BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/06 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Nëntema
  • Java që fillon më 13 mars
  • Java që fillon më 20 mars
  • Java që fillon më 27 mars
  • Java që fillon më 3 prill
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
km 3/06 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 13 mars

Kënga 41

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Duke përdorur sugjerimet në faqen 4 ose prezantime të tjera që i përshtaten territorit tuaj, të demonstrohet se si të prezantohet Kulla e Rojës e 15 marsit dhe Zgjohuni! e marsit. Në fund të çdo prezantimi, lajmëtari ta ftojë të zotin e shtëpisë në Përkujtim duke përdorur faqen e pasme të revistës.

15 min.: «T’i ndihmojmë të tjerët të nxjerrin dobi nga shpërblesa.»a Gjatë pjesës në vijim do të shqyrtohet më tej se si mund të përdorim faqet 206-208 në librin Çfarë mëson vërtet Bibla? kur i ftojmë njerëzit në Përkujtim.

20 min.: Darka e Zotërisë​—Një ngjarje që nderon Perëndinë. Diskutim me pyetje dhe përgjigje bazuar në faqet 206-208 të librit Çfarë mëson vërtet Bibla? Në hyrje, në më pak se një minutë, trego si mund të fillohet prezantimi duke lexuar paragrafin e parë. Pastaj ftoje auditorin të komentojë për pyetjet e mëposhtme pa leximin e paragrafëve: (par. 2) Kur e themeloi Jezui Përkujtimin e vdekjes së tij? (par. 3) Sa shpesh duhet të mbahet Darka e Zotërisë? (par. 4) Si përshkruhet në Bibël mbajtja e Përkujtimit? (par. 5) Si e dimë se Jezui nuk e ktheu në kuptimin e mirëfilltë bukën në mishin e tij dhe verën në gjakun e tij? (par. 6) Çfarë simbolizon buka pa maja? (par. 7) Çfarë përfaqëson vera e kuqe? (par. 8) Cilët duhet të marrin nga buka dhe vera? (par. 9) Kur mbahet çdo vit Përkujtimi dhe përse duhet të jemi të pranishëm? Për aq sa e lejon koha, thekso shkrimet kyç. Inkurajoji të gjithë t’i trajtojnë këto informacione me studentët e tyre biblikë dhe me të tjerët që ftojnë në Përkujtim duke lexuar paragrafët, duke diskutuar për pikat kryesore dhe duke përdorur pyetje të thjeshta si në këtë pjesë.

Kënga 134, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 20 mars

Kënga 18

10 min.: Njoftime lokale. Rishiko pikat kryesore nga kutia «Udhëzime për Përkujtimin».

23 min.: Roli që Perëndia i ka caktuar Krishtit. Fjalim bazuar në librin Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait, faqet 10-13. Kur të shqyrtohen dy paragrafët e parë poshtë nëntitullit «Cili është roli i Krishtit?», për tri ose katër minuta të jepen disa sugjerime ose të demonstrohet se si mund të përdoret ftesa e Përkujtimit. Rishiko sugjerimet te Shërbimi ynë i Mbretërisë shkurt 2006, faqja 3, paragrafi 3.

12 min.: Të forcuar nga shqyrtimi i Shkrimeve çdo ditë. Fjalim dhe demonstrim bazuar në parathënien e broshurës Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë 2006. Merr masa që një familje të demonstrojë se si do të shqyrtonin shkrimin e ditës dhe komentin vijues.

Kënga 103, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 27 mars

Kënga 44

15 min.: Njoftime lokale. Kujtoji lajmëtarët të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin mars. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet. Duke përdorur sugjerimet në faqen 4 ose prezantime të tjera që i përshtaten territorit tuaj, të demonstrohet si të prezantohet Kulla e Rojës e 1 prillit dhe Zgjohuni! e prillit. Gjithashtu trego se si mund të përdoren ftesat për të ftuar të interesuarit në Përkujtim.

10 min.: A e ka ende nën kontroll situatën Perëndia? Fjalim dhe demonstrim bazuar në faqen e fundit të Kullës së Rojës 1 prill 2006. Përfitoni nga çdo mundësi për të ftuar sa më shumë njerëz në këtë fjalim publik special. Sigurohuni që të ftoni çdo student biblik si edhe pjesëtarët e familjes së tij që ndoshta nuk janë të pranishëm gjatë studimit biblik. Këtë ftesë duhet t’ia bëjmë të gjithë personave të interesuar dhe të tjerëve që takojmë gjatë shërbimit. Demonstroni se si mund të përdoret Kulla e Rojës e 1 prillit kur të ftohen ata që janë joaktivë ose që nuk vijnë më në mbledhje.

20 min.: Përvoja lokale. Ftoje auditorin të tregojë përvojat që kanë pasur gjatë marsit duke ofruar librin Çfarë na mëson vërtet Bibla? Të tregohet për studimet biblike që janë filluar dhe të demonstrohen një ose dy nga përvojat më të veçanta.

Kënga 170, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 3 prill

Kënga 199

15 min.: Njoftime lokale. Rishikoni shkurtimisht artikullin «Të gjejmë kënaqësi në studimin e librit Çfarë mëson vërtet Bibla?» i cili gjendet në faqen 6 te Shërbimi ynë i Mbretërisë shkurt 2006. Drejtoje vëmendjen te programi i studimit të librit Çfarë mëson vërtet Bibla? Gjithashtu tregoni se si mund të përdoren ftesat për të ftuar të interesuarit në Përkujtim.

10 min.: Nevoja lokale.

20 min.: «T’i mësojmë zemërbutët të ecin në udhën e Perëndisë.»b Përfshi komente bazuar në Kullën e Rojës të 1 korrikut 2004, faqja 16, paragrafi 9.

Kënga 93, lutja përmbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo