (si f. 180, 181 ¶29-33)
Nr. 2: Mateu 27:1-22
Nr. 3: Pse të besosh te Perëndia do të thotë më shumë sesa thjesht të besosh se ai ekziston
Nr. 4: Ç’lloj droge është e ndaluar për të krishterët? (rs f. 91, 92)
18 shkurt Leximi i Biblës: Marku 1-4 Kënga 167
Cilësia oratorike: Arsyeto rreth shkrimeve (be f. 232 ¶2-4)
Nr. 1: Hyrje për librin e Markut (si f. 181-183 ¶1-11)
Nr. 2: Marku 2:1-17
Nr. 3: Pse nuk pinë marihuana të krishterët? (rs f. 93 ¶1–f. 94 ¶1)
Nr. 4: Si e përforcon dashuria guximin?
25 shkurt Leximi i Biblës: Marku 5-8 Kënga 72
Cilësia oratorike: Zgjidh informacion që të jetë në dobinë e auditorit (be f. 233 ¶1-5)
Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
3 mars Leximi i Biblës: Marku 9-12 Kënga 195
Cilësia oratorike: Përdorimi i materialit të caktuar (be f. 234 ¶1–f. 235 ¶3)
Nr. 1: Mund ta përmirësosh kujtesën (be f. 17 ¶1–f. 19 ¶1)
Nr. 2: Marku 11:1-18
Nr. 3: Pse Perëndia nuk mund të gënjejë?
Nr. 4: Pse të krishterët nuk pinë duhan? (rs f. 94 ¶2–f. 96 ¶1)
10 mars Leximi i Biblës: Marku 13-16 Kënga 87
Cilësia oratorike: Përdorimi i efektshëm i pyetjeve (be f. 236 ¶1-5)
Nr. 1: Marku: Përse është i dobishëm? (si f. 186 ¶31-33)
Nr. 2: Marku 14:1-21
Nr. 3: Si mund t’i mposhtim veset? (rs f. 96 ¶2–f. 97 ¶1)
Nr. 4: Pse «zemërimi i njeriut nuk sjell drejtësinë e Perëndisë»? (Jak. 1:20)
17 mars Leximi i Biblës: Luka 1-3 Kënga 13
Cilësia oratorike: Pyetje për të paraqitur mendime të rëndësishme (be f. 237 ¶1, 2)
Nr. 1: Hyrje për librin e Lukës (si f. 187, 188 ¶1-9)
Nr. 2: Luka 1:1-23
Nr. 3: Pse «besimi pa vepra është i pafrytshëm»? (Jak. 2:20)
Nr. 4: Kombet nuk do ta pengojnë qëllimin e Perëndisë për tokën (rs f. 392-393 ¶2)
24 mars Leximi i Biblës: Luka 4-6 Kënga 156
Cilësia oratorike: Pyetje për të arsyetuar rreth një argumenti (be f. 237 ¶3–f. 238 ¶2)
Nr. 1: Roli i frymës së Perëndisë për të na kujtuar gjërat (be f. 19 ¶2–f. 20 ¶3)
Nr. 2: Luka 4:1-21
Nr. 3: A do ta shkatërrojë Perëndia tokën me zjarr? (rs f. 393 ¶3–f. 395 ¶1)
Nr. 4: Në ç’mënyrë frika nga Perëndia nuk na lë të mëkatojmë?
31 mars Leximi i Biblës: Luka 7-9 Kënga 122
Cilësia oratorike: Pyetje për të nxjerrë ndjenjat më të thella të një personi (be f. 238 ¶3-5)
Nr. 1: Përse t’i kushtohesh leximit? (be f. 21 ¶1–f. 23 ¶3)
Nr. 2: Luka 7:1-17
Nr. 3: Provë që Perëndia na do dhe do që të jemi të lumtur
Nr. 4: Të mirosurit nuk do të rikthehen në tokë pasi të jenë shkatërruar të ligjtë (rs f. 395 ¶2, 3)
7 prill Leximi i Biblës: Luka 10-12 Kënga 68
Cilësia oratorike: Pyetje për të dhënë më shumë emfazë (be f. 238 ¶6–f. 239 ¶1)
Nr. 1: Si t’i kushtohesh leximit? (be f. 23 ¶4–f. 26 ¶5)
Nr. 2: Luka 11:37-54
Nr. 3: A ka ndryshuar qëllimi i Perëndisë për tokën? (rs f. 396)
Nr. 4: Si duhet ta kuptojmë Zbulesën 17:17?
14 prill Leximi i Biblës: Luka 13-17 Kënga 86
Cilësia oratorike: Pyetje për të treguar që një mënyrë të menduari është e gabuar (be f. 239 ¶2-4)
Nr. 1: Si të studiosh? (be f. 27 ¶1–f. 31 ¶2)
Nr. 2: Luka 16:1-15
Nr. 3: Çfarë mësojmë nga ligji i Perëndisë për kallëzat e mbetura? (Lev. 19:9, 10)
Nr. 4: Si mund t’i inkurajojmë të sëmurët? (rs f. 172-173 ¶2)
21 prill Leximi i Biblës: Luka 18-21 Kënga 182
Cilësia oratorike: Krahasime dhe metafora që mësojnë (be f. 240 ¶1–f. 241 ¶1)
Nr. 1: Luka: Përse është i dobishëm? (si f. 192, 193 ¶30-35)
Nr. 2: Luka 18:1-17
Nr. 3: Si mund t’i inkurajojmë ata që janë në zi? (rs f. 173 ¶3-7)
Nr. 4: Ç’do të thotë ‘të vazhdojmë pa murmuritje’? (Filip. 2:14)
28 prill Leximi i Biblës: Luka 22-24 Kënga 218
Cilësia oratorike: Përdor shembuj (be f. 241 ¶2-4)
Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
5 maj Leximi i Biblës: Gjoni 1-4 Kënga 31
Cilësia oratorike: Shembuj nga Shkrimet (be f. 242 ¶1-2)
Nr. 1: Hyrje për librin e Gjonit (si f. 193-195 ¶1-9)
Nr. 2: Gjoni 3:1-21
Nr. 3: Ç’mësojmë nga fakti që Davidi nuk donte ta vriste mbretin Saul?
Nr. 4: Inkurajim për ata që përndiqen ngaqë bëjnë vullnetin e Perëndisë (rs f. 173 ¶8–f. 174 ¶5)
12 maj Leximi i Biblës: Gjoni 5-7 Kënga 150
Cilësia oratorike: A do të kuptohet? (be f. 242 ¶3–f. 243 ¶1)
Nr. 1: Studimi është shpërblyes (be f. 31 ¶3–f. 32 ¶3)
Nr. 2: Gjoni 6:1-21
Nr. 3: Ç’mësojmë nga tregimi i Ananisë dhe Safirës?
Nr. 4: Si mund t’i inkurajojmë ata që janë shkurajuar për shkak të padrejtësive? (rs f. 174 ¶6–f. 175 ¶2)
19 maj Leximi i Biblës: Gjoni 8-11 Kënga 102
Cilësia oratorike: Ilustrime të nxjerra nga rrethana të njohura (be f. 244 ¶1, 2)
Nr. 1: Si të bësh kërkime duke përdorur Biblën? (be f. 33 ¶1–f. 35 ¶2)
Nr. 2: Gjoni 11:38-57
Nr. 3: Çfarë i inkurajon ata që vuajnë nga problemet ekonomike? (rs f. 175 ¶3-7)
Nr. 4: Pse u dha urdhërimi i dhjetë ndërkohë që mund të mos shihet nësë dikush e zbaton apo jo?
26 maj Leximi i Biblës: Gjoni 12-16 Kënga 3
Cilësia oratorike: Ilustrime të përshtatshme për auditorin (be f. 244 ¶3–f. 245 ¶4)
Nr. 1: Mëso të përdorësh mjete të tjera për kërkime (be f. 35 ¶3–f. 38 ¶4)
Nr. 2: Gjoni 12:1-19
Nr. 3: Inkurajim për ata që janë shkurajuar nga të metat e tyre (rs f. 175 ¶8–f. 176 ¶3)
Nr. 4: Si ia hedhim barrën Jehovait? (Psal. 55:22)
2 qersh. Leximi i Biblës: Gjonit 17-21 Kënga 198
Cilësia oratorike: Përdorimi i efektshëm i mjeteve ndihmëse pamore (be f. 247 ¶1-2)
Nr. 1: Gjoni: Përse është i dobishëm? (si f. 198, 199 ¶30-35)
Nr. 2: Gjoni 21:1-14
Nr. 3: Pse të besojmë te një Perëndi që nuk arrijmë ta shohim?
Nr. 4: Evolucioni—Një dilemë shkencore (rs f. 97-99 ¶1)
9 qersh. Leximi i Biblës: Veprat 1-4 Kënga 92
Cilësia oratorike: Si i përdori Jezui mjetet ndihmëse pamore? (be f. 247 ¶3)
Nr. 1: Hyrje për librin e Veprave (si f. 199, 200 ¶1-8)
Nr. 2: Veprat 1:1-14
Nr. 3: Evolucioni, dokumentimet fosile dhe arsyetueshmëria (rs f. 99 ¶2–f. 102 ¶2)
Nr. 4: Çfarë do të thotë ‘të flasim me lirshmëri’? (Hebr. 3:6)
16 qersh. Leximi i Biblës: Veprat 5-7 Kënga 2
Cilësia oratorike: Si t’i përdorësh mjetet ndihmëse pamore? (be f. 248 ¶1-3)
Nr. 1: Si të bësh një skemë? (be f. 39-42)
Nr. 2: Veprat 5:1-16
Nr. 3: Si t’u përgjigjemi atyre që besojnë te evolucioni? (rs f. 102 ¶3–f. 104 ¶3)
Nr. 4: Pse frika nga Jehovai është hapi i parë drejt mençurisë? (Psal. 111:10)
23 qersh. Leximi i Biblës: Veprat 8-10 Kënga 116
Cilësia oratorike: Përdor hartat, programin e asambleve dhe videot (be f. 248 ¶4–f. 249 ¶2)
Nr. 1: Përgatitja e fjalimeve të stërvitjes për shkollën (be f. 43 ¶1–f. 44 ¶3)
Nr. 2: Veprat 8:1-17
Nr. 3: Si «do ta çlirojë të varfrin» Jezui? (Psal. 72:12)
Nr. 4: Pse shumë njerëz sot nuk kanë besim? (rs f. 48-50 ¶1)
30 qersh. Leximi i Biblës: Veprat 11-14 Kënga 79
Cilësia oratorike: Përdorimi i mjeteve ndihmëse pamore për grupe më të mëdha (be f. 249 ¶3–f. 250 ¶1)
Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
7 korr. Leximi i Biblës: Veprat 15-17 Kënga 203
Cilësia oratorike: Pse është e rëndësishme arsyetueshmëria? (be f. 251 ¶1-3)
Nr. 1: Si të punosh me një argument dhe një rrethanë (be f. 44 ¶4–f. 46 ¶3)
Nr. 2: Veprat 16:1-15
Nr. 3: Arsyet pse i shërbejmë Jehovait pa frikë
Nr. 4: Si mund të arrijë të ketë besim një individ? (rs f. 50 ¶2-5)
14 korr. Leximi i Biblës: Veprat 18-21 Kënga 32
Cilësia oratorike: Nga t’ia fillojmë? (be f. 251 ¶4–f. 252 ¶3)
Nr. 1: Përgatitja e fjalimeve për kongregacionin (be f. 47 ¶1–f. 49 ¶2)
Nr. 2: Veprat 20:1-16
Nr. 3: Besim se do të ketë një sistem të ri e të drejtë dhe që mbështetet me vepra (rs f. 50 ¶7–f. 51 ¶ 4)
Nr. 4: Çfarë mund të mësojmë nga urdhërimi te Dalja 23:19b?
21 korr. Leximi i Biblës: Veprat 22-25 Kënga 200
Cilësia oratorike: Kur të hapësh rrugë? (be f. 252 ¶4–f. 253 ¶2)
Nr. 1: Përgatitja për pjesët në Mbledhjen e Shërbimit dhe për fjalimet e tjera (be f. 49 ¶3–f. 51 ¶3)
Nr. 2: Veprat 22:1-16
Nr. 3: Në ç’mënyrë e përmbushin Dëshmitarët e Jehovait shkrimin te Gjoni 13:34, 35?
Nr. 4: Si mund t’i dallojmë profetët e rremë? (rs f. 296-297 ¶4)
28 korr. Leximi i Biblës: Veprat 26-28 Kënga 29
Cilësia oratorike: Bëj pyetje dhe jep arsye (be f. 253 ¶3–f. 254 ¶2)
Nr. 1: Veprat: Përse është i dobishëm? (si f. 204, 205 ¶32-40)
Nr. 2: Veprat 26:1-18
Nr. 3: Profetët e vërtetë nuk e kuptonin gjithmonë se si dhe kur do të ndodhnin gjërat e parashikuara (rs f. 297 ¶5–f. 298 ¶2)
Nr. 4: Pse tregohet i durueshëm Jehovai?
4 gusht Leximi i Biblës: Romakëve 1-4 Kënga 170
Cilësia oratorike: Argumente bindëse, të bazuara fortësisht në Fjalën e Perëndisë (be f. 255 ¶1–f. 256 ¶2)
Nr. 1: Hyrje për librin e Romakëve (si f. 205, 206 ¶1-7)
Nr. 2: Romakëve 3:1-20
Nr. 3: Si i mbrojnë dhe i forcojnë engjëjt shërbëtorët e Perëndisë?
Nr. 4: Dëshmitarët e Jehovait përkrahin fenë e vërtetë (rs f. 298 ¶3, 4)
11 gusht Leximi i Biblës: Romakëve 5-8 Kënga 207
Cilësia oratorike: Argumente të mbështetura nga dëshmi plotësuese (be f. 256 ¶3-5)
Nr. 1: Përgatitja e fjalimeve publike (be f. 52 ¶1–f. 54 ¶1)
Nr. 2: Romakëve 6:1-20
Nr. 3: Dëshmitarët e Jehovait dallohen nga frytet (rs f. 299 ¶1–f. 300 ¶2)
Nr. 4: Si mund të jetë drejtësia një mbrojtje për ne?
18 gusht Leximi i Biblës: Romakëve 9-12 Kënga 152
Cilësia oratorike: Paraqit dëshmi të mjaftueshme (be f. 257 ¶1-4)
Nr. 1: Romakëve: Përse është i dobishëm (si f. 208, 209 ¶20-25)
Nr. 2: Romakëve 9:1-18
Nr. 3: Cilat janë pasojat e thashethemeve dhe të përhapjes së tyre?
Nr. 4: Si t’u përgjigjemi atyre që na quajnë profetë të rremë? (rs f. 300 ¶3–f. 301 ¶2)
25 gusht Leximi i Biblës: Romakëve 13-16 Kënga 16
Cilësia oratorike: Përpiqu të prekësh zemrën (be f. 258 ¶1–f. 259 ¶1)
Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
1 shtat. Leximi i Biblës: 1 Korintasve 1-9 Kënga 199
Cilësia oratorike: Ndihmoji njerëzit të shprehen (be f. 259 ¶2-4)
Nr. 1: Hyrje për librin e 1 Korintasve (si f. 210, 211 ¶1-7)
Nr. 2: 1 Korintasve 4:1-17
Nr. 3: A ia paracakton Perëndia secilit se kur do të vdesë? (rs f. 107 ¶1-3)
Nr. 4: A është pasuria shenjë e bekimit të Perëndisë?
8 shtat. Leximi i Biblës: 1 Korintasve 10-16 Kënga 35
Cilësia oratorike: Nxit ndjenja pozitive (be f. 259 ¶5–f. 260 ¶1)
Nr. 1: 1 Korintasve: Përse është i dobishëm? (si f. 213, 214 ¶23-26)
Nr. 2: 1 Korintasve 13:1–14:6
Nr. 3: Pse janë të lumtur zbatuesit e Fjalës?
Nr. 4: Jo çdo gjë që ndodh është vullneti i Perëndisë (rs f. 108 ¶1–f. 109 ¶3)
15 shtat. Leximi i Biblës: 2 Korintasve 1-7 Kënga 58
Cilësia oratorike: Ndihmoji të tjerët që të kultivojnë frikën ndaj Perëndisë (be f. 260 ¶2, 3)
Nr. 1: Hyrje për librin e 2 Korintasve (si f. 214 ¶1-4)
Nr. 2: 2 Korintasve 1:1-14
Nr. 3: Perëndia nuk di dhe nuk paracakton çdo gjë që më përpara (rs f. 109 ¶4-6)
Nr. 4: Pse gëzojnë të krishterët e vërtetë kur përndiqen?
22 shtat. Leximi i Biblës: 2 Korintasve 8-13 Kënga 12
Cilësia oratorike: Sjellja jonë ka rëndësi për Perëndinë (be f. 260 ¶4–f. 261 ¶1)
Nr. 1: 2 Korintasve: Përse është i dobishëm? (si f. 216, 217 ¶18-20)
Nr. 2: 2 Korintasve 9:1-15
Nr. 3: Pse nuk janë pjesë e botës të krishterët e vërtetë?
Nr. 4: Aftësia e Perëndisë për të ditur dhe për të paracaktuar ngjarjet (rs f. 110 ¶1-4)
29 shtat. Leximi i Biblës: Galatasve 1-6 Kënga 163
Cilësia oratorike: Ndihmoji të tjerët që të bëjnë vetëshqyrtim (be f. 261 ¶2-4)
Nr. 1: Hyrje për librin e Galatasve dhe përse është i dobishëm (si f. 217-220 ¶1-6, 14-18)
Nr. 2: Galatasve 1:1-17
Nr. 3: Pse nuk e përdori aftësinë e tij për t’i ditur më parë gjërat në lidhje me Adamin? (rs f. 111 ¶1-3)
Nr. 4: Si mund ta mposhtë dashuria frikën nga njeriu?
6 tet. Leximi i Biblës: Efesianëve 1-6 Kënga 99
Cilësia oratorike: Nxit bindjen me gjithë zemër (be f. 262 ¶1-4)
Nr. 1: Hyrje për librin e Efesianëve dhe përse është i dobishëm (si f. 220-223 ¶1-8, 16-19)
Nr. 2: Efesianëve 3:1-19
Nr. 3: Të kërkosh falje nuk është shenjë dobësie
Nr. 4: Perëndia nuk ua kishte paracaktuar fatin Jakobit, Esaut ose Judës (rs f. 111 ¶4–f. 112 ¶2)
13 tet. Leximi i Biblës: Filipianëve 1–Kolosianëve 4 Kënga 123
Cilësia oratorike: Bashkëpuno me Jehovain për t’u prekur zemrën njerëzve (be f. 262 ¶5)
Nr. 1: Hyrje për librin e Filipianëve dhe përse është i dobishëm (si f. 223-225 ¶1-7, 12-14)
Nr. 2: Filipianëve 3:1-16
Nr. 3: Në ç’kuptim është paracaktuar kongregacioni i krishterë? (rs f. 112 ¶3–f. 113 ¶1)
Nr. 4: a Kolosianëve: Përse është i dobishëm? (si f. 228 ¶12-14)
20 tet. Leximi i Biblës: 1 Selanikasve 1–2 Selanikasve 3 Kënga 161
Cilësia oratorike: Si të qëndrosh brenda kohës së caktuar? (be f. 263 ¶1–f. 264 ¶4)
Nr. 1: Hyrje për librat e 1 dhe 2 Selanikasve dhe përse janë të dobishëm (si f. 229-231 ¶1-5, 13-15; f. 232, 233 ¶1-4, 10, 11)
Nr. 2: 1 Selanikasve 1:1–2:8
Nr. 3: Çfarë mendon Perëndia për astrologjinë? (rs f. 113 ¶2–f. 114 ¶2)
Nr. 4: b 1 dhe 2 Timoteut: Përse janë të dobishëm? (si f. 236, 237 ¶15-19; f. 238, 239 ¶10-12)
27 tet. Leximi i Biblës: 1 Timoteut 1–2 Timoteut 4 Kënga 69
Cilësia oratorike: Nxitja e efektshme (be f. 265 ¶1–f. 266 ¶1)
Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
3 nënt. Leximi i Biblës: Titit 1–Filemonit Kënga 149
Cilësia oratorike: Nxit në bazë të dashurisë (be f. 266 ¶2-5)
Nr. 1: Hyrje për librin e Titit dhe përse është i dobishëm (si f. 239-241 ¶1-4, 8-10)
Nr. 2: Titit 1:1-16
Nr. 3: A ka arsye të vlefshme për të besuar te Perëndia? (rs f. 279 1-8)
Nr. 4: c Filemonit: Përse është i dobishëm? (si f. 242, 243 ¶7-10)
10 nënt. Leximi i Biblës: Hebrenjve 1-8 Kënga 144
Cilësia oratorike: Nxit duke u bazuar plotësisht te Shkrimet (be f. 267 ¶1, 2)
Nr. 1: Hyrje për librin e Hebrenjve (si f. 243, 244 ¶1-9)
Nr. 2: Hebrenjve 3:1-19
Nr. 3: Ligësia dhe vuajtjet nuk provojnë se nuk ka Perëndi (rs f. 280 ¶1-3)
Nr. 4: Ndryshimi midis përulësisë së vërtetë dhe asaj të shtirur
17 nënt. Leximi i Biblës: Hebrenjve 9-13 Kënga 28
Cilësia oratorike: Me çiltërsi fjale (be f. 267 ¶3, 4)
Nr. 1: Hebrenjve: Përse i dobishëm? (si f. 247 ¶23-27)
Nr. 2: Hebrenjve 10:1-17
Nr. 3: Perëndia është një person real dhe me ndjenja (rs f. 281 ¶1-7)
Nr. 4: Si e forcon falja unitetin?
24 nënt. Leximi i Biblës: Jakovi 1-5 Kënga 88
Cilësia oratorike: Pse është e rëndësishme t’u japim zemër të tjerëve? (be f. 268 ¶1-3)
Nr. 1: Hyrje për librin e Jakovit dhe përse është i dobishëm (si f. 248-250 ¶1-7, 15-17)
Nr. 2: Jakovi 1:1-21
Nr. 3: Perëndia nuk ka pasur një fillim (rs f. 281 ¶8–f. 282 ¶2)
Nr. 4: Në ç’mënyrë «mëshira lartësohet ngadhënjimtare mbi gjykimin»? (Jak. 2:13)
1 dhjet. Leximi i Biblës: 1 Pjetrit 1–2 Pjetrit 3 Kënga 18
Cilësia oratorike: Kujtoji auditorit atë që ka bërë Jehovai (be f. 268 ¶4–f. 269 ¶2)
Nr. 1: Hyrje për librin e 1 Pjetrit dhe përse është i dobishëm (si f. 251-253 ¶1-5, 11-13)
Nr. 2: 1 Pjetrit 2:1-17
Nr. 3: Është e rëndësishme të përdorim emrin e Perëndisë që të shpëtojmë (rs f. 282 ¶3-6)
Nr. 4: d 2 Pjetrit: Përse është i dobishëm? (si f. 255 ¶8-10)
8 dhjet. Leximi i Biblës: 1 Gjonit 1–Juda Kënga 50
Cilësia oratorike: Trego si e ka ndihmuar Jehovai popullin e tij (be f. 269 ¶3-5)
Nr. 1: Hyrje për librat e 1, 2 dhe 3 Gjonit dhe përse janë të dobishëm (si f. 256-258 ¶1-5, 11-13; f. 259 ¶1-3, 5; f. 260, 261 ¶1-3, 5)
Nr. 2: 1 Gjonit 4:1-16
Nr. 3: A miraton çdo fe Perëndia? (rs f. 283 ¶1-4)
Nr. 4: e Juda: Përse është i dobishëm? (si f. 262, 263 ¶8-10)
15 dhjet. Leximi i Biblës: Zbulesa 1-6 Kënga 219
Cilësia oratorike: Tregohu i kënaqur për atë që po bën tani Perëndia (be f. 270 ¶1–f. 271 ¶2)
Nr. 1: Hyrje për librin e Zbulesës (si f. 263, 264 ¶1-6)
Nr. 2: Zbulesa 3:1-13
Nr. 3: Ç’lloj ‘Perëndie’ është Jezui? (rs f. 283 ¶5, 6)
Nr. 4: Pse durimi dhe mëshira kanë kufi?
22 dhjet. Leximi i Biblës: Zbulesa 7-14 Kënga 21
Cilësia oratorike: Nxirr plotësisht dobi nga Shkolla e Shërbimit Teokratik (be f. 5 ¶1–f. 8 ¶1)
Nr. 1: Zbulesa: Përse është i dobishëm? (si f. 268, 269 ¶28-34)
Nr. 2: Zbulesa 8:1-13
Nr. 3: Si të përgjigjemi kur njerëzit nuk besojnë në ekzistencën e Perëndisë? (rs f. 284 ¶1–f. 285 ¶1)
Nr. 4: Çfarë do të thotë shprehja «Perëndia është më i madh se zemra jonë»? (1 Gjonit 3:20)
29 dhjet. Leximi i Biblës: Zbulesa 15-22 Kënga 60
Cilësia oratorike: Leximi i saktë (be f. 83 ¶1–f. 84 ¶ 1)
Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
[Shënimet]
a T’u caktohet vetëm vëllezërve, mundësisht pleqve ose shërbëtorëve ndihmës.
b T’u caktohet vetëm vëllezërve, mundësisht pleqve ose shërbëtorëve ndihmës.
c T’u caktohet vetëm vëllezërve, mundësisht pleqve ose shërbëtorëve ndihmës.
d T’u caktohet vetëm vëllezërve, mundësisht pleqve ose shërbëtorëve ndihmës.
e T’u caktohet vetëm vëllezërve, mundësisht pleqve ose shërbëtorëve ndihmës.