Programi i Mbledhjes së Shërbimit
Java që fillon më 11 tetor
10 min: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Nxiti të gjithë që të përdorin pyetjet në faqen 1 për të rishikuar shënimet e tyre gjatë përgatitjes për diskutimin në lidhje me programin e kongresit krahinor «Të ecim me Perëndinë» që do të mbahet në Mbledhjen e Shërbimit javën tjetër. Përdor sugjerimet në faqen 8 (nëse janë të përshtatshme për territorin tuaj) për të demonstruar prezantimin e Kullës së Rojës të 15 tetorit dhe Zgjohuni! e 22 tetorit. Nxiti lajmëtarët të përfshijnë një shkrim në prezantimin e tyre. Mund të përdoren edhe prezantime të tjera të përshtatshme.
15 min.: T’i ndihmojmë të tjerët me gëzim. (Gjoni 4:34) Intervista. Është vërtet gëzim të shohësh dikë që i ndrit fytyra kur mëson të vërtetën nga Fjala e Perëndisë. (w94 1/6 f. 29 par. 5, 6) Intervisto dy ose tre lajmëtarë, ose pionierë që e përdorin me efektshmëri Biblën në shërbim, si dhe kur fillojnë ose drejtojnë studime Biblike. Si e kultivojnë interesin e tyre? Çfarë gëzimi provojnë duke bërë kështu? Merr masa që të tregojnë ose të demonstrojnë përvoja nga shërbimi.
20 min.: «Fushatë speciale për të shpërndarë broshurën e re.»a Të mbahet nga mbikëqyrësi i shërbimit. Të bëhen demonstrimet e sugjeruara. Në njërin prej demonstrimeve, pronari i shtëpisë nuk tregon shumë interes për Shkrimet dhe, në këtë rast, nuk i jepet broshura, por një fletushkë.
Kënga 69, lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 18 tetor
5 min.: Njoftime lokale. Bëji një përmbledhje të shkurtër rregullimeve të fushatës speciale për shpërndarjen e broshurës së re.
40 min.: «Kongresi krahinor na nxit të ecim me Perëndinë.» Të mbahet nga një plak. Pas komenteve hyrëse prej një minute ose më pak, bëj një diskutim me auditorin për programin e kongresit duke përdorur pyetjet në artikull. Programoje kohën në mënyrë që çdo pyetje të ketë kohë të mjaftueshme për t’u trajtuar. Ndoshta për disa pyetje mund të jepet vetëm një përgjigje. Shkrimet nuk mund të lexohen të gjitha brenda kohës së caktuar, edhe pse janë vendosur për t’i gjetur më lehtë përgjigjet. Komentet duhet të përqendrohen te dobitë që vijnë nëse i zbatojmë gjërat që mësuam.
Kënga 165, lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 25 tetor
10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Të demonstrohet ndonjë prezantim i broshurës së re, i cili ka sjellë rezultate të mira në territorin lokal. Për aq sa e lejon koha, të tregohen përvoja nga fushata speciale.
15 min.: Nevoja lokale.
20 min.: Jep prova që e mbështetin Fjalën e Perëndisë. Diskutim me auditorin bazuar në librin e Shkollës së Shërbimit faqet 256, 257. Si mund të gjejmë prova nga burime të tjera përveç Biblës, që t’i ndihmojmë njerëzit të kuptojnë se Shkrimet janë të arsyeshme dhe ta vlerësojnë këtë? Ftoje auditorin të komentojë për pyetjet e mëposhtme: Çfarë shembujsh mund të përmendim nga universi që dëshmojnë për një Krijues? Si mund t’i përdorim komentet e studiuesve ose të specialistëve për t’ua bërë të qartë të tjerëve që Bibla është vërtet Fjala e Perëndisë? Çfarë ilustrimi ose krahasimi mund të përdorim për të shpjeguar se përse e lejon Perëndia ligësinë? Cilat përvoja ose shembuj keni përdorur për t’i nxitur të tjerët të vlerësojnë mençurinë që vjen kur i bindesh këshillave të Biblës? (Nëse kupton një gjuhë të huaj shih edhe rs-E f. 85, 86, 62-64 dhe 429 ose rs-I f. 81, 82, 57-59 dhe 210.)
Kënga 62, lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 1 nëntor
10 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit.
20 min.: Si t’i ndihmojmë ata që flasin një gjuhë tjetër. Fjalim dhe diskutim bazuar në parathënien e broshurës Lajmi i mirë për njerëz të të gjitha kombeve. Nxirr në pah veçoritë e broshurës së re. Diskuto tre hapat që duhet të marrim për të ndihmuar ata që flasin një gjuhë që nuk e kuptojmë. Përfshi komente nga Shërbimi ynë i Mbretërisë, faqja 4. Përmend se formulari Ju lutemi ndiqni interesin (S-43) në përgjithësi duhet plotësuar madje edhe në rastet kur personi nuk tregon interes për mesazhin e Mbretërisë. Përfshi një demonstrim që tregon se si mund të përdorim broshurën e re.
15 min.: Përvoja lokale. Ftoje auditorin të tregojë përvojat që ka pasur deri tani në fushatën speciale për shpërndarjen e broshurës së re. Që më përpara merr masat që të demonstrohen përvoja të veçanta. Nëse broshurat në kongregacion po mbarojnë, kërkoju lajmëtarëve që u kanë mbetur tepër broshura t’i kthejnë në repartin e literaturës.
Kënga 175, lutja përmbyllëse.
[Shënimi]
a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.