BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 10/06 f. 7
  • Rishikimi i shkollës së shërbimit teokratik

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Rishikimi i shkollës së shërbimit teokratik
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
km 10/06 f. 7

Rishikimi i shkollës së shërbimit teokratik

Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 30 tetor 2006. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 30 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 4 shtator deri më 30 tetor 2006. [Vër re: kur pas pyetjeve nuk ka referime, për të gjetur përgjigjet duhet të bësh vetë kërkime.—Shih Shkolla e Shërbimit, f. 36, 37.]

CILËSITË ORATORIKE

1. Pse zotërimi i vetvetes është i rëndësishëm kur flasim dhe si ta pakësojmë ankthin? [be f. 135 par. 5–f. 137 par. 2, kutitë]

2. Nëse na pyesin për bindjet tona, pse duhet të përpiqemi të përdorim Biblën për t’u përgjigjur? [be f. 143 par. 1-3]

3. Si të aftësohemi më shumë në përdorimin e Biblës? [be f. 144, kutia]

4. Pse është e rëndësishme ta përdorim sa më shumë Biblën kur mësojmë të tjerët në shërbim, dhe si ta nxitim auditorin që ta përdorë Biblën në mbledhjet e kongregacionit? [be f. 145, 146, kutitë]

5. Cilat janë dy pikësynimet që kemi, kur paraqitim një shkrim? [be f. 147 par. 2]

FJALIMI NR. 1

6. Cilin mesazh të gjallë përmbajnë Psalmet? [bsi06 f. 17 par. 23]

7. Kur u shkruan dhe u përpiluan Proverbat? [bsi06 f. 20 par. 5]

8. Çfarë është një proverb dhe pse është i përshtatshëm titulli hebraik i librit? [bsi06 f. 20 par. 6]

9. Te Proverbat 2:1-5, çfarë nënkupton nxitja që të vazhdojmë ta kërkojmë njohurinë, kuptueshmërinë dhe aftësinë dalluese ‘si argjendin dhe si thesare të fshehura’? [be f. 38 par. 4]

10. Si e bën të njohur vetë libri i Proverbave qëllimin e tij të dobishëm? [bsi06 f. 21 par. 19]

LEXIMI JAVOR I BIBLËS

11. Në ç’kuptim Davidi ‘e lehtësoi dhe e qetësoi shpirtin e tij, si foshnja që sapo ka lënë gjirin dhe prehet në krahët e nënës’, e si mund ta imitojmë? (Psal. 131:1-3)

12. Ç’ngushëllim mund të gjejmë në fjalët e frymëzuara të Psalmit 139:7-12?

13. Cilët janë disa shembuj të madhështisë së Jehovait që përmenden në Psalmin 145, për të cilat mund ta lëvdojmë në lutje dhe në shërbim? (Psal. 145:3)

14. Në ç’kuptim të kesh frikë nga Jehovai është «hapi i parë drejt njohurisë» dhe «hapi i parë drejt mençurisë»? (Prov. 1:7; 9:10)

15. Çfarë përfshijnë frazat «fjalët e mia» dhe «urdhërimet e mia» që gjenden te Proverbat 7:1, 2?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo