BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/06 f. 7
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
km 5/06 f. 7

Njoftime

◼ Literatura që do të ofrohet në muajin maj: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur të rivizitoni të interesuarit, përfshirë edhe ata që ndjekin Përkujtimin ose ngjarje të tjera teokratike, por që nuk shoqërohen aktivisht me organizatën, përpiquni t’u lini librin e ri Çfarë mëson vërtet Bibla? me qëllim që të filloni me ta një studim biblik. Qershor: libri Të mësojmë nga Mësuesi i Madh. Nëse personi thotë se nuk ka fëmijë, ofroni librin Familja. Korrik dhe gusht: mund të përdoren broshurat e mëposhtme me 32 faqe: A duhet të besosh në Trinitet?, A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh?, Kur të vdes një njeri i dashur, Çfarë ndodh me ne kur vdesim?, Qëndroni vigjilentë!, A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë?, Një libër për të gjithë njerëzit dhe Një jetë e kënaqshme: Si ta arrijmë?

◼ Shtojca e këtij numri të Shërbimi ynë i Mbretërisë është «Treguesi i shkrimeve 2005». Ky tregues duhet ruajtur për t’u përdorur si mjet ndihmës për studim personal.

◼ Meqenëse korriku është me pesë fundjavë të plota, do të ishte një muaj mjaft i mirë për të shërbyer si pionierë ndihmës.

◼ Mbikëqyrësi drejtues ose dikush tjetër i caktuar prej tij, duhet të bëjë kontrollin e llogarisë së kongregacionit më 1 qershor ose sa më shpejt që të jetë e mundur pas kësaj date. Kur të bëhet kontrolli i llogarisë, të jepet një njoftim para kongregacionit, pasi të lexohet raporti mujor i llogarisë.

◼ Këshillohet që kërkesat për shërbimin si pionierë të rregullt të dërgohen në zyrën e degës të paktën 30 ditë para datës që dëshirojnë ta fillojnë këtë shërbim. Sekretari i kongregacionit duhet ta kontrollojë formularin për t’u siguruar që është plotësuar i gjithi. Nëse ai që bën kërkesën nuk e mban mend datën e saktë të pagëzimit, duhet të llogaritë një datë të përafërt dhe ta përdorë gjithnjë këtë datë. Sekretari duhet ta shënojë këtë datë në skedën Regjistrim i Lajmëtarit të Kongregacionit (S-21).

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo