Të provojmë prezantime elastike
Të shtyrë nga interesi i sinqertë për njerëzit, përpiqemi të kuptojmë nevojat e tyre dhe t’u tregojmë se si do t’i zgjidhë përfundimisht Mbretëria problemet që kanë. (Filip. 2:4) Një metodë elastike, që lajmëtarëve u duket e efektshme, është ta ftojnë të zotin e shtëpisë të komentojë për ilustrimet e parajsës nëpër botimet tona, si ato që ndodhen në listën në të djathtë të kësaj faqeje. Këtë mund ta bëjmë duke përdorur një nga hyrjet e mëposhtme:
◼ «A mendoni se do të vijë dita kur e gjithë familja njerëzore të jetojë në këto kushte që paraqiten këtu?»
◼ «Të gjithë do të donim që fëmijët tanë të jetonin në një botë si kjo këtu. Si mendoni, çfarë duhet për të arritur një gjë të tillë?»
◼ «Kjo figurë ilustron se si do të jetë toka kur në të të bëhet vullneti i Perëndisë, ashtu siç po bëhet në qiell. A shihni ndonjë gjë që ndryshon nga jeta sot?»
◼ «A do t’ju pëlqente të jetonit në kushte si këto që paraqiten këtu? [Ta lëmë të përgjigjet.] A mendoni se kjo do të ndodhë gjatë jetës sonë?»
Ta dëgjojmë me kujdes përgjigjen e të zotit të shtëpisë dhe me mirësjellje t’i bëjmë një a dy pyetje të tjera për të ditur pikëpamjen e tij a të saj. Në qoftë se disa përgjigjen që nuk dëshirojnë të jetojnë në kushtet e paraqitura në figurë ose që nuk besojnë se kjo gjë është e mundur, të mos nxjerrim menjëherë përfundimin që s’janë të interesuar. Me takt, t’i pyesim pse mendojnë kështu. Komentet mund të zbulojnë se shqetësohen vërtet për problemet e njerëzimit, në dukje të pazgjidhshme.—Ezek. 9:4.
Pasi e kuptojmë çfarë e shqetëson të zotin e shtëpisë, ta përshtatim prezantimin në përputhje me këtë shqetësim. Të theksojmë atë aspekt të mesazhit të Mbretërisë që lidhet më drejtpërdrejt me nevojat e tij. T’i lexojmë një ose dy shkrime që lidhen me temën që e shqetëson. (Shih sugjerimet në kolonën që ndodhet në të djathtë.) Ta lëmë të shohë me sytë e tij se çfarë thotë Fjala e Perëndisë. Në qoftë se tregon interes, t’i ofrojmë botimin dhe ta lëmë me të që të kthehemi përsëri. Të vazhdojmë ta shtjellojmë më tej bisedën që sapo kemi nisur me të.
[Kutia në faqen 6]
Ilustrime të parajsës
Libri Krijimi: faqet 237, 243, 251
Libri Mësuesi i Madh: faqet 251-254
Libri Njohuria: faqet 4, 5, 188, 189
Broshura Çfarë kërkon?: faqet 11, 13
Libri Paqe dhe siguri (anglisht): faqja 98
Libri Të adhurojmë Perëndinë: faqet 92, 93
[Kutia në faqen 6]
Çështje që i shqetësojnë njerëzit
Degjenerimi moral
Depresioni
Keqtrajtimi i kafshëve
Korrupsioni, padrejtësia
Isaia 9:5, 6; (6, 7, BR);
Krimi, dhuna
Lufta, terrorizmi
Mungesa e ushqimit, kequshqyerja
Paragjykimi, pabarazia
Qeverisja e paaftë
Sëmundjet, gjymtimet
Strehimi, problemet ekonomike
Shkatërrimi i Tokës
Varfëria, shtypja
Vdekja, vajtimi