BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/07 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Nëntema
  • Java që fillon më 9 prill
  • Java që fillon më 16 prill
  • Java që fillon më 23 prill
  • Java që fillon më 30 prill
  • Java që fillon më 7 maj
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
km 4/07 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Shënim: Gjatë muajve të verës te Shërbimi ynë i Mbretërisë do të programohet një Mbledhje Shërbimi për çdo javë. Kongregacionet mund të bëjnë rregullimet që nevojiten për të ndjekur Kongresin Krahinor «Ndiqni Krishtin!». Aty ku është e përshtatshme, të përdoren 15 minuta nga Mbledhja e Shërbimit që mbahet javën para kongresit, për të përsëritur këshilla dhe përkujtues nga shtojca e këtij muaji, që zbatohen për zonën tuaj. Një ose dy muaj pas kongresit tuaj, të programohen 15 deri në 20 minuta nga Mbledhja e Shërbimit, (ndoshta duke përdorur pjesën e nevojave lokale) për të rishikuar disa pika të kongresit që i kanë ndihmuar lajmëtarët në shërbim. Rishikimi duhet të mbahet nga mbikëqyrësi i shërbimit. Ftoje auditorin të komentojë se si po i përdorin ose po mendojnë t’i përdorin këto informacione në shërbim.

Java që fillon më 9 prill

Kënga 201

10 min.: Njoftime lokale. Për t’u përgatitur për Mbledhjen e Shërbimit që do të mbahet javën tjetër, inkurajoji të gjithë të shohin dramën në DVD-në Të rinjtë pyesin: Çfarë do të bëj me jetën time?, në një gjuhë që disponohet dhe kuptohet. Trego kutinë «Menuja kryesore» e cila shpjegon se si ta përdorim sa më mirë DVD-në. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8 ose prezantime të tjera që i përshtaten territorit, demonstro se si të ofrohet revista Kulla e Rojës e 15 prillit dhe Zgjohuni! e prillit. Në një nga prezantimet, lajmëtari të lërë një pyetje pezull deri vizitën tjetër.

15 min.: «Të gjithë mund të ndihmojnë që dikush të bëhet dishepull»a Kur të shqyrtohet paragrafi 4, ftoje auditorin të komentojë se si pjesëtarët e kongregacionit i kanë inkurajuar para pagëzimit. Një ose dy komente mund të përgatiten që më përpara.

20 min.: «Përpjekje e zellshme në të gjithë botën për të lajmëruar Kongresin Krahinor ‘Ndiqni Krishtin!’»b Kur të shqyrtoni paragrafin 3, ftoje auditorin të tregojë përvoja të veçanta nga shpërndarja e ftesave të kongresit në zonën tuaj vitin e kaluar ose përfshi komente nga Libri vjetor 2007, nga faqja 7 deri te nëntitulli i faqes 10.

Kënga 43, lutja mbyllëse.

Java që fillon më 16 prill

Kënga 161

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.

15 min.: «‘Ta themi fjalën e Perëndisë pa frikë.’»c Për aq sa lejon koha, ftoje auditorin të komentojë për shkrimet e përmendura.

20 min.: «Çfarë do të bësh me jetën tënde?»​—Pjesa 1.d Pas komenteve të shkurtra për paragrafët 1 dhe 2, fillo menjëherë diskutimin për secilën nga pyetjet në paragrafët 3 dhe 4. Kur të diskutoni pyetjen 4 në paragrafin 3, lexojini të dyja shkrimet. Në përfundim, rishiko kutinë «Menuja kryesore». Për t’u përgatitur për diskutimin në Mbledhjen e Shërbimit javën e ardhshme, inkurajoji të gjithë të shohin në DVD pjesën «Intervistat» dhe «Materiali shtesë».

Kënga 207, lutja mbyllëse.

Java që fillon më 23 prill

Kënga 215

10 min.: Njoftime lokale. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8 ose prezantime të tjera që i përshtaten territorit, demonstro se si të ofrohet revista Kulla e Rojës e 1 majit dhe Zgjohuni! e majit.

10 min.: Ja, drita është e mrekullueshme! Fjalim bazuar në Kullën e Rojës të 15 marsit 2007, faqet 12-14.

25 min.: «Çfarë do të bësh me jetën tënde?»—Pjesa 2.e Fillo menjëherë diskutimin me pyetjet e paragrafëve 5-7. Përfundo me inkurajimin e ngrohtë të paragrafit 8.

Kënga 172, lutja mbyllëse.

Java që fillon më 30 prill

Kënga 186

5 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin prill.

10 min.: Nevoja lokale.

30 min.: «Të ndjekim Krishtin duke u sjellë me dinjitet.»f Të mbahet nga sekretari i kongregacionit. Përmend kongresin ku është caktuar kongregacioni. Rishiko kutinë «Përkujtues për Kongresin Krahinor».

Kënga 44, lutja mbyllëse.

Java që fillon më 7 maj

Kënga 164

10 min.: Njoftime lokale.

15 min.: Masat që merren për vendet e adhurimit. Fjalim dhe diskutim me auditorin bazuar në kapitullin e 11-të të librit Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait.

20 min.: «Kur njerëzit nuk janë në shtëpi.»g Të mbahet nga mbikëqyrësi i shërbimit.

Kënga 178, lutja mbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

d Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

e Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

f Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

g Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo