BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 11/06 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Nëntema
  • Java që fillon më 13 nëntor
  • Java që fillon më 20 nëntor
  • Java që fillon më 27 nëntor
  • Java që fillon më 4 dhjetor
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
km 11/06 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 13 nëntor

Kënga 152

10 min.: Njoftime lokale. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8 ose prezantime të tjera të përshtatshme për territorin tuaj, të demonstrohet se si të ofrohet Kulla e Rojës e 15 nëntorit dhe Zgjohuni! e nëntorit. Në një nga prezantimet, të tregohet si mund të përballohet kundërshtimi: «Tashmë e njoh shumë mirë veprën tuaj.»​—Shih librin Të arsyetojmë, f. 20.

20 min.: Shërbëtorë që shpallin lajmin e mirë. Fjalim dhe diskutim me auditorin bazuar në librin Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait, faqja 77 deri në nëntitullin në faqen 83.

15 min.: «Të guximshëm, por paqësorë.»a Përfshi komente nga libri Shkolla e Shërbimit, faqja 252 dhe 253, poshtë nëntitullit me shkronja të pjerrëta: «Kur të hapësh rrugë?»

Kënga 39, lutja mbyllëse.

Java që fillon më 20 nëntor

Kënga 132

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.

15 min.: Nevoja lokale.

20 min.: Si ta ofrojmë librin Njeriu më i madh gjatë muajit dhjetor? Diskutim me auditorin. Ftoje auditorin të komentojë për atë që i ka pëlqyer nga libri Njeriu më i madh dhe për përvojat e bukura që kanë pasur kur e kanë ofruar këtë libër në të kaluarën. Rishiko prezantimet model nga shtojca e Shërbimi ynë i Mbretërisë janar 2005. Të demonstrohet si të ofrohet ky libër duke përdorur një nga prezantimet model ose ndonjë prezantim tjetër që do të kishte sukses në territor.

Kënga 203, lutja mbyllëse.

Java që fillon më 27 nëntor

Kënga 111

5 min.: Njoftime lokale. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet.

10 min.: Ndërtojmë së bashku për të lëvduar Perëndinë. Fjalim nga një plak duke u bazuar në revistën Kulla e Rojës e 1 nëntorit 2006, faqet 17-21.

15 min.: «Si të përgatitim prezantimin e një reviste.»b Përfshi një demonstrim prej tri minutash ku dy lajmëtarë, ndoshta burrë e grua, zgjedhin një nga prezantimet e sugjeruara në faqen 8 për revistat e dhjetorit dhe vendosin si ta përdorin duke e formuluar me fjalët e tyre. Pastaj, duke përdorur sugjerimet në artikullin që sapo u trajtua, ata përgatitin dhe demonstrojnë se si mund të prezantojnë një artikull tjetër që mendojnë se i përshtatet territorit të tyre.

15 min.: «Si t’i konsideroj fraksionet e gjakut dhe procedurat mjekësore ku përdoret gjaku im?» Diskutim me pyetje e përgjigje dhe demonstrim. Plaku që do të mbajë këtë pjesë duhet të ndjekë me kujdes udhëzimet e dhëna nga dega.

Kënga 120, lutja mbyllëse.

Java që fillon më 4 dhjetor

Kënga 155

10 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin nëntor.

15 min.: «Zbulesa​—Plotësimi i saj madhështor është afër!»c Inkurajoje kongregacionin t’i përdorë mirë disa veçori të librit, siç janë kutitë dhe ilustrimet. Në fund të çdo studimi, mësimi duhet të rishikohet nga Bibla.

20 min.: Të përdorim Biblën kur japim përgjigje. Diskutim me auditorin duke u bazuar në Kullën e Rojës të 15 gushtit 2002, faqet 17 dhe 18, poshtë nëntitullit: «Të tregojmë dashuri për të vërtetat që u mësojmë të tjerëve.» Ftoje auditorin të komentojë për çdo pyetje. Të bëhet një demonstrim ku një lajmëtar përdor librin Të arsyetojmë për t’i dhënë përgjigje nga Bibla një shoku të punës i cili bën pyetjen: «Pse nuk i festoni Krishtlindjet?»

Kënga 168, lutja mbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo