Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen me gojë në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 28 gusht 2006. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 30 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 3 korrik deri më 28 gusht 2006. [Vër re: kur pas pyetjeve nuk ka referime, për të gjetur përgjigjet duhet të bësh vetë kërkime.—Shih Shkolla e Shërbimit, f. 36, 37.]
CILËSITË ORATORIKE
1. Si na ndihmon kontakti pamor të bëhemi mësues më të mirë? (Mat. 19:25, 26; Vep. 14:9, 10) [be f. 124 par. 3–f. 125 par. 3]
2. Pse është e rëndësishme natyrshmëria dhe çfarë mund të na ndihmojë të sillemi natyrshëm në shërbim? [be f. 128 par. 1-5, kutia]
3. Pse duhet të jemi të rregullt e të pastër? [be f. 131 par. 1-3]
4. Si ndikon ‘modestia dhe mendja e shëndoshë’ te veshja dhe rregullimi ynë? (1 Tim. 2:9) [be f. 131 par. 4–f. 132 par. 1]
5. Ç’parime biblike duhet të përdorim për t’u siguruar që paraqitja jonë e jashtme nuk pasqyron dashuri për botën? [be f. 133 par. 2, 3]
FJALIMI NR. 1
6. Cila është dobia më e madhe që vjen nga leximi? [be f. 21 par. 3]
7. Çfarë e përcakton nëse dikush është i mençur apo i marrë? (Prov. 14:2) [w04 15/11 f. 26 par. 5]
8. Pse është ‘njohuria gjë e lehtë për atë që ka kuptueshmëri’? (Prov. 14:6) [w04 15/11 f. 28 par. 4, 5]
9. Çfarë është studimi? [be f. 27 par. 3]
10. Si duhet të ndikojë te ne meditimi për veprat krijuese të Jehovait? [w04 15/11 f. 8 par. 4]
LEXIMI JAVOR I BIBLËS
11. Ç’do të thotë shprehja «një pëllumb me krahë argjendi dhe me pendë si ar verdhosh»? (Psal. 68:13)
12. Pse Asafi gati u largua nga rruga e drejtë, dhe si i ndreqi mendimet e tij? (Psal. 73:2, 3, 17)
13. Pse te Psalmi 78:24, 25 mana që iu dha izraelitëve u quajt ‘gruri i qiellit’ dhe ‘buka e engjëjve’? (Shën., BR me referime, angl.)
14. Çfarë është ‘vendi i fshehtë i Më të Lartit’ dhe si mund ‘të banojmë’ atje? (Psal. 91:1, 2)
15. Në ç’kuptim është e shtrenjtë në sytë e Jehovait vdekja e besnikëve të tij? (Psal. 116:15)