BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/05 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Nëntema
  • Java që fillon më 14 mars
  • Java që fillon më 21 mars
  • Java që fillon më 28 mars
  • Java që fillon më 4 prill
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
km 3/05 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 14 mars

Kënga 132

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Përdor sugjerimet në faqen 4 (nëse i përshtaten territorit) për të demonstruar se si të prezantohet Kulla e Rojës e 15 marsit dhe Zgjohuni! e 22 marsit. Mund të përdoren edhe prezantime të tjera të përshtatshme. Në një prej prezantimeve, të demonstrohet se si mund të zhvillohet një rivizitë me një itinerar. Në përfundim të prezantimit, duke përdorur faqen 32 të revistës Kulla e Rojës së 15 marsit, kujtoje të zotin e shtëpisë për Përkujtimin që po afron.

20 min.: «Më shumë theksi te Bibla!»a

15 min.: Një ndihmë për të na forcuar. Pas një hyrjeje prej më pak se një minutë, zhvillo një diskutim me auditorin në lidhje me Librin vjetor 2005. Meditimi për veprat e mrekullueshme të Jehovait në kohët moderne na afron më shumë me të dhe me vëllezërit tanë anembanë botës. (Psal. 77:12-14) Kjo na jep forcë që t’i kundërvihemi Djallit, «të fortë në besim». (1 Pjet. 5:8, 9) I ndihmon ata që janë të rinj në të vërtetën të rritin vlerësimin për organizatën e Jehovait. Ftoje auditorin të tregojë pikat që i kanë pëlqyer më shumë nga Libri vjetor 2005. Planifiko që më përpara që një ose dy prej tyre të tregojnë se ç’program kanë për të lexuar Librin vjetor.

Kënga 137, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 21 mars

Kënga 140

10 min.: Njoftime lokale.

15 min.: «Të drejtojmë studime biblike që bëjnë përparim​—Pjesa 7.»b Kur të përgatitesh për këtë pjesë, shiko edhe Kullën e Rojës, 15 korrik 2002, faqja 27, paragrafët 5 dhe 6.

20 min.: Çfarë është Harmagedoni? Pas një hyrjeje prej më pak se një minutë, zhvillo një diskutim me pyetje dhe përgjigje, të bazuar në pyetjet dhe shkrimet e mëposhtme: (1) A do t’i lejojë Perëndia njerëzit që ta shkatërrojnë tokën me anë të asaj që quhet «Harmagedoni termobërthamor»? Psal. 37:29; Zbul. 11:18. (2) Çfarë është Harmagedoni për të cilin flet Bibla? Zbul. 16:14, 16. (3) A do të zhvillohet lufta e Harmagedonit vetëm në Lindjen e Mesme, atje ku ndodhet në të vërtetë mali i Megidos? Jer. 25:33. (4) Kush ose çfarë do të shkatërrohet në Harmagedon? Dan. 2:44; Zbul. 19:17, 18; 1 Gjon. 2:16, 17; Zbul. 21:8. (5) A do të jetë i përhershëm ky shkatërrim? Mat. 25:46. (6) A do të ketë të mbijetuar? Sof. 2:3; Rom. 10:13; Psal. 37:34; Zbul. 7:9, 10, 14. (7) A është në kundërshtim me dashurinë e Perëndisë shkatërrimi i të ligjve? 2 Pjet. 3:9; 2 Sel. 1:6. Ftoje auditorin të komentojë për pyetjet duke përdorur shkrimet e përmendura. Diskuto se si mund ta përdorim në shërbim këtë informacion.

Kënga 109, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 28 mars

Kënga 144

10 min.: Njoftime lokale. Lexo raportin e llogarisë dhe, (nëse ka) edhe letrën e falënderimit për kontributet e kongregacionit. Inkurajoji të gjithë që të ftojnë të interesuarit për të ndjekur fjalimin publik special që do të mbahet më 10 prill. Përmend ofertën e literaturës për muajt prill dhe maj.

15 min.: Nevoja lokale.

20 min.: Të ofrojmë revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Të rishikohen sugjerimet që jepen te Shërbimi ynë i Mbretërisë shkurt 2005, faqja 8, se si mund të ofrojmë më shumë revista. Diskuto pikat me interes në numrat e fundit të revistave. Përdor sugjerimet në faqen 4 (nëse i përshtaten territorit), për të demonstruar se si të prezantohet Kulla e Rojës e 1 prillit dhe Zgjohuni! e 8 prillit. Mund të përdoren edhe prezantime të tjera të përshtatshme. Në çdo prezantim të shpjegohet se si financohet vepra jonë mbarëbotërore.​—Shih Kullën e Rojës faqja 2, ose Zgjohuni! faqja 5.

Kënga 116, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 4 prill

Kënga 119

5 min.: Njoftime lokale.

15 min.: Kini dashuri mes jush. (Gjoni 13:35) Fjalim nga një plak, bazuar në Kullën e Rojës së 1 shkurtit 2003, faqet 15-18, paragrafët 10-21. Ashtu si thuhet edhe në ofertën e literaturës për muajt prill dhe maj, jemi të nxitur të përpiqemi për të filluar studime biblike me ata që tashmë kanë studiuar librin Njohuria dhe broshurën Çfarë kërkon? Thekso se si mund të bashkëpunojnë lajmëtarët me pleqtë, për të ndihmuar ata që janë të dobët frymësisht.

25 min.: «Një video me një mesazh për çdo kohë.» Lexo Psalmin 91:2 dhe 31:14 dhe komento shkurtimisht secilin shkrim. Pastaj fillo menjëherë një diskutim me auditorin për videon Davidi duke përdorur të gjitha pyetjet në paragrafin e dytë, si edhe pyetjen që ndodhet në paragrafin e tretë. Nëse në kongregacion nuk keni një kopje të kësaj DVD-je ose vëllezërit nuk e kuptojnë një nga gjuhët në të cilën disponohet DVD-ja, diskutimi mund të zhvillohet duke përdorur po ato pyetje dhe shkrimet e cituara. Përfundo duke lexuar Psalmin 56:11.

Kënga 36, lutja përmbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo