BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 2/06 f. 7
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
km 2/06 f. 7

Njoftime

◼ Literatura që do të ofrohet në muajin shkurt: libri T’i afrohemi Jehovait. Mars: libri i ri Çfarë mëson vërtet Bibla? Bëni përpjekje të veçanta për të filluar studime biblike. Prill dhe maj: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur të rivizitoni të interesuarit, përfshirë edhe ata që ndjekin Përkujtimin ose ngjarje të tjera teokratike, por që nuk shoqërohen aktivisht me organizatën, përpiquni t’u lini librin e ri Çfarë mëson vërtet Bibla? me qëllimin që të filloni me ta një studim biblik.

◼ Meqenëse prilli është me pesë fundjavë të plota, do të ishte një rast mjaft i mirë për të shërbyer si pionierë ndihmës.

◼ Tema e fjalimit special publik për periudhën e Përkujtimit të vitit 2006 do të jetë: «A e ka ende nën kontroll situatën Perëndia?» Shih njoftimin që lidhet me këtë, te Shërbimi ynë i Mbretërisë, shtator 2005.

◼ Në faqen 6, artikulli me titull: «Të gjejmë kënaqësi në studimin e librit Çfarë mëson vërtet Bibla?» do të shqyrtohet në Mbledhjen e Shërbimit javën që fillon më 3 prill. Ju lutemi, ruajeni këtë artikull dhe programin shoqërues të studimit.

◼ Mbikëqyrësi drejtues ose dikush tjetër i caktuar prej tij, duhet të bëjë kontrollin e llogarisë së kongregacionit më 1 mars ose sa më shpejt që të jetë e mundur pas kësaj date. Kur të bëhet kjo, të jepet një njoftim para kongregacionit, pasi të lexohet raporti mujor i llogarisë.

◼ Sekretari dhe mbikëqyrësi i shërbimit duhet të rishikojnë veprimtarinë e të gjithë pionierëve të rregullt. Nëse ndonjëri po has vështirësi për të plotësuar kuotën e orëve, pleqtë duhet të marrin masa që atij t’i jepet ndihmë. Për sugjerime, rishikoni letrat vjetore S-201.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo