BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 7/05 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Nëntema
  • Java që fillon më 11 korrik
  • Java që fillon më 18 korrik
  • Java që fillon më 25 korrik
  • Java që fillon më 1 gusht
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
km 7/05 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 11 korrik

Kënga 49

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Përdor sugjerimet në faqen 4 (nëse i përshtaten territorit tuaj) për të demonstruar si të prezantohet Kulla e Rojës e 15 korrikut dhe Zgjohuni! e 22 korrikut. Mund të përdoren edhe prezantime të tjera të përshtatshme. Në çdo demonstrim, trego një mënyrë se si mund të kapërcehet kundërshtimi: «Jam i zënë.»​—Shih librin Të arsyetojmë, faqet 19, 20, anglisht.

15 min.: Nevoja lokale.

20 min.: «T’ua japim lajmin e mirë sa më shumë njerëzve.»a Kur të diskutohet paragrafi 5, rishiko sugjerimet që i përshtaten territorit tuaj te Shërbimi ynë i Mbretërisë, qershor 2005, faqja 8.

Kënga 88, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 18 korrik

Kënga 173

7 min.: Njoftime lokale. Të shqyrtohet shkurtimisht Kulla e Rojës e 15 gushtit 2000, faqja 32. Thekso dobitë që kemi nëse mbajmë një program të rregullt për leximin e përditshëm të Biblës, edhe gjatë periudhës së pushimeve, edhe në raste të tjera kur rutina jonë ndryshon.

13 min.: «Të drejtojmë studime biblike që bëjnë përparim​—Pjesa 11.»b Përfshi një demonstrim ku një drejtues studimi dhe një lajmëtar i ri përgatiten për të bërë një rivizitë. Ata rishikojnë shënimet që kanë bërë gjatë predikimit dhe zgjedhin një pikë të përshtatshme për t’u trajtuar gjatë rivizitës. Gjithashtu përgatitin një hyrje të thjeshtë dhe një pyetje që mund të lihet pezull në fund të vizitës. Demonstrimi të mbarojë në momentin që ata janë gati për të provuar prezantimin që kanë përgatitur.

15 min.: «Si duhet të reagojmë ndaj dhunës dhe provokimit?» Trajtoje materialin që vijon me pjesëmarrjen e auditorit. Për çdo pikë, lexo më përpara shkrimet e cituara dhe më pas vazhdo me pyetjet për auditorin. Pyetje për meditim: 1) Si duhet të reagojë një burrë i krishterë ndaj gruas ose fëmijëve, kur këta mund të provokojnë zemërimin e tij? (Prov. 25:28; 17:27) 2) Si duhet të reagojë një grua e krishterë, nëse burri i saj jobesimtar e kërcënon ose ushtron dhunë me fjalë? (Prov. 15:1; 25:15) 3) Si duhet të reagojë në shkollë një i(e) krishterë, kur e provokojnë ose e fyejnë? (Shih librin lr, faqet 104 dhe 105) (Mat. 5:39) 4) Si duhet të reagosh, nëse një fqinj, një koleg pune, një klient ose dikush tjetër, të sulmon me fjalë para të tjerëve? Pavarësisht nga mentaliteti i vendit ku jetojmë, si e konsideron Jehovai një njeri që ia kthen të tjerëve «me të njëjtën monedhë»? (Prov. 29:11; 17:14) 5) Si duhet të reagojmë kur na fyejnë për shkak të besimit tonë, në shërbim? Në lagje? Në vendin e punës? (Rom. 12:21) Nëse ke botime në gjuhë të huaja, përfundo duke shpjeguar pikëpamjen e krishterë për vetëmbrojtjen, në bazë të revistës Zgjohuni! (anglisht), 22 shtator 1995, faqet 13 dhe 14.

10 min.: T’i ndihmojmë të tjerët që ta kuptojnë e ta çmojnë Biblën. Diskutim me pyetje dhe përgjigje, bazuar në librin Të adhurojmë Perëndinë faqet 24, 25, paragrafët 3-6. Përdor pyetjet që ndodhen në libër. Përfshi komente nga broshura Një libër për të gjithë njerëzit, faqja 32.

Kënga 10, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 25 korrik

Kënga 138

15 min.: Njoftime lokale. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet. Duke përdorur sugjerimet në faqen 4, (nëse i përshtaten territorit), të demonstrohet se si të prezantohet Kulla e Rojës e 1 gushtit dhe Zgjohuni! e 8 gushtit. Mund të përdoren edhe prezantime të tjera të përshtatshme. Në njërin prej prezantimeve, të demonstrohet se si mund të ofrohen revistat në mënyrë joformale në treg ose në ndonjë vend publik të përshtatshëm.

10 min.: Ngulituani fëmijëve të vërtetën në zemër. (Ligj. 6:7) Fjalim nga një plak, bazuar në Kullën e Rojës, 15 gusht 2002, faqet 30, 31. Thekso parimet biblike që i ndihmojnë prindërit që nuk e kanë bashkëshortin në të vërtetën, se si t’i stërvitin fëmijët.

20 min.: «Borxhi që u kemi të tjerëve.»c Përfshi komente nga Kulla e Rojës e 1 korrikut 2000, faqja 11, paragrafi 13.

Kënga 82, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 1 gusht

Kënga 187

15 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin korrik. Ftoje auditorin ta hapë librin e Shkollës së Shërbimit në faqen 70 dhe, gjatë një diskutimi me auditorin, shqyrtoni paragrafët 1, 2 dhe kutinë: «Si të komentosh në mbledhje?»

15 min.: «Ndihmojini fëmijët të aftësohen në shërbim.» Fjalim dhe diskutim me auditorin. Përfshi një demonstrim ku një prind me fëmijën e tij përdorin një prezantim të thjeshtë. Prindi ta përfundojë prezantimin duke shpjeguar shkurtimisht për kontributet.

15 min.: A keni provuar një prezantim elastik? Fjalim dhe diskutim me auditorin, bazuar te Shërbimi ynë i Mbretërisë, janar 2005, faqja 6. Rishiko sugjerimet e dhëna dhe trego se si mund të përshtatet një prezantim elastik për ofertën e literaturës për muajin gusht. Të demonstrohen një ose dy prezantime.

Kënga 218, lutja përmbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo