BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 8/06 f. 3
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
km 8/06 f. 3

Njoftime

◼ Literatura që do të ofrohet në muajin gusht: mund të përdoren broshurat e mëposhtme me 32 faqe: A duhet të besosh në Trinitet?, A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh?, Kur të vdes një njeri i dashur, Çfarë ndodh me ne kur vdesim?, Qëndroni vigjilentë!, A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë?, Një libër për të gjithë njerëzit, dhe Një jetë e kënaqshme: Si ta arrijmë? Shtator: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Bëni përpjekje të veçanta për të filluar studime biblike që në vizitën e parë. Ndiqni interesin e të gjithë itinerareve duke i vizituar me synimin që të filloni studime biblike. Tetor: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Aty ku tregohet interes, të prezantojmë broshurën Qëndroni vigjilentë! që të rritim interesin e tyre për Biblën. Nëntor: libri Të mësojmë nga mësuesi i madh. Nëse personi thotë që nuk ka fëmijë, ofroni fletushkën A dëshiron të dish më shumë për Biblën? ose ndonjë fletushkë tjetër të përshtatshme.

◼ Mbikëqyrësi drejtues ose dikush tjetër i caktuar prej tij, duhet të bëjë kontrollin e llogarisë së kongregacionit më 1 shtator ose sa më shpejt që të jetë e mundur pas kësaj date. Nëse ekziston një llogari bankare e veçantë, si për shembull për mirëmbajtjen ose ndërtimet, duhet të merren masa që të kontrollohet edhe kjo llogari. Kur të bëhet kontrolli i llogarisë (llogarive), të jepet një njoftim para kongregacionit, pasi të lexohet raporti mujor i llogarisë.

◼ Të gjitha kongregacionet dhe grupet duhet të porositin brenda datës 20 gusht këto botime në gjuhën shqipe: Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë 2007, Kalendari 2007, Libri vjetor 2007. Për këtë qëllim, ju lutemi të përdorni formularin S-14-AL për kërkesën e literaturës. Ju nxitim që t’i porositni këto botime, duke mbajtur parasysh nevojën e lajmëtarëve dhe të atyre që studiojnë me ta, si edhe kontributet për të mbuluar koston e botimeve.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo