BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 9/06 f. 1
  • Fushatë speciale 16 tetor–12 nëntor!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Fushatë speciale 16 tetor–12 nëntor!
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Material i ngjashëm
  • Jepi Lajmërim i Mbretërisë Nr. 35 një shpërndarje të gjerë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • «Mijëvjeçari i ri: Çfarë ruan e ardhmja për ju?»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
  • «Të kemi shumë për të bërë në veprën e Zotërisë»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • Fushatë speciale me fletushkë nga 20 tetor–16 nëntor!
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
km 9/06 f. 1

Fushatë speciale 16 tetor–12 nëntor!

1 «Fesë së rreme po i vjen fundi!» Ky është titulli i fletushkës Lajmërim i Mbretërisë Nr. 37, e cila do të ofrohet në të gjithë botën duke filluar nga muaji i ardhshëm. Gjatë gjysmës së parë të tetorit, do të ofrojmë revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Më pas, duke filluar të hënën më 16 tetor e deri të dielën më 12 nëntor, do të përqendrohemi në shpërndarjen e fletushkës Lajmërim i Mbretërisë Nr. 37. Gjatë fushatës, në fundjavë këtë fletushkë do ta ofrojmë bashkë me revistat e muajit.

2 Kush mund të marrë pjesë? Të gjithë ata që janë aktivë në shpalljen e lajmit të mirë duhet të marrin pjesë sa më shumë në këtë fushatë. Disa do të kenë mundësi të shërbejnë si pionierë ndihmës. A keni fëmijë ose studime biblike që po përparojnë nga ana frymore? Ndihmojini të flasin me pleqtë për të kuptuar nëse kualifikohen si lajmëtarë të papagëzuar. Pleqtë duhet të marrin iniciativën të flasin me lajmëtarët joaktivë që t’i inkurajojnë të marrin pjesë edhe ata, ndoshta duke dalë në shërbim me lajmëtarë me përvojë.

3 Në të gjitha kongregacionet do të dërgohet një sasi e konsiderueshme fletushkash Lajmërim i Mbretërisë Nr. 37 në mënyrë që çdo lajmëtar e pionier të ketë të paktën 50 kopje. Të interesuarit që nuk janë ende lajmëtarë mund të marrin pesë kopje për t’ua dhënë pjesëtarëve të familjes dhe miqve. Të gjithë duhet të mbajnë shënim se sa fletushka kanë shpërndarë dhe ta shkruajnë pas fletës së raportit për shërbim të muajit tetor dhe nëntor. Sekretari do të bëjë llogari totalin e të gjithë kongregacionit dhe do t’i raportojë zyrës së degës në fund të secilit muaj. Nëse, pas mbarimit të fushatës, mbeten fletushka Lajmërim i Mbretërisë, ato mund të përdoren edhe pas fushatës, në çdo lloj forme shërbimi.

4 Çfarë të themi? Bëni prezantime të shkurtra, pasi kjo bën të mundur që mesazhi të përhapet më gjerë. Mund të thoni: «Në mbarë botën po shpërndahet një mesazh i rëndësishëm. Edhe unë marr pjesë në këtë shërbim publik. Kjo fletushkë është për ju dhe është falas. Ju lutemi ta lexoni.» Ndoshta është mirë që të mos keni çantë shërbimi me vete kur të jeni para derës. Sigurohuni që të mbani shënime për interesin që tregohet.

5 Si ta mbuloni të gjithë territorin? Në vend që ta ofrojmë këtë fletushkë gjatë shërbimit rrugor, do të ishte mirë që të predikojmë sa më shumë nga shtëpia në shtëpi dhe në territoret tregtare. Mbani shënim shtëpitë ku nuk gjeni njeri dhe përpiquni të ktheheni në një orar tjetër ose një ditë tjetër gjatë javës. Duke filluar që të hënën më 6 nëntor, mund të filloni të lini një kopje në shtëpitë ku nuk gjeni njeri. Megjithatë, nëse kongregacioni ka një territor aq të madh sa nuk mund të mbulohet brenda kësaj periudhe të caktuar, pleqtë mund të vendosin që fletushka të lihet që herën e parë kur nuk gjeni njeri në shtëpi.

6 Shkatërrimi i ‘Babilonisë së Madhe’ po afron me të shpejtë. Njerëzit duhet të dalin prej saj para se të shkatërrohet plotësisht. (Zbul. 14:8; 18:8) Planifikoni që tani që të merrni pjesë sa më shumë në këtë fushatë mbarëbotërore dhe t’u tregoni të gjithëve se fesë së rreme po i vjen fundi!

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo