BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 8/06 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Nëntema
  • Java që fillon më 14 gusht
  • Java që fillon më 21 gusht
  • Java që fillon më 28 gusht
  • Java që fillon më 4 shtator
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
km 8/06 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 14 gusht

Kënga 163

15 min.: Njoftime lokale dhe njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Diskuto pjesën «Programi i asamblesë speciale njëditore». Nëse është e mundur, njofto datën e asamblesë. Duke përdorur sugjerimet në faqen 4 ose prezantime të tjera të përshtatshme për territorin tuaj, demonstro se si të ofrohet Kulla e Rojës e 15 gushtit dhe Zgjohuni! e gushtit. Në një nga prezantimet trego si mund të përballohet kundërshtimi i mundshëm: «S’më interesojnë Dëshmitarët e Jehovait».​—Shih librin Të arsyetojmë, f. 17.

15 min.: «Numri special i revistës Zgjohuni! që do të ofrohet në shtator»a Kur të shqyrtohet paragrafi 4, bëj një demonstrim të shkurtër ku një adoleshent i ofron një mësuesi(eje) revistën Zgjohuni! të shtatorit.

15 min.: Sa «shok» je me shokët e shkollës? Fjalim dhe diskutim me auditorin bazuar në faqet 17-19 të revistës Zgjohuni!, prill 2006. Fto ata që janë rritur në familje të krishtere të komentojnë se si i kanë përgatitur prindërit të përballen me sfidat dhe të zbatojnë parimet biblike në shkollë. Për një ose dy komente mund të merren masat që më përpara.

Kënga 164, lutja mbyllëse.

Java që fillon më 21 gusht

Kënga 62

10 min.: Njoftime lokale. Diskuto pjesën «Programi i asamblesë qarkore» dhe, nëse dihet, njofto se kur do të mbahet kjo asamble.

15 min.: Të nxjerrim dobi nga Studimi i Kullës së Rojës dhe Mbledhja Publike. Fjalim dhe diskutim me auditorin bazuar në librin Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait, faqja 59 deri në nëntitullin në faqen 64.

20 min.: Planifikoni që tani të shërbeni si pionierë ndihmës! Fjalim dhe diskutim me auditorin. Inkurajo vëllezërit të vënë si synim të shërbejnë si pionierë ndihmës të paktën një muaj gjatë vitit të ardhshëm të shërbimit. (1 Kor. 9:26) Disa mund të zgjedhin një muaj që ka ndonjë veprimtari të veçantë, pushime ose ndonjë fundjavë më shumë. Pyet auditorin: «Si i keni kapërcyer në të kaluarën pengesat për të shërbyer si pionierë ndihmës? Ç’bekime vijnë nga shërbimi si pionierë ndihmës? Nëse keni dëshirë, por nuk jeni të sigurt, pse duhet t’i luteni Jehovait për këtë? (Vep. 4:29; 2 Kor. 4:7; Jak. 1:5) Pse është mirë që të flitni për këtë me familjen tuaj dhe me të tjerët në kongregacion, sidomos me ata që janë në një situatë të ngjashme? (Prov. 15:22) Po ti, kur ke planifikuar të shërbesh si pionier ndihmës?»

Kënga 216, lutja mbyllëse.

Java që fillon më 28 gusht

Kënga 17

10 min.: Njoftime lokale. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin gusht. Duke përdorur sugjerimet në faqen 4 ose prezantime të tjera të përshtatshme për territorin tuaj, demonstro se si të ofrohet Kulla e Rojës e 1 shtatorit dhe Zgjohuni! e shtatorit ndërsa vizitojmë një itinerar.

15 min.: Mund të jeni një burim inkurajimi. (Rom. 1:11, 12) Fjalim dhe diskutim me auditorin. Trego sa pionierë të rregullt keni në kongregacion. Përmend disa mënyra si mund t’i inkurajojmë, si për shembull duke i përgëzuar, duke u folur pozitivisht për shërbimin si pionierë, duke dalë me ta në shërbim, duke ngrënë së bashku dhe duke i ndihmuar me shpenzimet e rrugës. Fto pionierë të rregullt të komentojnë se si i kanë inkurajuar të tjerët. Nëse në kongregacion nuk ka pionierë të rregullt, diskuto se si mund të inkurajojmë ata që shërbejnë si pionierë ndihmës.

20 min.: A mund të filloni një studim biblik në shtator? Fjalim dhe demonstrime. Gjatë shtatorit do të bëjmë përpjekje të veçanta për të filluar studime biblike që në vizitën e parë duke përdorur librin Çfarë mëson vërtet Bibla? Kjo do të thotë që, kur t’u japim këtë libër, do të përpiqemi të diskutojmë disa paragrafë me të zotin e shtëpisë. Të bëhen dy demonstrime duke përdorur tema që i përshtaten territorit. Në çdo demonstrim, të tregohet se si mund të merren masa konkrete për t’u kthyer e për të vazhduar bisedën.

Kënga 37, lutje mbyllëse.

Java që fillon më 4 shtator

Kënga 90

5 min.: Njoftime lokale.

10 min.: Nevoja lokale.

15 min.: «Të tregojmë interes personal: Duke predikuar me paanësi»b Kur të shqyrtohet shkrimi i Romakëve 1:14, që përmendet në fund të paragrafit 2, përfshi komente të shkurtra nga libri Gjykim i thellë, (anglisht) volumi 1, faqja 255, paragrafi i parë poshtë nëntitullit «Barbarët». Pasi të shqyrtohet paragrafi 3, përmend tri hapat që tregohen në faqen 2 të broshurës Lajmi i mirë për të gjitha kombet, dhe demonstro se si mund të përdoret kjo broshurë me ata njerëz në territorin tuaj që flasin një gjuhë tjetër.

15 min.: Libri Të arsyetojmë: Fjalim dhe diskutim me auditorin. Kur i zoti i shtëpisë hap derën, lajmëtari përballet me sfidën se si ta prezantojë sa më mirë mesazhin e Mbretërisë. Zakonisht i zoti i shtëpisë vendos brenda dhjetë sekondave të parë nëse do ta dëgjojë prezantimin e lajmëtarit ose jo. Do të kemi mundësinë t’i japim të vërtetën biblike vetëm nëse fitojmë vëmendjen e tij që në hyrje të prezantimit. (Kolos. 4:6) Hyrjet e efektshme nuk vijnë vetvetiu. Kërkohen përpjekje, përgatitje të kujdesshme dhe prova të herëpashershme. Hyrjet që në faqet 9-15 të librit Të arsyetojmë, janë përgatitur për këtë qëllim. Për shembull shikoni hyrjen e parë poshtë temës «Krimi/Siguria» në faqen 12 të këtij libri. Që në fjalinë e parë, përmendet një temë me rëndësi për të zotin e shtëpisë. Vazhdimi i bisedës do të nxjerrë në pah rolin e Mbretërisë në eliminimin e krimit. Ndoshta mendoni për ndonjë prezantim tjetër të përshtatshëm përveç këtyre që jepen në librin Të arsyetojmë. Varet shumë nga njerëzit që takoni në territor. Megjithatë, modelet e hyrjeve që jepen në këtë libër, mund t’ju ndihmojnë mjaft.

Kënga 225, lutja mbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo