Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në gusht: libri Të adhurojmë të vetmin Perëndi të vërtetë. Nëse fillohet një studim biblik, këshillohet që përpara librit Të adhurojmë Perëndinë, të studiohet libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Shtator: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Bëni përpjekje të veçanta për të filluar studime biblike që në vizitën e parë. Nëse i zoti i shtëpisë e ka tashmë këtë botim, tregojini se si mund të përfitojë nga ky libër duke i demonstruar shkurtimisht se si bëhet një studim biblik. Tetor: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Nëse tregohet interes, ofroni fletushkën A dëshiron të dish më shumë për Biblën? me synimin për të filluar një studim biblik. Nëntor: libri Të mësojmë nga Mësuesi i Madh. Nëse personi thotë që nuk ka fëmijë, ofroni broshurën Qëndroni vigjilentë!
◼ Meqenëse shtatori është me pesë fundjavë të plota, do të ishte një muaj i shkëlqyer për të shërbyer si pionierë ndihmës.
◼ Kur të bëjnë kërkesën e ardhshme për literaturë, kongregacionet duhet të bëjnë kërkesën për Kalendarin e Dëshmitarëve të Jehovait 2008, për broshurën Të shqyrtojmë shkrimet çdo ditë 2008 dhe për Librin vjetor të Dëshmitarëve të Jehovait 2008. Në të përmuajshmen «Njoftim për të gjitha kongregacionet» do të gjeni një listë të gjuhëve në të cilat disponohen këto botime.
◼ U kujtojmë pleqve të ndjekin udhëzimet e dhëna në Kullën e Rojës, 15 prill 1991, faqet 21-23 (anglisht), në lidhje me ndonjë të përjashtuar ose të vetëpërjashtuar që mund të rivendoset.