Programi i Mbledhjes së Shërbimit
Java që fillon më 10 korrik
10 min.: Njoftime lokale. Duke përdorur sugjerimet në faqen 4 ose prezantime të tjera të përshtatshme për territorin tuaj, demonstro se si të ofrohet Kulla e Rojës e 15 korrikut dhe Zgjohuni! e korrikut. Në një nga prezantimet, trego si mund të përballohet kundërshtimi i mundshëm: «Ne jemi vetë të krishterë.» ose «Jam mysliman.»—Shih librin Të arsyetojmë, f. 19 dhe 23. Përdor një nga dy kundërshtimet sipas nevojave të territorit.
15 min.: Si është organizuar dhe si drejtohet kongregacioni. Fjalim dhe diskutim me auditorin, i bazuar në kapitullin e 4-t të librit Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait.
20 min.: «T’i ndihmojmë studentët të vlerësojnë cilësitë e pashoqe të Jehovait.»a Përfshi një demonstrim ku të tregohet si të përdorim pyetjet për të ndihmuar një student biblik të mendojë për pikat në kutinë e përsëritjes në fund të kapitullit të parë të librit Çfarë mëson vërtet Bibla?
Kënga 88, lutja mbyllëse.
Java që fillon më 17 korrik
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Shqyrto shkurtimisht faqen 32 të Kullës së Rojës të 15 gushtit 2000. Thekso dobitë që vijnë kur mbajmë një program të rregullt të leximit të përditshëm të Biblës, madje edhe kur jemi me pushime ose kur shkëputemi për njëfarë kohe nga rutina jonë e zakonshme.
15 min.: Dashuri dhe përulësi—Cilësi thelbësore për në shërbim. Fjalim i bazuar në Kullën e Rojës të 15 gushtit 2002, faqet 18-20, paragrafët 13-20.
20 min.: «Të imitojmë ‘Perëndinë tonë të lumtur’, Jehovain.»b Ftoje auditorin të komentojë se çfarë i ndihmon të ruajnë një frymë të gëzuar dhe një qëndrim pozitiv kur predikojnë në territor.
Kënga 189, lutja mbyllëse.
Java që fillon më 24 korrik
10 min.: Njoftime lokale. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet. Duke përdorur sugjerimet në faqen 4 ose prezantime të tjera që i përshtaten territorit tuaj, demonstro se si të ofrohen revistat Kulla e Rojës e 1 gushtit dhe Zgjohuni! e gushtit.
10 min.: «Kanë lënë një shembull besnikërie.» Fjalim që përfshin disa përvoja të botuara të pionierëve specialë ose intervista me pionierë specialë që shërbejnë në kongregacionin tuaj.
10 min.: Jini të palëkundur e të patundur. (1 Kor. 15:58) Intervisto dy ose tre lajmëtarë a pionierë që kanë shërbyer me besnikëri për shumë vite. Si e morën të vërtetën? Si ishte vepra e predikimit në kohën kur filluan të dilnin në shërbim? Çfarë sfidash kanë hasur? Çfarë bekimesh kanë pasur ngaqë kanë qëndruar të palëkundur në adhurimin e vërtetë?
15 min.: Libri Të arsyetojmë: Të pajisur për të arsyetuar me anë të njohurisë së Perëndisë. Fjalim dhe diskutim me auditorin. Është e domosdoshme të arsyetojmë me njerëzit që ta kuptojnë se përse është i rëndësishëm mesazhi që u japim, ç’lidhje ka me ta dhe si ndikon në jetën e tyre. Apostulli Pavël ishte i pajisur për të arsyetuar me anë të njohurisë së Perëndisë. (Vep. 17:17) Edhe ne jemi të pajisur me informacione bindëse, të cilat na japin mundësinë të arsyetojmë me këdo që takojmë gjatë shërbimit. Libri Të arsyetojmë na ndihmon që të kemi besim te vetja kur flasim me të tjerët. Aty gjenden fakte që nevojiten për të ndihmuar njerëzit të arrijnë në përfundimet e duhura dhe të marrin vendime të mençura. Për shembull, nëse hapet një polemikë si ringjallja, mund të themi thjesht: «Kohët e fundit kam lexuar diçka për këtë temë dhe do të doja t’ua tregoja edhe juve.» Pastaj mund të nxjerrim librin Të arsyetojmë dhe ta vazhdojmë bisedën duke u bazuar në përmbajtjen e pjesës. (Përmend argumente të tjera praktike për territorin tuaj që mund të trajtohen me ndihmën e librit Të arsyetojmë.) Nëse e mbajmë gjithmonë me vete në shërbim librin Të arsyetojmë dhe nëse jemi gati ta përdorim, do të jemi ‘të pajisur për çdo vepër të mirë’.—2 Tim. 3:17.
Kënga 12, lutja mbyllëse.
Java që fillon më 31 korrik
10 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin korrik. Përmend ofertën e literaturës për muajin gusht.
15 min.: Nevoja lokale.
20 min.: «Zhvilloni zakone të mira frymore dhe do të nxirrni mjaft dobi.»c Ftoje auditorin të tregojë për përpjekjet që kanë bërë për të vendosur dhe për të mbajtur zakone të mira frymore, si edhe dobitë që kanë pasur si rezultat.
Kënga 130, lutja mbyllëse.
Java që fillon më 7 gusht
10 min.: Njoftime lokale. Rishiko shkurtimisht se si mund të përshtaten me nevojat e territorit prezantimet model që janë te Shërbimi ynë i Mbretërisë.—Shih Shërbimi ynë i Mbretërisë janar 2005, f. 8.
15 min.: Mbledhje që nxitin për dashuri dhe vepra të shkëlqyera. Fjalim i bazuar në Kullën e Rojës të 15 marsit 2002, faqet 24, 25. Përfshi një intervistë të shkurtër ku një lajmëtar të tregojë për përpjekjet që bën për të qenë rregullisht i pranishëm në mbledhje dhe si ka përfituar nga kjo gjë.
20 min.: Ecni përpara dhe përshtatuni me rrethanat në shërbim. Fjalim dhe diskutim me auditorin, i bazuar në Kullën e Rojës të 1 dhjetorit 2005, faqet 28-30. Duke u bazuar në paragrafët 6-11 të këtij artikulli, trego se si Pavli ishte i vëmendshëm, elastik dhe mendjemprehtë kur predikonte e mësonte të tjerët. Pastaj fto auditorin të komentojë për pyetjet që gjenden te paragrafët 12-14, duke treguar edhe si zbatohet për territorin tuaj. Përfshi një demonstrim ku të tregohet se si mund ta përshtatin prezantimin lajmëtarët duke marrë parasysh nevojat, rrethanat dhe formimin kulturor të njerëzve në territor.
Kënga 83, lutja mbyllëse.
[Shënimet]
a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.
b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.
c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.