Programi i Mbledhjes së Shërbimit
SHËNIM: Një ose dy muaj pasi kongregacioni të ketë ndjekur Kongresin Krahinor «T’i bindemi Perëndisë», gjatë Mbledhjes së Shërbimit, duhet të programohen 15 deri në 20 minuta (ndoshta duke përdorur pjesën e nevojave lokale) për të rishikuar pikat kryesore të kongresit që u janë dukur të dobishme lajmëtarëve për në shërbim. Kjo pjesë e veçantë e Mbledhjes së Shërbimit do të na japë mundësinë të shpjegojmë se si po i përdorim ato që mësuam në kongres dhe si na ka ndihmuar për ta bërë sa më të efektshëm shërbimin tonë.—Shih Shërbimi ynë i Mbretërisë, prill 2005, f. 2.
Java që fillon më 8 gusht
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Kujtoju lajmëtarëve datat kur mbahen asambleja qarkore dhe asambleja speciale njëditore gjatë vitit të shërbimit 2006, në qoftë se dihen.
10 min.: «A po i përdorni ftesat?» Fjalim dhe diskutim me auditorin. Ftoje auditorin të komentojë për rezultatet e mira që kanë arritur, kur kanë përdorur ftesat për në mbledhje. Përfshi një demonstrim të shkurtër, ku një lajmëtar e fton në mbledhje një të interesuar duke përdorur ftesën.
25 min.: «Tani është koha për të predikuar!»a Merr masa që një a dy pionierë të rregullt të komentojnë se si i kanë rregulluar gjërat për të shërbyer si pionierë, dhe për bekimet që kanë pasur si rrjedhim.
Kënga 197, lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 15 gusht
10 min.: Njoftime lokale. Përdor sugjerimet në faqen 8 (nëse janë të përshtatshme për territorin tuaj) për të demonstruar se si të prezantohen Kulla e Rojës e 15 gushtit dhe Zgjohuni! e 22 gushtit. Të demonstrohet se si një plak kongregacioni dhe një lajmëtar i sëmurë predikojnë me anë të telefonit.
15 min.: A ju kujtohet? Diskutim me auditorin, bazuar në Kullën e Rojës, 15 prill 2005, faqja 30. Ftoje auditorin që të komentojë për secilën pyetje. Thekso vlerën praktike të materialit. Inkurajoji të gjithë që ta lexojnë me vëmendje çdo numër të Kullës së Rojës e të Zgjohuni!
20 min.: «Të fillojmë studime biblike te dera dhe nëpërmjet telefonit.»b Përfshi një demonstrim të shkurtër ku të tregohet se si mund të fillohet një studim biblik që në vizitën e parë, duke përdorur vetëm një ose dy paragrafë nga broshura Çfarë kërkon? Shkurtimisht jep një ose dy përvoja inkurajuese që tregojnë se si kanë filluar studime biblike me telefon.
Kënga 30, lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 22 gusht
10 min.: Njoftime lokale. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet.
15 min.: Nevoja lokale.
20 min.: «Predikimi për Mbretërinë—Një privilegj i çmuar.»c Kur të shqyrtohet paragrafi 4, rishiko masën e veçantë që është marrë për ata që janë mjaft të kufizuar për shkak të moshës ose të problemeve shëndetësore, të cilët mund ta raportojnë shërbimin edhe kur kanë bërë vetëm 15 minuta.—Shih Shërbimi ynë i Mbretërisë, tetor 2002 f. 8, par. 6.
Kënga 204, lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 29 gusht
10 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin gusht. Përdor sugjerimet në faqen 8 (nëse janë të përshtatshme për territorin tuaj), për të demonstruar se si të prezantohen Kulla e Rojës e 1 shtatorit dhe Zgjohuni! e 8 shtatorit. Në njërin nga prezantimet, demonstro si rivizitohet një itinerar revistash.
15 min.: «Dëshmi e heshtur.»d Fto disa lajmëtarë që i ke zgjedhur më parë, të komentojnë se si i ka ndihmuar sjellja e mrekullueshme që kanë parë te populli i Jehovait që të bëheshin shërbëtorë të tij.
20 min.: Të përdorim Biblën që në vizitën e parë. Fjalim dhe diskutim me auditorin. Rishiko sugjerimet te Shërbimi ynë i Mbretërisë, shtator 2004, faqja 4, paragrafi 2, se si t’ua drejtojmë vëmendjen njerëzve te Fjala e Perëndisë, që në vizitën e parë. Demonstro si mund të përdoret një ose dy nga sugjerimet e prezantuara, me ofertën e literaturës për shtatorin. Nëse e lejon koha, mund të diskutohen e të demonstrohen edhe sugjerimet që ndodhen te shtojca e Shërbimi ynë i Mbretërisë, janar 2005, për të prezantuar ofertat e muajit.
Kënga 71, lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 5 shtator
10 min.: Njoftime lokale.
15 min.: «Të drejtojmë studime biblike që bëjnë përparim—Pjesa 12.»e Planifiko që më përpara, që një a dy lajmëtarë të komentojnë çfarë i ka ndihmuar të bënin përparim për të filluar e për të drejtuar studime biblike.
20 min.: Të kujdesemi për të moshuarit. Fjalim nga një plak, bazuar në Kullën e Rojës 15 maj 2004, faqet 15-20. Përmend organizimin që është bërë në kongregacion, për të ndihmuar të sëmurët e të moshuarit.
Kënga 164, lutja përmbyllëse.
[Shënimet]
a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
d Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
e Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.