Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 30 prill 2007. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 30 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 5 mars deri më 30 prill 2007. [Vër re: kur pas pyetjeve nuk ka referime, për të gjetur përgjigjet duhet të bësh vetë kërkime.—Shih Shkolla e Shërbimit, f. 36, 37.]
CILËSITË ORATORIKE
1. Si ta bëjmë sa më të thjeshtë një skemë fjalimi? [be f. 168 par. 4]
2. Përmend katër mënyra se si mund ta paraqitim materialin në mënyrë logjike. [be f. 170 par. 3–f. 172 par. 4]
3. Cilët faktorë duhet të mbajmë parasysh kur përcaktojmë se çfarë duhet të përfshijmë në fjalim? [be f. 173 par. 1, 2]
4. Cilat janë disa dobi që vijnë nga i foluri spontan? [be f. 175 par. 2-4]
5. Pse është e rëndësishme të flasim me një stil bisedor dhe si mund ta zhvillojmë këtë aftësi? [be f. 179 par. 4, kutia; f. 180, kutia]
FJALIMI NR. 1
6. Si duhet të përgatitet një vëlla kur ka si caktim pikat kryesore nga leximi i Biblës? [be f. 47 par. 3, 4]
7. Përveç dobive që nxjerrim prej saj, për çfarë ka shumë më tepër rëndësi shpërblesa e Krishtit? [w05 1/11 f. 14 par. 1]
8. Si duhen përdorur Shkrimet e përmendura në skemën e një fjalimi publik? [be f. 53 par. 1, 2]
9. Cili ishte qëllimi i Jezuit si mësues dhe si mund ta imitojmë atë? [be f. 57 par. 1]
10. Pse është i efektshëm në mësimdhënie përdorimi i kontrasteve? [be f. 57 par. 3, 4]
LEXIMI JAVOR I BIBLËS
11. Si mund ta zbatojmë këshillën te Jeremia 6:16 që thotë të ecim në ‘rrugët e kohëve më parë ku është udha e mirë’?
12. Pse Jehovai zgjodhi lejlekun si shembull praktik për judenjtë jobesnikë dhe ç’mund të mësojmë nga kjo? (Jer. 8:7)
13. Si ndikon Jeremia 15:17 në pikëpamjen tonë për zbavitjen në ditët e sotme?
14. Në ç’kuptim njerëzit janë si argjila në duart e Poçarit të Madh, Jehovait? (Jer. 18:5-11)
15. Pse është domethënëse për ditët e sotme radha si janë renditur kombet te Jeremia 25:17-26?