Programi i Mbledhjes së Shërbimit
Java që fillon më 13 gusht
Kënga 20
15 min.: Njoftime lokale. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8 ose prezantime të tjera që i përshtaten territorit tuaj, demonstro se si të ofrohet revista Kulla e Rojës e 15 gushtit dhe Zgjohuni! e gushtit. Në një nga demonstrimet, lajmëtari të përdorë një nga sugjerimet në paragrafin 3 të faqes 3 të këtij numri të Shërbimi ynë i Mbretërisë, për të lënë pezull një pyetje që t’i përgjigjet gjatë rivizitës. Diskuto pjesën «Programi i asamblesë qarkore». Nëse është e mundur, njofto datën kur do të mbahet asambleja qarkore e ardhshme.
15 min.: Të nxjerrim dobi duke iu nënshtruar teokracisë. Fjalim dhe diskutim me auditorin bazuar në kapitullin 15 të librit Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait.
15 min.: «Ta adhurojmë Jehovain si familje.»a Ftoje auditorin të komentojë se si kanë nxjerrë dobi duke dalë në shërbim me pjesëtarët e familjes. Për një ose dy komente mund të merren masa që më përpara.
Kënga 48, lutja mbyllëse.
Java që fillon më 20 gusht
Kënga 100
10 min.: Njoftime lokale. Diskuto pjesën «Programi i asamblesë speciale njëditore» dhe, nëse dihet, njofto datën e kësaj asambleje.
15 min.: Të fillojmë studime biblike në shtator që në vizitën e parë. Diskutim me auditorin. Gjatë shtatorit do të ofrojmë librin Çfarë mëson vërtet Bibla? dhe do të përpiqemi të trajtojmë disa paragrafë me të zotin e shtëpisë që në vizitën e parë. Rishiko sugjerimet te shtojca e Shërbimi ynë i Mbretërisë janar 2006 dhe merr masa që të bëhen një ose dy demonstrime ku tregohet se si mund të fillohet një studim biblik që në vizitën e parë.
20 min.: «Si na ndihmon Studimi i Librit i Kongregacionit?»b Kur të shqyrtohet paragrafi 5, përfshi komente nga libri Të organizuar, faqja 41, paragrafi 2.
Kënga 6, lutja mbyllëse.
Java që fillon më 27 gusht
Kënga 98
10 min.: Njoftime lokale. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8 ose prezantime të tjera që i përshtaten territorit tuaj, demonstro se si të ofrohet revista Kulla e Rojës e 1 shtatorit dhe Zgjohuni! e shtatorit.
10 min.: Të dëgjosh me dashuri është art. Fjalim i bazuar në Kullën e Rojës të 15 nëntorit 2005, faqet 10-12.
25 min.: «Synim i shkëlqyer për vitin e ri të shërbimit.»c Intervisto një ose dy lajmëtarë që kohët e fundit kanë shërbyer si pionierë ndihmës. Çfarë rregullimesh bënë në programin e tyre? Si nxorën dobi nga kjo? Nëse është e mundur, një nga të intervistuarit të jetë dikush që ka arritur të shërbejë si pionier me ndihmën dhe mbështetjen e familjes së tij. Kur të diskutohet paragrafi 9, nëse dihen, përmend datën e vizitës tjetër të mbikëqyrësit qarkor.
Kënga 196, lutja mbyllëse.
Java që fillon më 3 shtator
Kënga 50
10 min.: Njoftime lokale dhe njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin gusht.
15 min.: «I vlerësojmë privilegjet tona!»d Për aq sa lejon koha, ftoje auditorin të komentojë për shkrimet e përmendura.
20 min.: «Si të fillojmë studime biblike me ata që pranojnë revistat?»e Përfshi një demonstrim të shkurtër duke përdorur një nga sugjerimet në paragrafin 2. Kujtoju lajmëtarëve që një studim biblik mund të raportohet kur është zhvilluar edhe dy herë pasi është demonstruar se si bëhet një studim dhe nëse ka arsye për të besuar që studimi do të vazhdojë.
Kënga 2, lutja mbyllëse.
[Shënimet]
a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.
b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.
c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.
d Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.
e Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.