Programi i Mbledhjes së Shërbimit
Java që fillon më 11 qershor
10 min.: Njoftime lokale. Duke përdorur sugjerimet në faqen 4 ose prezantime të tjera që i përshtaten territorit tuaj, demonstro se si të ofrohet revista Kulla e Rojës e 15 qershorit dhe Zgjohuni! e qershorit.
15 min.: Plotësisht të pajisur si mësues të Fjalës së Perëndisë. Fjalim bazuar në Kullën e Rojës të 15 shkurtit 2002, faqet 24-28. Disa të krishterë ngurrojnë t’u ofrojnë të interesuarve studime biblike sepse nuk ndihen të kualifikuar të drejtojnë një studim. Megjithatë, Jehovai na kualifikon si shërbëtorë të tij me anë të Fjalës së tij, frymës së tij të shenjtë dhe organizatës të tij. Ne nuk kemi për qëllim vetëm të lëmë literaturë. Duhet të përpiqemi t’u mësojmë njerëzve të vërtetën. (Mat. 28:19, 20) Inkurajoji lajmëtarët që ta kenë të qartë në mendje qëllimin për të filluar studime biblike.
20 min.: Gjithçka ta bëjmë për lavdi të Perëndisë. Fjalim dhe diskutim me auditorin bazuar në kapitullin 13 të librit Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait.
Kënga 144, lutja mbyllëse.
Java që fillon më 18 qershor
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.
15 min.: A ju kujtohet? Diskutim me auditorin bazuar në faqen 19 të Kullës së Rojës të 15 prillit 2007.
20 min.: «Të gëzuar kur nuk kursehemi në shërbim të Jehovait.»a Për aq sa lejon koha, ftoje auditorin të komentojë për shkrimet e përmendura.
Kënga 82, lutja mbyllëse.
Java që fillon më 25 qershor
10 min.: Njoftime lokale. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet. Duke përdorur sugjerimet në faqen 4 ose prezantime të tjera që i përshtaten territorit tuaj, demonstro se si të ofrohet revista Kulla e Rojës e 1 korrikut dhe Zgjohuni! e korrikut.
15 min.: Nevoja lokale.
20 min.: «A mund të hysh në ‘një derë të gjerë që të çon në aktivitet’?»b Shkurtimisht, intervisto një ose dy pionierë të rregullt. Çfarë rregullimesh kanë bërë për të nisur këtë shërbim? Çfarë bekimesh kanë pasur si rezultat?
Kënga 138, lutja mbyllëse.
Java që fillon më 2 korrik
10 min.: Njoftime lokale. Kujtoji lajmëtarët të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin qershor. Përmend ofertën e literaturës për korrikun dhe të demonstrohet një prezantim.
15 min.: Dëshmia joformale—Metodë e rëndësishme për predikimin e lajmit të mirë. Diskutim me auditorin bazuar në faqet 101 dhe 102 të librit Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait. Sugjero disa mënyra praktike për të dhënë dëshmi joformale. Ftoje auditorin të tregojë nga përvojat inkurajuese që kanë pasur duke dhënë dëshmi joformale.
20 min.: «Vazhdoni ‘të jepni shumë fryt’.»c Kur të shqyrtohet paragrafi 4, përfshi komente nga kutia «Si ‘të japim fryt me qëndrueshmëri’?» në faqen 21 të Kullës së Rojës të 1 shkurtit 2003.
Kënga 69, lutja mbyllëse.
[Shënimet]
a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.
b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.
c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.