Programi i Shkollës së Shërbimit Teokratik për vitin 2006
Udhëzime
Gjatë vitit 2006, Shkolla e Shërbimit Teokratik do të drejtohet në këtë mënyrë:
BURIMI I MATERIALIT: Shkrimet e Shenjta, Përkthimi Bota e Re [bi12], Kulla e Rojës [w], Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik [be], «I gjithë Shkrimi»—Autentik dhe i dobishëm [bsi06], Tema për biseda biblike [td] që gjendet në Përkthimin Bota e Re dhe Të arsyetojmë nga Shkrimet [rs].
Shkolla duhet të fillojë NË KOHË me këngën, lutjen dhe me shprehjet që urojnë mirëseardhjen, e më pas do të vazhdojë siç tregohet më poshtë. Pas çdo pjese, mbikëqyrësi i shkollës do të prezantojë pjesën tjetër.
CILËSIA ORATORIKE: 5 minuta. Mbikëqyrësi i shkollës, ndihmësi i tij ose një plak tjetër i kualifikuar, do të trajtojnë një cilësi oratorike duke u bazuar në librin Shkolla e Shërbimit. (Në kongregacionet me numër të kufizuar pleqsh, mund të përdoren shërbëtorë ndihmës të kualifikuar.)
FJALIMI NR. 1: 10 minuta. Duhet të trajtohet nga një plak ose një shërbëtor ndihmës i kualifikuar. Ky fjalim do të bazohet në revistën Kulla e Rojës, në librin Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik ose në broshurën «I gjithë Shkrimi»—Autentik dhe i dobishëm. Duhet të prezantohet si një fjalim udhëzimi që zgjat 10 minuta, pa rishikim. Synimi i fjalimit nuk duhet të jetë vetëm trajtimi i materialit, por që të përqendrojë vëmendjen në vlerën praktike të informacionit që po trajtohet, duke nxjerrë në pah atë që do të jetë më e dobishme për kongregacionin. Duhet të përdoret tema e shënuar. Nga vëllezërit të cilëve u caktohet ky fjalim, pritet që t’i përmbahen kohës së lejuar. Nëse është e nevojshme, mund t’u jepet këshillë privatisht.
PIKAT KRYESORE NGA LEXIMI I BIBLËS: 10 minuta. Në pesë minutat e para, një plak ose një shërbëtor ndihmës i kualifikuar duhet të trajtojë materialin duke ua përshtatur nevojave lokale. Ai mund të komentojë për cilëndo pjesë nga leximi i Biblës i caktuar për atë javë. Nuk duhet të bëjë thjesht një përmbledhje të pjesës së caktuar për lexim. Synimi kryesor është të ndihmohet auditori që të kuptojë përse dhe si është i vlefshëm informacioni që trajtohet. Oratori duhet të ketë kujdes që të mos i kalojë pesë minutat që janë caktuar për pjesën e parë. Duhet të sigurohet që të lihen pesë minuta për komente nga auditori. Auditori duhet ftuar që të bëjë komente të shkurtra (për 30 sekonda ose më pak) në lidhje me ato pika që kanë vlerësuar nga leximi i Biblës dhe dobitë e tyre. Pas kësaj, mbikëqyrësi i shkollës do t’i ftojë studentët që të ndahen në klasat ku janë caktuar të bëjnë fjalime.
FJALIMI NR. 2: 4 minuta ose më pak. Është një lexim që duhet bërë nga një vëlla. Studenti duhet ta lexojë pjesën e caktuar pa bërë ndonjë hyrje ose pjesë përmbyllëse. Kur caktimi është nga libri i Psalmeve, ai duhet të lexojë edhe mbishkrimin. Mbikëqyrësi i shkollës do të interesohet veçanërisht që studentët të ndihmohen të lexojnë me kuptueshmëri, rrjedhshmëri, theks të duhur logjik, intonacion, pauza të përshtatshme dhe me natyrshmëri.
FJALIMI NR. 3: 5 minuta. Do t’i caktohet një motre. Studentes që merr këtë caktim do t’i caktohet një rrethanë ose mund të zgjedhë një nga lista që gjendet në faqen 82 të librit Shkolla e Shërbimit. Studentja duhet të përdorë temën e caktuar dhe duhet ta zbatojë atë për ndonjë aspekt të shërbimit që është realist dhe praktik për territorin. Kur nuk jepet asnjë referim si burim materiali, studentes do t’i duhet të grumbullojë material për këtë pjesë, duke bërë kërkime në botimet tona. Studenteve më të reja u duhen caktuar fjalime për të cilat janë dhënë referime. Mbikëqyrësi i shkollës do të interesohet veçanërisht për mënyrën se si e zhvillon studentja materialin dhe si e ndihmon të zonjën e shtëpisë që të arsyetojë rreth Shkrimeve e të kuptojë pikat kyçe të prezantimit. Mbikëqyrësi i shkollës do të caktojë një ndihmëse.
FJALIMI NR. 4: 5 minuta. Studenti duhet të zhvillojë temën e caktuar. Kur nuk jepen referime si burim materiali, studentit do t’i duhet të grumbullojë material për këtë pjesë, duke bërë kërkime në botimet tona. Kur i caktohet një vëllai, kjo pjesë duhet të mbahet si një fjalim, duke pasur në mendje auditorin në Sallën e Mbretërisë. Kur i caktohet një motre, pjesa duhet prezantuar gjithmonë siç përshkruhet për fjalimin nr. 3. Mbikëqyrësi i shkollës mund t’ia caktojë një vëllai fjalimin nr. 4, sa herë që ta shohë të përshtatshme. Ju lutemi, kini parasysh se temat që kanë nga një yllth duhet t’u caktohen vetëm vëllezërve për t’u trajtuar si fjalime.
KOHËMATJA: Në asnjë fjalim nuk duhet të kalohet koha e caktuar, as në këshillat që jep mbikëqyrësi i shkollës. Fjalimet nr. 2 deri 4 duhen ndërprerë me takt, në rast se kalohet koha. Nëse e kalojnë kohën vëllezërit që trajtojnë fjalimin hapës për cilësinë oratorike, fjalimin nr. 1 ose pikat kryesore nga leximi i Biblës, atyre u duhet dhënë këshillë privatisht. Të gjithë duhet ta matin kohën me kujdes. I gjithë programi, pa këngën dhe lutjen, duhet të zgjatë 45 minuta.
KËSHILLA: 1 minutë. Pas fjalimit nr. 2, nr. 3 dhe nr. 4, mbikëqyrësi i shkollës nuk duhet të përdorë më shumë se një minutë për të bërë disa komente pozitive për ndonjë aspekt të fjalimit që ishte për t’u lavdëruar. Synimi i tij nuk është që thjesht të thotë «e bëre mirë», por që të tërheqë vëmendjen ndaj arsyeve specifike se përse ishte i efektshëm ky aspekt i prezantimit. Sipas nevojës së çdo studenti, mund të jepen privatisht këshilla të tjera ndërtuese, pas mbledhjes ose në ndonjë moment tjetër.
NDIHMËSI: Trupi i pleqve mund të zgjedhë një plak të kualifikuar, nëse ka të tjerë përveç mbikëqyrësit të shkollës, që të kryejë caktimin si këshillues ndihmës. Nëse në kongregacion ka disa pleq, çdo vit mund të caktohet një tjetër plak i kualifikuar për këtë caktim. Përgjegjësia e ndihmësit do të jetë që t’u japë këshillë private, nëse është e nevojshme, vëllezërve që prezantojnë fjalimin nr. 1 dhe pikat kryesore nga Bibla. Nuk është e nevojshme që ai të japë këshilla pas çdonjërit prej këtyre fjalimeve të mbajtura nga pleqtë e tjerë ose shërbëtorët ndihmës.
FLETA E KËSHILLAVE: Në libër.
RISHIKIMI ME GOJË: 30 minuta. Çdo dy muaj, mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim me gojë. Rishikimi do të bëhet pas trajtimit të cilësisë oratorike dhe pas prezantimit të pikave kryesore nga leximi i Biblës, siç u tregua më lart. Rishikimi do të bazohet në materialin që është trajtuar në shkollë gjatë dy muajve të fundit, duke përfshirë edhe vetë javën e rishikimit. Në qoftë se javën e rishikimit me gojë, kongregacioni juaj ka asamblenë qarkore, atëherë rishikimi (si edhe pjesa tjetër e programit për javën) duhet shtyrë një javë, ndërsa programi i javës që vjen më pas, duhet përdorur një javë më para. Nëse kongregacioni ka vizitën e mbikëqyrësit qarkor javën e rishikimit me gojë, atëherë kënga, cilësia oratorike dhe pikat kryesore nga leximi i Biblës duhen paraqitur sipas programit. Fjalimi i udhëzimit (që mbahet pas cilësisë oratorike) duhet marrë nga programi i javës vijuese. Në Shkollën e Shërbimit Teokratik për javën vijuese do të zhvillohet cilësia oratorike dhe pikat kryesore nga leximi i Biblës. sipas programit të javës, e pastaj rishikimi me gojë.
PROGRAMI
2 janar Leximi i Biblës: 2 Kronikave 29-32 Kënga 91
Cilësia oratorike: Nxirr plotësisht dobi nga Shkolla e Shërbimit Teokratik (be f. 5 ¶1–f. 8 ¶1)
Nr. 1: Gjej kënaqësi në Fjalën e Perëndisë (be f. 9 ¶1-5)
Nr. 2: 2 Kronikave 30:1-12
Nr. 3: Pse të krishterët e vërtetë nuk përdorin fjalë të ndyra?
Nr. 4: Pse nuk e miraton Perëndia adhurimin e të parëve? (td 2 A)
9 janar Leximi i Biblës: 2 Kronikave 33-36 Kënga 144
Cilësia oratorike: Leximi i saktë (be f. 83 ¶1-f. 84 ¶1)
Nr. 1: 2 Kronikave—Pse është i dobishëm? (bsi f. 4 ¶34-36)
Nr. 2: 2 Kronikave 34:1-11
Nr. 3: Njerëzit mund të nderohen, por vetëm Perëndia duhet adhuruar (td 2 B)
Nr. 4: Asnjëherë mos ki turp t’u përmbahesh normave morale të Biblës!
16 janar Leximi i Biblës: Ezdra 1-5 Kënga 137
Cilësia oratorike: Si të lexojmë saktë? (be f. 84 ¶2–f. 85 ¶3)
Nr. 1: Hyrje për librin e Ezdrës (bsi f. 5, 6 ¶1-7)
Nr. 2: Ezdra 1:1-11
Nr. 3: Dobitë që vijnë nga një ndërgjegje e pastër
Nr. 4: Harmagedoni: Lufta për t’i dhënë fund ligësisë (td 14 A)
23 janar Leximi i Biblës: Ezdra 6-10 Kënga 106
Cilësia oratorike: Fjalët e thëna qartë (be f. 86 ¶1-6)
Nr. 1: Ezdra—Pse është i dobishëm? (bsi f. 6, 7 ¶14-18)
Nr. 2: Ezdra 6:1-12
Nr. 3: Pse Harmagedoni është tregues i dashurisë së Perëndisë? (td 14 B)
Nr. 4: a Pikëpamja e Perëndisë për martesën
30 janar Leximi i Biblës: Nehemia 1-4 Kënga 161
Cilësia oratorike: Si të flasësh qartë? (be f. 87 ¶1–f. 88 ¶3)
Nr. 1: Hyrje për librin e Nehemisë (bsi f. 7, 8 ¶1-5)
Nr. 2: Nehemia 2:1-10
Nr. 3: Lloji më i rëndësishëm i sigurisë
Nr. 4: Pagëzimi: Një kërkesë e krishterë (td 29 A)
6 shkurt Leximi i Biblës: Nehemia 5-8 Kënga 40
Cilësia oratorike: Shqiptimi i saktë—Faktorë që duhen marrë parasysh (be f. 89 ¶1–f. 90 ¶2)
Nr. 1: Lexoje Biblën çdo ditë (be f. 10 ¶1–f. 12 ¶4)
Nr. 2: Nehemia 5:1-13
Nr. 3: Pagëzimi nuk lan mëkatet (td 29 B)
Nr. 4: «Ruaj zemrën» (Prov. 4:23)
13 shkurt Leximi i Biblës: Nehemia 9-11 Kënga 159
Cilësia oratorike: Mënyra për të përmirësuar shqiptimin (be f. 90 ¶3–f. 92)
Nr. 1: Mësojnë paqen në vend të luftës (w04 1/1 f. 6 ¶8–f. 7 ¶5)
Nr. 2: Nehemia 10:28-37
Nr. 3: Dëshmi se Jehovai na do
Nr. 4: Bibla është Fjala e frymëzuar e Perëndisë (td 4 A)
20 shkurt Leximi i Biblës: Nehemia 12, 13 Kënga 118
Cilësia oratorike: Rrjedhshmëria (be f. 93 ¶1–f. 94 ¶3)
Nr. 1: Nehemia—Pse është i dobishëm? (bsi f. 8, 9 ¶16-19)
Nr. 2: Nehemia 13:1-14
Nr. 3: Bibla: Udhërrëfyese praktike për ditët tona (td 4 B)
Nr. 4: b Lojërat e dhunshme në video nuk janë për të krishterët
27 shkurt Leximi i Biblës: Estera 1-5 Kënga 215
Cilësia oratorike: Si ta përmirësosh rrjedhshmërinë? (be f. 94 ¶4–f. 96 ¶3, pa kutinë në f. 95)
Rishikimi me gojë
6 mars Leximi i Biblës: Estera 6-10 Kënga 74
Cilësia oratorike: Si ta përballosh belbëzimin? (be f. 95, kutia)
Nr. 1: Hyrje për librin e Esterës dhe pse është i dobishëm (bsi f. 9-11 ¶1-6, 16-18)
Nr. 2: Estera 6:1-10
Nr. 3: Përgjigjja e butë mund ta largojë tërbimin
Nr. 4: Bibla: Një libër për të gjithë njerëzit (td 4 C)
13 mars Leximi i Biblës: Jobi 1-5 Kënga 160
Cilësia oratorike: Pauzë për të respektuar shenjat e pikësimit e për të kaluar në një mendim tjetër (be f. 97 ¶1–f. 99 ¶1)
Nr. 1: Hyrje për librin e Jobit (bsi f. 11-13 ¶1-6)
Nr. 2: Jobi 2:1-13
Nr. 3: Transfuzionet e gjakut dhunojnë shenjtërinë e gjakut (td 13 A)
Nr. 4: Pse të krishterët e vërtetë e shmangin murmuritjen?
20 mars Leximi i Biblës: Jobi 6-10 Kënga 214
Cilësia oratorike: Pauzë për emfazë, pauzë për të dëgjuar (be f. 99 ¶2–f. 100 ¶5)
Nr. 1: Epërsia e vlerave që mëson Bibla (w04 15/10 f. 4 ¶2–f. 5 ¶3)
Nr. 2: Jobi 7:1-21
Nr. 3: Çfarë do të thotë të jesh i pastër në zemër?
Nr. 4: A duhet shpëtuar me çdo kusht jeta? (td 13 B)
27 mars Leximi i Biblës: Jobi 11-15 Kënga 8
Cilësia oratorike: Theksi i duhur logjik (be f. 101 ¶1–f. 102 ¶3)
Nr. 1: ‘Kushtoji vëmendje mënyrës se si dëgjon’ (be f. 13 ¶1–f. 14 ¶4)
Nr. 2: Jobi 12:1-25
Nr. 3: Kur përfunduan Kohët e johebrenjve? (td 20 A)
Nr. 4: Pse shërbimi na sjell gëzim?
3 prill Leximi i Biblës: Jobi 16-20 Kënga 50
Cilësia oratorike: Si të përmirësosh theksin logjik? (be f. 102 ¶4–f. 104 ¶3)
Nr. 1: Si e tregojmë dashurinë për Perëndinë? (w04 1/3 f. 19-21)
Nr. 2: Jobi 16:1-22
Nr. 3: Si i tërheq Jehovai njerëzit drejt adhurimit të tij?
Nr. 4: Çfarë është kisha e krishterë? (td 18 A)
10 prill Leximi i Biblës: Jobi 21-27 Kënga 119
Cilësia oratorike: Theksimi i ideve kryesore (be f. 105 ¶1–f. 106 ¶1)
Nr. 1: Vlerat që mëson Bibla sjellin shpërblime (w04 15/10 f. 5 ¶4–f. 7 ¶2)
Nr. 2: Jobi 24:1-20
Nr. 3: Jehovai jep fuqi përtej asaj që është normale
Nr. 4: A është Pjetri «shkëmbi»? (td 18 B)
17 prill Leximi i Biblës: Jobi 28-32 Kënga 100
Cilësia oratorike: Volumi i përshtatshëm për auditorin (be f. 107 ¶1–f. 108 ¶4)
Nr. 1: Dëgjo në mbledhje, në asamble e kongrese (be f. 15 ¶1–f. 16 ¶5)
Nr. 2: Jobi 29:1-25
Nr. 3: Shkenca e provuar pajtohet me tregimin e Biblës për krijimin (td 19 A)
Nr. 4: Pse turmat mahniteshin me mënyrën si mësonte Jezui?
24 prill Leximi i Biblës: Jobi 33-37 Kënga 94
Cilësia oratorike: Si ta përmirësosh volumin? (be f. 108 ¶5–f. 110 ¶2)
Rishikimi me gojë
1 maj Leximi i Biblës: Jobi 38-42 Kënga 154
Cilësia oratorike: Intonacioni—Rregullo volumin (be f. 111 ¶1–f. 112 ¶2)
Nr. 1: Jobi—Pse është i dobishëm? (bsi f. 13, 14 ¶39-43)
Nr. 2: Jobi 38:1-24
Nr. 3: Si po përmbushet sot Isaia 60:22?
Nr. 4: A ishin 24-orëshe ditët e krijimit? (td 19 B)
8 maj Leximi i Biblës: Psalmet 1-10 Kënga 168
Cilësia oratorike: Intonacioni—Ndrysho ritmin (be f. 112 ¶3-6)
Nr. 1: Hyrje për librin e Psalmeve—Pjesa 1 (bsi f. 14, 15 ¶1-5)
Nr. 2: Psalmi 4:1–5:12
Nr. 3: A vdiq Jezui në një kryq? (td 21 A)
Nr. 4: Përmbaju modelit të fjalëve të shëndosha
15 maj Leximi i Biblës: Psalmet 11-18 Kënga 217
Cilësia oratorike: Intonacioni—Ndrysho tonin (be f. 113 ¶1–f. 114 ¶3)
Nr. 1: Hyrje për librin e Psalmeve—Pjesa 2 (bsi f. 16, 17 ¶6-11)
Nr. 2: Psalmi 14:1–16:6
Nr. 3: Në cilat mënyra, të krishterët nuk janë pjesë e botës?
Nr. 4: A duhet ta adhurojnë kryqin të krishterët? (td 21 B)
22 maj Leximi i Biblës: Psalmet 19-25 Kënga 23
Cilësia oratorike: Fol me ndjenjë (be f. 115 ¶1–f. 116 ¶4)
Nr. 1: Gjykimi i thellë bën që të kemi miratimin e të tjerëve (w04 15/7 f. 27 ¶4–f. 28 ¶4)
Nr. 2: Psalmi 22:1-22
Nr. 3: Cili është shkaku i vdekjes? (td 44 A)
Nr. 4: c Çfarë janë përkujtuesit e Perëndisë dhe pse duhet t’ua vëmë veshin?
29 maj Leximi i Biblës: Psalmet 26-33 Kënga 203
Cilësia oratorike: Entuziazëm në përputhje me materialin (be f. 116 ¶5–f. 117 ¶4)
Nr. 1: Mund ta përmirësosh kujtesën (be f. 17 ¶1–f. 19 ¶1)
Nr. 2: Psalmi 30:1–31:8
Nr. 3: Në cilat kuptime të bën të lirë e vërteta?
Nr. 4: A mund të na dëmtojnë të vdekurit? (td 44 B)
5 qershor Leximi i Biblës: Psalmet 34-37 Kënga 167
Cilësia oratorike: Shpreh ngrohtësi (be f. 118 ¶1–f. 119 ¶5)
Nr. 1: Fuqia e lutjes (w04 15/8 f. 18 ¶6–f. 19 ¶10)
Nr. 2: Psalmi 34:1-22
Nr. 3: A mund të flasin njerëzit me të afërmit e tyre të vdekur? (td 44 C)
Nr. 4: Nga cilat forma të idhujtarisë duhet të ikim?
12 qershor Leximi i Biblës: Psalmet 38-44 Kënga 216
Cilësia oratorike: Shpreh emocion (be f. 119 ¶6–f. 120 ¶5)
Nr. 1: Roli i frymës së Perëndisë për të na kujtuar gjërat (be f. 19 ¶2–f. 20 ¶3)
Nr. 2: Psalmi 40:1-17
Nr. 3: Shkenca e vërtetë nuk bie në kundërshtim me Biblën
Nr. 4: A është Djalli një person real? (td 8 A)
19 qershor Leximi i Biblës: Psalmet 45-51 Kënga 104
Cilësia oratorike: Rëndësia e gjesteve dhe e shprehjeve të fytyrës (be f. 121 ¶1-4)
Nr. 1: Kur vjen Jezui? (w04 1/3 f. 16, kutia)
Nr. 2: Psalmi 46:1–47:9
Nr. 3: Djalli është sundimtari i padukshëm i botës (td 8 B)
Nr. 4: Si mund të jetë i fuqishëm një i krishterë, edhe atëherë kur është i dobët? (2 Kor. 12:10)
26 qershor Leximi i Biblës: Psalmet 52-59 Kënga 103
Cilësia oratorike: Përdorimi i gjesteve dhe i shprehjeve të fytyrës (be f. 121 ¶5–f. 123 ¶2)
Rishikimi me gojë
3 korrik Leximi i Biblës: Psalmet 60-68 Kënga 45
Cilësia oratorike: Kontakti pamor në shërbim (be f. 124 ¶1–f. 125 ¶4)
Nr. 1: Ç’domethënie ka për ne përulësia e Jehovait? (w04 1/11 f. 29, 30)
Nr. 2: Psalmi 60:1–61:8
Nr. 3: A na justifikon pjesëmarrja në aktivitetet e krishtere që të mos u bindemi ligjeve të Perëndisë?
Nr. 4: Nuk është Perëndia shkaktari i të metave fizike e mendore (rs f. 435 ¶6-f. 436 ¶2)
10 korrik Leximi i Biblës: Psalmet 69-73 Kënga 225
Cilësia oratorike: Kontakti pamor kur mban fjalim (be f. 125 ¶5–f. 127 ¶1)
Nr. 1: Përse t’i kushtohesh leximit? (be f. 21 ¶1–f. 23 ¶3)
Nr. 2: Psalmi 71:1-18
Nr. 3: Me dashuri, Jehovai krijon mundësi që fëmijët të nxjerrin dobi nga flijimi shpërblyes i Krishtit (rs f. 436 ¶3)
Nr. 4: d Pse të krishterët duhet të jenë të paanshëm?
17 korrik Leximi i Biblës: Psalmet 74-78 Kënga 28
Cilësia oratorike: Natyrshmëria në shërbim (be f. 128 ¶1–f. 129 ¶1)
Nr. 1: Lexo me motivin e duhur (be f. 23 ¶4–f. 26 ¶5)
Nr. 2: Psalmi 75:1–76:12
Nr. 3: Çfarë do të thotë të kërkojmë Jehovain? (Sof. 2:3)
Nr. 4: Perëndia nuk po përdor katastrofat natyrore për të ndëshkuar njerëzit (rs f. 436 ¶4-f. 437 ¶2)
24 korrik Leximi i Biblës: Psalmet 79-86 Kënga 112
Cilësia oratorike: Natyrshmëria në podium (be f. 129 ¶2–f. 130 ¶1)
Nr. 1: «Çadra e njerëzve të drejtë do të lulëzojë» (w04 15/11 f. 26 ¶1–f. 28 ¶2)
Nr. 2: Psalmi 82:1–83:18
Nr. 3: Vuajtjet nuk duhen parë si shenjë se Perëndia nuk na miraton (rs f. 437 ¶3, 4)
Nr. 4: A mund t’i pëlqejnë vërtet Perëndisë njerëzit e papërsosur?
31 korrik Leximi i Biblës: Psalmet 87-91 Kënga 57
Cilësia oratorike: Natyrshmëria kur lexon në publik (be f. 130 ¶2-4)
Nr. 1: Kur «njohuria është gjë e lehtë» dhe mençuria na drejton (w04 15/11 f. 28 ¶3–f. 29 ¶7)
Nr. 2: Psalmi 89:1-21
Nr. 3: Studimi i Biblës është pjesë e adhurimit tonë
Nr. 4: Begatia materiale nuk duhet parë si provë e bekimit të Perëndisë (rs f. 438 ¶1, 2)
7 gusht Leximi i Biblës: Psalmet 92-101 Kënga 190
Cilësia oratorike: Pastërtia personale e stolis mesazhin (be f. 131 ¶1-3)
Nr. 1: Si të studiosh? (be f. 27 ¶1–f. 31 ¶2)
Nr. 2: Psalmi 92:1–93:5
Nr. 3: A do të thotë që një njeri ka frymën e Perëndisë, nëse flet në gjuhë të huaja? (rs f. 163 ¶2–4)
Nr. 4: Rëndësia e integritetit moral
14 gusht Leximi i Biblës: Psalmet 102-105 Kënga 1
Cilësia oratorike: Si ndikon modestia dhe mendja e shëndoshë në mënyrën se si vishemi e rregullohemi? (be f. 131 ¶4–f. 132 ¶3)
Nr. 1: «Sa të shumta janë veprat e tua, o Jehova!» (w04 15/11 f. 8, 9)
Nr. 2: Psalmi 104:1-24
Nr. 3: Pse duhet të qëndrojmë vigjilentë?
Nr. 4: Përse sot të folurit në gjuhë të huaja është ndryshe nga ajo e të krishterëve në shekullin e parë? (rs f. 164 ¶1-4)
21 gusht Leximi i Biblës: Psalmet 106-109 Kënga 201
Cilësia oratorike: Vlera e veshjes së rregullt (be f. 132 ¶4–f. 133 ¶1)
Nr. 1: Të rinj: Mos ndiqni verbërisht moshatarët tuaj! (w04 15/10 f. 22 ¶4–f. 24 ¶4)
Nr. 2: Psalmi 107:20-43
Nr. 3: Fjala e Perëndisë na ndihmon të arsyetojmë për pohimet e disave se kanë frymën e Perëndisë (rs f. 164 ¶6-f. 165 ¶2)
Nr. 4: Si mund ta imitojmë Perëndinë?
28 gusht Leximi i Biblës: Psalmet 110-118 Kënga 125
Cilësia oratorike: Një paraqitje e jashtme e mirë nuk jep shkak për pengesë (be f. 133 ¶2-4)
Rishikimi me gojë
4 shtator Leximi i Biblës: Psalmi 119 Kënga 59
Cilësia oratorike: Pozicioni i mirë i trupit dhe mjetet e pastra (be f. 134 ¶1-5)
Nr. 1: Studimi është shpërblyes (be f. 31 ¶3–f. 32 ¶4)
Nr. 2: Psalmi 119:25-48
Nr. 3: Pse tregojmë respekt për autoritetet qeveritare?
Nr. 4: Sot të krishterët e vërtetë nuk identifikohen nga të folurit në gjuhë të huaja (rs f. 165 ¶3-5)
11 shtator Leximi i Biblës: Psalmet 120-134 Kënga 65
Cilësia oratorike: Si ta pakësosh ankthin kur flet? (be f. 135 ¶1–f. 137 ¶2)
Nr. 1: Si të bësh kërkime? (be f. 33 ¶1-f. 35 ¶2)
Nr. 2: Psalmi 121:1–123:4
Nr. 3: Për sa kohë duhej të zgjaste dhurata e gjuhëve? (rs f. 165 ¶6–f. 166 ¶1)
Nr. 4: Çfarë është hiperbola dhe si e përdori Jezui?
18 shtator Leximi i Biblës: Psalmet 135-141 Kënga 97
Cilësia oratorike: Si të arrish ta zotërosh veten? (be f. 137 ¶3–f. 138 ¶6)
Nr. 1: Psalmet—Pse është i dobishëm?—Pjesa 1 (bsi f. 17, 18 ¶23-27)
Nr. 2: Psalmi 136:1-26
Nr. 3: Në ç’kuptim, Përkujtimi është një darkë e përbashkët?
Nr. 4: e Triniteti nuk bazohet në Bibël (rs f. 404 ¶1–f. 410 ¶2)
25 shtator Leximi i Biblës: Psalmet 142-150 Kënga 5
Cilësia oratorike: Rëndësia e përforcimit të zërit (be f. 139 ¶1–f. 140 ¶1)
Nr. 1: Psalmet—Pse është i dobishëm?—Pjesa 2 (bsi f. 18, 19 ¶28-32)
Nr. 2: Psalmi 142:1–143:12
Nr. 3: f Kur dikush pyet: ‘A besoni te Triniteti?’ (rs f. 424 ¶1–f. 425 ¶2)
Nr. 4: Si mund t’i vëmë nevojat e të tjerëve para nevojave tona?
2 tetor Leximi i Biblës: Proverbat 1-6 Kënga 111
Cilësia oratorike: Përdore mirë mikrofonin (be f. 140 ¶2–f. 142 ¶1)
Nr. 1: Hyrje për librin e Proverbave—Pjesa 1 (bsi f. 19, 20 ¶1-5)
Nr. 2: Proverbat 5:1-23
Nr. 3: Pse ka kaq shumë ligësi? (rs f. 219 ¶4–f. 220 ¶1)
Nr. 4: g Mos përhap tregime të rreme (2 Tim. 4:4)
9 tetor Leximi i Biblës: Proverbat 7-11 Kënga 73
Cilësia oratorike: Përdor Biblën për t’u përgjigjur (be f. 143 ¶1-3)
Nr. 1: Hyrje për librin e Proverbave—Pjesa 2 (bsi f. 20, 21 ¶6-11)
Nr. 2: Proverbat 7:1-27
Nr. 3: Asnjanësia e krishterë ndihmon për unitetin e vëllazërisë sonë
Nr. 4: Përse e lejon Perëndia ligësinë? (rs f. 220 ¶2–f. 221 ¶3)
16 tetor Leximi i Biblës: Proverbat 12-16 Kënga 180
Cilësia oratorike: Si të përmirësohesh në përdorimin e Biblës? (be f. 144 ¶1-4)
Nr. 1: Mëso të përdorësh mjetet e tjera për kërkime (be f. 35 ¶3–f. 38 ¶4)
Nr. 2: Proverbat 14:1-21
Nr. 3: Si kemi nxjerrë dobi nga fakti që Perëndia e ka lejuar ligësinë? (rs f. 222 ¶1-2)
Nr. 4: Çfarë mund të na ndihmojë që të jemi të vëmendshëm në mbledhje?
23 tetor Leximi i Biblës: Proverbat 17-21 Kënga 131
Cilësia oratorike: Nxite auditorin që të përdorë Biblën (be f. 145, 146)
Nr. 1: Proverbat—Pse është i dobishëm?—Pjesa 1 (bsi f. 21-23 ¶19-28)
Nr. 2: Proverbat 17:1-20
Nr. 3: Si i konsiderojnë të krishterët të moshuarit?
Nr. 4: h Cilën pikëpamje nxit Bibla për gratë? (rs f. 152 ¶1, 2)
30 tetor Leximi i Biblës: Proverbat 22-26 Kënga 9
Cilësia oratorike: Rëndësia e paraqitjes së efektshme të shkrimeve (be f. 147 ¶1–f. 148 ¶2)
Rishikimi me gojë
6 nëntor Leximi i Biblës: Proverbat 27-31 Kënga 51
Cilësia oratorike: Zgjidh komentet e duhura për të paraqitur shkrimet (be f. 148 ¶3–f. 149 ¶2)
Nr. 1: Proverbat—Pse është i dobishëm?—Pjesa 2 (bsi f. 23, 24 ¶29-38)
Nr. 2: Proverbat 28:1-18
Nr. 3: A i poshtëron gratë fakti që autoriteti u është dhënë burrave? (rs f. 152 ¶3- f. 153 ¶2)
Nr. 4: Pse s’duhet t’i gjykojmë nga pamja e jashtme njerëzit që takojmë në shërbim?
13 nëntor Leximi i Biblës: Eklisiastiu 1-6 Kënga 25
Cilësia oratorike: Emfaza e duhur përfshin ndjenjat (be f. 150 ¶1, 2)
Nr. 1: Hyrje për librin e Eklisiastiut (bsi f. 25, 26 ¶1-8)
Nr. 2: Eklisiastiu 5:1-15
Nr. 3: Në ç’mënyrë të vërtetat e Biblës u janë fshehur të mençurve e të zgjuarve? (Mat. 11:25)
Nr. 4: A duhet të jenë shërbëtore të emëruara gratë? (rs f. 153 ¶3–f. 154 ¶1)
20 nëntor Leximi i Biblës: Eklisiastiu 7-12 Kënga 37
Cilësia oratorike: Thekso fjalët e duhura (be f. 150 ¶3–f. 151 ¶3)
Nr. 1: Eklisiastiu—Pse është i dobishëm? (bsi f. 26, 27 ¶15-19)
Nr. 2: Eklisiastiu 9:1-12
Nr. 3: Pse gratë e krishtere e mbulojnë kokën në disa raste? (rs f. 154 ¶2–f. 155 ¶1)
Nr. 4: Ç’të keqe ka të jesh xheloz?
27 nëntor Leximi i Biblës: Kënga e Solomonit 1-8 Kënga 11
Cilësia oratorike: Metodat për të dhënë emfazë (be f. 151 ¶4–f. 152 ¶6)
Nr. 1: Hyrje për Këngën e Solomonit dhe pse është i dobishëm (bsi f. 27-29 ¶1-4, 16-18)
Nr. 2: Kënga e Solomonit 7:1–8:4
Nr. 3: Pse të krishterët duhet të vishen me rregullsi, pastërti dhe me modesti?
Nr. 4: A është e përshtatshme që gratë të bëjnë makijazh ose të vënë bizhuteri? (rs f. 155 ¶2-f. 156 ¶2)
4 dhjetor Leximi i Biblës: Isaia 1-5 Kënga 90
Cilësia oratorike: Zbatimi i saktë i shkrimeve (be f. 153 ¶1–f. 154 ¶3)
Nr. 1: Hyrje për librin e Isaisë (bsi f. 29-31 ¶1-8)
Nr. 2: Isaia 3:1-15
Nr. 3: A do të shkatërrohet bota me zjarr? (rs f. 62 ¶1, 2)
Nr. 4: i Pse të krishterët ‘nuk duhet të zemërohen shpejt’? (Jak. 1:19)
11 dhjetor Leximi i Biblës: Isaia 6-10 Kënga 204
Cilësia oratorike: Bëje të qartë zbatimin e shkrimeve (be f. 154 ¶4–f. 155 ¶4)
Nr. 1: Si të bësh një skemë? (be f. 39-42)
Nr. 2: Isaia 10:1-14
Nr. 3: Pse është shumë e rëndësishme të dimë të falim?
Nr. 4: Kush sundon në këtë botë: Perëndia apo Satanai? (rs f. 62 ¶3–f. 63 ¶3)
18 dhjetor Leximi i Biblës: Isaia 11-16 Kënga 47
Cilësia oratorike: Arsyeto nga Shkrimet (be f. 155 ¶5–f. 156 ¶5)
Nr. 1: Të rinj: Lërini prindërit t’ju ndihmojnë ta ruani zemrën! (w04 15/10 f. 20 ¶1–f. 22 ¶3)
Nr. 2: Isaia 11:1-12
Nr. 3: Si e konsiderojnë të krishterët e vërtetë botën dhe njerëzit që janë pjesë e saj? (rs f. 64 ¶1–f. 65 ¶1)
Nr. 4: Të krishterët e vërtetë nuk do të marrin pjesë në luftën e Harmagedonit
25 dhjetor Leximi i Biblës: Isaia 17-23 Kënga 53
Cilësia oratorike: Nxjerrja në pah e vlerës praktike (be f. 157 ¶1–f. 158 ¶1)
Rishikimi me gojë
a T’u caktohet vetëm vëllezërve.
b T’u caktohet vetëm vëllezërve.
c T’u caktohet vetëm vëllezërve.
d T’u caktohet vetëm vëllezërve.
e T’u caktohet vetëm vëllezërve.
f T’u caktohet vetëm vëllezërve.
g T’u caktohet vetëm vëllezërve.
h Zgjidh disa pika kryesore nga materiali i caktuar, që do t’u shërbejnë më tepër nevojave të territorit tuaj.
i Zgjidh disa pika kryesore nga materiali i caktuar, që do t’u shërbejnë më tepër nevojave të territorit tuaj.