Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen me gojë në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 27 shkurt 2006. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 30 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 2 janar deri më 27 shkurt 2006. [Vër re: kur pas pyetjeve nuk ka referime, për të gjetur përgjigjet duhet të bësh vetë kërkime.—Shih Shkolla e Shërbimit, f. 36, 37.]
CILËSITË ORATORIKE
1. Në cilat mënyra na ndihmon Shkolla e Shërbimit Teokratik që ‘t’i paraqitim Perëndisë një flijim lëvdimi dhe të shpallim publikisht emrin e tij’? (Hebr. 13:15) [be f. 5 par. 3–f. 6 par. 1]
2. Pse duhet të bëjmë përpjekje të zellshme për të lexuar saktë? [be f. 83 par. 1–f. 84 par. 1]
3. Pse është e rëndësishme t’i themi fjalët qartë kur flasim dhe kur mësojmë të tjerët? [be f. 86 par. 1-6]
4. Pse është i rëndësishëm shqiptimi i saktë dhe çfarë faktorësh duhet të marrim parasysh? [be f. 89 par. 1–f. 90 par. 2, kutia]
5. Cilat janë disa sugjerime që na ndihmojnë të bisedojmë më rrjedhshëm? [be f. 94 par. 4, 5, kutia]
FJALIMI NR. 1
6. Si e vërteton 2 Kronikave 36:17-23 besueshmërinë e profecive biblike? [bsi06 f. 4 par. 35]
7. Cilat ngjarje bënë të mundur kthimin e judenjve në vendin e tyre në vitin 537 p.e.s. që të rindërtonin shtëpinë e Jehovait? [bsi06 f. 5 par. 1-3]
8. Si provon libri i Ezdrës se Jehovai është Perëndia i vërtetë dhe si na e forcon besimin te ai? [bsi06 f. 6 par. 14 dhe f. 7 par 18]
9. Pse është i rëndësishëm për kronologjinë biblike ‘viti i njëzetë i mbretërimit të Artakserksit’? (Neh. 2:1, 5, 6, 11, 17, 18) [bsi06 f. 7 par. 2 dhe f. 8, par. 5]
10. Pse është një shembull i mirë Nehemia për shërbëtorët e Perëndisë në ditët e sotme? [bsi06 f. 8 par. 16, 17]
LEXIMI JAVOR I BIBLËS
11. A i kishin të mërguarit e kthyer Urimin dhe Thumimin, që përdoreshin kur kërkohej përgjigje nga Jehovai? (Ezd. 2:61-63)
12. Pse shumë judenj në Babiloni ngurronin të ngjiteshin në Jerusalem me Ezdrën? (Ezd. 7:28–8:20)
13. Si mund të punonin punëtorët në rindërtimin e murit vetëm me një dorë? (Neh. 4:17, 18)
14. Duke qenë se letrat konfidenciale zakonisht vendoseshin në një çantë të vulosur, përse Sanballati i dërgoi «një letër të hapur» Nehemisë? (Neh. 6:5)
15. Përveç ‘qortimit’ të judenjve për shkeljet e tyre, ashtu siç kishte bërë më parë me princat dhe fisnikët, çfarë masash të tjera korrigjuese mori Nehemia? (Neh. 13:25, 28)