Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen me gojë në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 26 qershor 2006. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 30 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 1 maj deri më 26 qershor 2006. [Vër re: kur pas pyetjeve nuk ka referime, për të gjetur përgjigjet duhet të bësh vetë kërkime.—Shih Shkolla e Shërbimit, f. 36, 37.]
CILËSITË ORATORIKE
1. Çfarë është intonacioni dhe pse ka rëndësi? [be f. 111, kutitë]
2. Si mund ta ndryshojmë ritmin kur mbajmë një fjalim? [be f. 112 par. 3-6, kutia]
3. Si të zhvillojmë entuziazëm për subjektin e fjalimit tonë, e përse është e rëndësishme kjo? [be f. 115 par. 1–f. 116 par. 2, kutitë]
4. Pse është thelbësore ngrohtësia kur mësojmë të tjerët, dhe çfarë mund të na ndihmojë ta shprehim atë? [be f. 118 par. 2–f. 119 par. 5]
5. Shpjegoni pse kanë rëndësi në komunikim gjestet dhe shprehjet e fytyrës. (Mat. 12:48, 49) [be f. 121, kutitë]
FJALIMI NR. 1
6. Si e lartëson Jehovain libri i Jobit dhe si i nxjerr në pah normat e Tij të drejta për sa i përket jetesës? [bsi06 f. 13 par. 39, 41]
7. Çfarë provash ka për autenticitetin e Psalmeve? [bsi06 f. 16, 17 par. 10, 11]
8. Çfarë do të thotë fjala «mendjehollë» te Proverbat 13:16? [w04 15/7 f. 28 par. 3, 4]
9. Në ç’mënyrë vepron si ndihmës fryma e shenjtë dhe çfarë duhet të nxitemi të bëjmë, duke ditur këtë? (Gjoni 14:25, 26) [be f. 19 par. 2, 3]
10. Në cilin kuptim të përgjithshëm vjen Jezui, dhe cilës ‘ardhje’ po i referohej ai në fjalët e dokumentuara te Mateu 16:28? [w04 1/3 f. 16 kutia]
LEXIMI JAVOR I BIBLËS
11. Çfarë mund të mësojmë nga përgjigjja që i dha Jobi Jehovait, siç lexojmë te Jobi 42:1-6?
12. Cilën ‘gjë të kotë’ murmuritin kombet? (Psal. 2:1, 2)
13. Cilat themele shkatërrohen? (Psal. 11:3)
14. Në ç’mënyrë fodulli ‘shpaguhet siç e meriton’? (Psal. 31:23)
15. Ç’ngushëllim gjejmë në Psalmin 40, që na ndihmon të përballojmë papërsosmërinë e mishit dhe të këqijat e ndryshme që ndodhin në këtë sistem? (Psal. 40:1, 2, 5, 12)