BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/07 f. 7
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
km 4/07 f. 7

Njoftime

◼ Literatura që do të ofrohet në prill dhe maj: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur të rivizitoni të interesuarit, përfshirë edhe ata që ndjekin Përkujtimin ose ngjarje të tjera teokratike por që nuk shoqërohen aktivisht me kongregacionin, përpiquni të filloni me ta një studim biblik me librin Çfarë mëson vërtet Bibla? Qershor: libri A ka një Krijues që interesohet për ju? ose Sekreti i lumturisë familjare. Korrik dhe gusht: mund të përdoren broshurat e mëposhtme me 32 faqe: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, Gëzo jetën në tokë përgjithmonë!, Qëndroni vigjilentë!, A duhet të besosh në Trinitet?, Çfarë ndodh me ne kur vdesim?, Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh? dhe Kur të vdes një njeri i dashur. Broshurat Një libër për të gjithë njerëzit dhe A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë? mund të ofrohen kur të jetë e përshtatshme.

◼ Distinktivët e kongresit krahinor për vitin 2007 do të përfshihen automatikisht me dërgesat e literaturës, duke filluar nga muaji prill. Nuk do të jetë e nevojshme që për to të bëhet një kërkesë. Nëse kongregacionit i nevojiten më tepër distinktivë, kërkesa për to duhet të përfshihet te Formulari Kërkesë për literaturë (S-14). Duhet të bëhet edhe një kërkesë për mbajtëse plastike distinktivi për këdo në kongregacion që dëshiron të ketë një të tillë.

◼ Sekretarët e kongregacioneve duhet të mbajnë një sasi të mjaftueshme formularësh Kërkesë për shërbimin si pionier i rregullt (S-205) dhe Kërkesë për shërbimin si pionier ndihmës (S-205b). Këta formularë mund të porositen me Formularin Kërkesë për literaturë (S-14). Mbani të paktën sasinë e nevojshme për një vit. Para se t’i dërgoni zyrës së degës një kërkesë për shërbimin si pionier i rregullt, sigurohuni që të jenë plotësuar të gjitha pikat.

◼ Është e nevojshme që zyra e degës të mbajë një regjistrim të përditësuar të adresave dhe të numrave të telefonit të të gjithë mbikëqyrësve drejtues dhe sekretarëve. Sa herë të ketë një ndryshim, Komiteti i Shërbimit i Kongregacionit duhet ta plotësojë, firmosë dhe t’ia dërgojë menjëherë zyrës së degës formularin Ndryshim i adresës së mbikëqyrësit drejtues/sekretarit (S-29). Kjo përfshin edhe çdo ndryshim të prefiksit telefonik.

◼ Sa herë që planet për të bërë ndonjë udhëtim për qëllime personale përfshijnë edhe ndjekjen e mbledhjeve të kongregacionit, të ndonjë asambleje ose kongresi krahinor në një vend tjetër, kërkesa për t’u informuar lidhur me datat, oraret dhe vendet, duhet t’i dërgohet zyrës së degës që mbikëqyr veprën në atë vend. Një listë me adresat e zyrave të degës mund ta gjeni në faqen e fundit të Librit vjetor të këtij viti.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo