Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 27 gusht 2007. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 30 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 2 korrik deri më 27 gusht 2007.
CILËSITË ORATORIKE
1. Si të tregojmë respekt për të tjerët në shërbim dhe në kongregacion? [be f. 192 par. 2-4]
2. Çfarë nevojitet nëse duam të tregojmë bindje kur flasim? [be f. 196 par. 1-3]
3. Cilat sugjerime do të na ndihmojnë të tregojmë takt kur u dëshmojmë të tjerëve? [be f. 198 par. 1-f. 199 par. 1]
4. Si tregojmë takt kur përcaktojmë kohën e duhur për t’i thënë gjërat ndërsa u dëshmojmë të tjerëve? (Prov. 25:11) [be f. 199 par. 2-4]
5. Çfarë mund të na ndihmojë t’i paraqitim fjalimet me një ton pozitiv? [be f. 203 par. 3–f. 204 par. 1]
FJALIMI NR. 1
6. Ç’mund të themi për autorësinë e Ezekielit, dhe përse libri i Ezekielit konsiderohet pjesë e kanunit biblik dhe autentik? [bsi07 f. 6 par. 3]
7. Cila cilësi është e domosdoshme për të duruar padrejtësinë? [w05 1/6 f. 29 par. 4]
8. Ç’mësojmë nga përgjigjja që u dha Jezui saducenjve, të cilët e pyetën për ringjalljen? (Luka 20:37, 38) [be f. 66 par. 4]
9. Si duhet të përgjigjemi kur një student i Biblës ose një bashkëbesimtar na pyet çfarë duhet të bëjë në një rrethanë të caktuar? [be f. 69 par. 4, 5]
10. Çfarë përfshin «të rinoheni në forcën që vë në veprim mendjen tuaj»? (Efes. 4:23) [be f. 74 par. 4]
LEXIMI JAVOR I BIBLËS
11. Kë përfaqëson burri i veshur me rroba liri tek Ezekieli 9:2-4 dhe çfarë tregon ‘shenja në ballë’? [w00 1/1 f. 12 par. 3; wt f. 124 par.10]
12. Në ç’kuptim udhëheqësit fetarë të krishterimit apostat janë si ‘profetët e pamend që ecnin sipas frymës së tyre’, të përshkruar tek Ezekieli 13:3? [w99 1/10 f. 13]
13. Ç’mësim të rëndësishëm nxjerrim lidhur me përgjegjshmërinë nga vargjet e Ezekielit 18:1-29? [w07 1/7 f. 13]
14. Në ç’kuptim Ezekieli u bë «memec» gjatë kohës së rrethimit dhe shkatërrimit të Jerusalemit? (Ezek. 24:27; 33:22) [w03 1/12 f. 29]
15. Kush është «Gogu i vendit të Magogut» dhe kur do të vihet në lëvizje për të shkatërruar popullin e Jehovait? (Ezek. 38:2, 16) [w97 1/3 f. 14 par. 1–f. 15 par. 3]