BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 9/04 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • Nëntema
  • Java që fillon më 13 shtator
  • Java që fillon më 20 shtator
  • Java që fillon më 27 shtator
  • Java që fillon më 4 tetor
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
km 9/04 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 13 shtator

Kënga 43

12 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Nëse sugjerimet në faqen 4 janë praktike për territorin e kongregacionit tuaj, përdorini për të demonstruar se si të prezantohet Kulla e Rojës e 15 shtatorit dhe Zgjohuni! e 22 shtatorit. Mund të përdoren edhe prezantime të tjera. Pas çdo prezantimi, thekso shkurtimisht një pikë pozitive të tij.

15 min.: «Ta mbajmë syrin të thjeshtë».a Përdor pyetjet që janë dhënë. Për aq sa e lejon koha, shqyrto shkrimet e cituara.

18 min.: Dëshmitarë okularë të veprave tona të shkëlqyera. (1 Pjet. 2:12) Fjalim dhe diskutim me auditorin, bazuar në Kullën e Rojës të 1 nëntorit 2002, faqet 12-14, paragrafët 14-20. Ftoje auditorin të komentojë se si kanë ndikuar veprat tona të shkëlqyera te njerëzit në territor.

Kënga 162, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 20 shtator

Kënga 88

10 min.: Njoftime lokale. Rishiko pikat kryesore të letrës së zyrës së degës, që ndodhet në faqen e parë të këtij Shërbimi ynë i Mbretërisë.

15 min.: Si dolëm vitin e kaluar? Fjalim nga një plak, bazuar në raportin e shërbimit të kongregacionit për vitin e shërbimit 2004. Përqendrohu në aspektet pozitive të raportit dhe lavdëroje kongregacionin për punën e shkëlqyer. Thekso punën e zellshme të pionierëve. Përmend një ose dy fusha të shërbimit, të cilave kongregacioni duhet t’u kushtojë vëmendje vitin e ardhshëm.

20 min.: Të tregojmë qëndrueshmëri në vepra të mira. (Gal. 6:10) Intervisto dy ose tre veta që ose janë pionierë të rregullt, ose shërbejnë herë pas here si pionierë ndihmës. Çfarë pengesash kanë ndeshur gjatë shërbimit që i bëjnë Jehovait dhe si i kanë përballuar? Çfarë i ka ndihmuar të vazhdojnë të bëjnë vepra të mira për të tjerët? Si kanë nxjerrë dobi ata dhe të tjerët nga përpjekjet që kanë bërë në shërbimin e krishterë? Nëse është e përshtatshme, përfshi komente se çfarë është bërë në zonën tuaj për t’u dhënë lajmin e mirë edhe atyre që flasin një gjuhë tjetër. Lavdëroji të gjithë për ‘veprën e tyre të besimit, mundin e tyre të dashur dhe qëndrueshmërinë e tyre’.​—1 Sel. 1:2, 3.

Kënga 103, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 27 shtator

Kënga 221

15 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin shtator. Demonstro se si të prezantohet Kulla e Rojës e 1 tetorit dhe Zgjohuni! e 8 tetorit. Inkurajoji të gjithë që të lexojnë Numrat 16:1-35 dhe pastaj të rishikojnë artikullin «T’i nënshtrohemi me besnikëri autoritetit hyjnor», te Kulla e Rojës e 1 gushtit 2002, faqet 9-14, kur të përgatiten për Mbledhjen e Shërbimit për javën që fillon më 4 tetor.

10 min.: Fjala e Jehovait është e gjallë. Fjalim. Në mënyrë që të nxjerrim sa më shumë dobi nga programi javor i leximit të Biblës që kemi në Shkollën e Shërbimit Teokratik, në numra të caktuar të Kullës së Rojës ka filluar një seri artikujsh me titull «Fjala e Jehovait është e gjallë». Duke përdorur Kullën e Rojës të 15 shtatorit 2004, faqet 24-27, nxirr në pah veçoritë e këtyre artikujve. Pasi bëhet një rishikim i përgjithshëm, artikulli vazhdon me pjesën «Përgjigjet e pyetjeve biblike», që shpjegon disa pika nga Shkrimet që janë të vështira për t’u kuptuar. Komentet poshtë nëntitullit «Mësime për ne» e drejtojnë vëmendjen te vlerat praktike që nxjerrim nga leximi. Shqyrto disa shembuj të veçantë për të ilustruar se si këto seri do të na ndihmojnë që të kemi një kuptueshmëri më të madhe për Fjalën e Perëndisë. Inkurajoji të gjithë që të përfitojnë sa më shumë nga kjo seri, ndërsa fillojmë javën e ardhshme leximin e librit të Ligjit të përtërirë.

20 min.: «Ta përdorim Biblën sa më mirë.»b Përdor pyetjet që janë dhënë. Komentet hyrëse bazoji te libri Shkolla e Shërbimit, faqja 145, paragrafët 2 dhe 3. Përfshi dy demonstrime të shkurtra, një predikim për herë të parë dhe një rivizitë, për të treguar se si të vëmë në praktikë sugjerimet e dhëna.

Kënga 38, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 4 tetor

Kënga 5

5 min.: Njoftime lokale.

15 min.: Nevoja lokale.

25 min.: «Duhet ta respektojmë autoritetin e Jehovait.» Lexo Judën 11, duke i kufizuar komentet hyrëse deri në dy minuta. Pastaj fillo menjëherë diskutimin me auditorin, duke shqyrtuar të gjitha pyetjet në artikull. Thekso se për të fituar miratimin e Jehovait, duhet ta shmangim frymën rebele të Korahut, duke mos lejuar që asgjë të cenojë besnikërinë tonë ndaj Jehovait.

Kënga 99, lutja përmbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo