BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/06 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Nëntema
  • Java që fillon më 11 dhjetor
  • Java që fillon më 18 dhjetor
  • Java që fillon më 25 dhjetor
  • Java që fillon më 1 janar
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
km 12/06 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 11 dhjetor

Kënga 174

10 min.: Njoftime lokale. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8 ose prezantime të tjera të përshtatshme për territorin tuaj, të demonstrohet se si të ofrohet Kulla e Rojës e 15 dhjetorit dhe Zgjohuni! e dhjetorit. Në një nga prezantimet, të tregohet si mund të përballohet kundërshtimi: «S’më intereson.»​—Shih librin Të arsyetojmë, f. 15.

15 min.: Shkolla e Shërbimit Teokratik për vitin 2007. Fjalim dhe intervista që do të drejtohen nga mbikëqyrësi i shkollës. Nga shtojca e Shërbimi ynë i Mbretërisë tetor 2006 diskuto ato pika që janë me rëndësi për kongregacionin tuaj. Shpjego se mbikëqyrësi i shkollës nuk e tregon më përpara cilësinë oratorike në të cilën studenti po punon. Meqë gjatë vitit 2007 do të mbarojmë së lexuari Shkrimet Hebraike, nga kapitulli i 24-t i Isaisë deri në fund të Malakisë, ky vit do të ishte kohë e përshtatshme për vëllezërit që mbajnë pikat kryesore dhe për ata që komentojnë, të përdorin botimet tona që hedhin dritë mbi këta libra profetikë. Intervisto dy ose tre lajmëtarë, si për shembull: një student të ri në këtë shkollë, një student të ri në moshë që po përparon dhe një student me përvojë. Të tregojnë se si ka ndikuar shkolla në shërbimin dhe në gjendjen e tyre frymore. Inkurajoji të gjithë që të jenë të zellshëm për të përmbushur caktimin e tyre, për të marrë pjesë në pikat kryesore të Biblës dhe për të zbatuar sugjerimet që jepen çdo javë nga libri Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik.

20 min.: «Mos e humbni dashurinë që kishit në fillim.»a Për aq sa lejon koha, ftoje auditorin të komentojë për shkrimet e përmendura.

Kënga 193, lutja mbyllëse.

Java që fillon më 18 dhjetor

Kënga 150

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Shqyrto Kutinë e pyetjes. Thekso rregullimet e veçanta për shërbimin që janë bërë për të përfituar nga periudha e fundvitit kur njerëzit nuk punojnë.

15 min.: «Të vizitojmë të gjithë ata që tregojnë njëfarë interesi.»b Ftoji të pranishmit të komentojnë se si kanë arritur të marrin numrin e telefonit ose adresën e të interesuarve që kanë takuar gjatë dëshmisë joformale ose rrugore, dhe të tregojnë ndonjë përvojë të bukur nga vizitat që u kanë bërë më pas këtyre njerëzve. Për një ose dy komente, mund të merren masa që më përpara.

20 min.: «Fryma vullnetare sjell bekime.»c Intervisto një ose dy lajmëtarë që dallohen për frymën vullnetare. Si e kanë treguar këtë frymë? Çfarë ndryshimesh u është dashur të bëjnë dhe si mundën t’i bënin? Çfarë bekimesh kanë pasur si rrjedhojë?

Kënga 108, lutja mbyllëse.

Java që fillon më 25 dhjetor

Kënga 210

10 min.: Njoftime lokale. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8 ose prezantime të tjera të përshtatshme për territorin tuaj, të demonstrohet se si të ofrohet Kulla e Rojës e 1 janarit dhe Zgjohuni! e janarit. Në përfundim të çdo prezantimi, të lihet pezull një pyetje interesante që të mund t’i jepet përgjigje herën e ardhshme duke përdorur librin Çfarë mëson vërtet Bibla?

15 min.: Nevoja lokale.

20 min.: «A keni një territor personal?»d Përfshi komente të shkurtra nga mbikëqyrësi i shërbimit për kufijtë e territorit që i është caktuar kongregacionit, sa shpesh punohet ai dhe sa mundësi ka për një territor personal.

Kënga 219, lutja mbyllëse.

Java që fillon më 1 janar

Kënga 158

5 min.: Njoftime lokale. Kujtoji lajmëtarët të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin dhjetor.

15 min.: Raportimi i përparimit të veprës. Fjalim dhe diskutim me auditorin, bazuar në librin Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait, nga nëntitulli në faqen 83 e deri në fund të kapitullit.

25 min.: «Kongresi Krahinor i Dëshmitarëve të Jehovait për vitin 2007 ‘Ndiqni Krishtin!’»e Të mbahet nga sekretari i kongregacionit. Para se të shqyrtosh shtojcën, lexo letrën e dërguar më 15 dhjetor 2006, në të cilën tregohet se ku është caktuar kongregacioni juaj për të ndjekur kongresin. Kur të shqyrtosh paragrafin 8 te shtojca, lexo çdo pikë në kutinë «Hapa për të bërë rezervimin në hotel». Inkurajoji të gjithë t’i bëjnë sa më shpejt përgatitjet e kongresit.

Kënga 65, lutja mbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

d Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

e Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo