BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 8/04 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • Nëntema
  • Java që fillon më 9 gusht
  • Java që fillon më 16 gusht
  • Java që fillon më 23 gusht
  • Java që fillon më 30 gusht
  • Java që fillon më 6 shtator
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
km 8/04 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 9 gusht

Kënga 57

10 min.: Njoftime lokale dhe njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Nëse sugjerimet në faqen 8 janë praktike për territorin e kongregacionit tuaj, mund t’i përdorni si prezantime për Kullën e Rojës të 15 gushtit dhe Zgjohuni! të 22 gushtit. Mund të përdoren edhe prezantime të tjera. Përmend kontributet. Kujtoju vëllezërve që javën e ardhshme duhet të marrin me vete një kopje të broshurës Çfarë kërkon?

15 min.: «Qëndrueshmëria shpërblehet.»a Përfshi komente të shkurtra nga revista Kulla e Rojës e 15 dhjetorit 2000, faqet 22, 23, paragrafët 15-18.

20 min.: Të përdorim fletushkat për të filluar një studim biblik. Fjalim dhe diskutim i bazuar te Shërbimi Ynë i Mbretërisë nëntor 2001, faqet 3 dhe 4. Thekso se duhet të jemi të gatshëm të përshtatemi me rrethanat e çdo studenti siç thuhet në paragrafin 5. Përfshi një ose dy demonstrime të shkurtra duke u bazuar te paragrafët 8-10. Nëse ndonjë prezantim tjetër është më i përshtatshëm për territorin tuaj, atëherë mund ta shpjegoni prezantimin dhe t’i bëni një demonstrim. Ftoje auditorin të tregojë përvojat që ka pasur duke shpërndarë fletushkën A dëshiron të dish më shumë për Biblën?

Kënga 74, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 16 gusht

Kënga 189

10 min.: Njoftime lokale.

15 min.: Ngulitni të vërtetën te fëmijët tuaj. Fjalim i bazuar te libri Familja faqet 55-59. Diskuto katër mënyrat me anë të të cilave prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijët që të krijojnë një lidhje të fortë personale me Jehovain duke e vënë në praktikë materialin.

20 min.: «Të drejtojnë studime biblike që bëjnë përparim.​—Pjesa 2.»b Përfshi një demonstrim prej 5 minutash. Një lajmëtar pyet një plak se si mund të ndihmojë një student biblik që të bëjë përparim. Plaku tregon se një nga pengesat e zakonshme është kur gjatë studimit zgjatemi shumë duke diskutuar për detaje dhe pika të parëndësishme. Duke përdorur mësimin 9 të broshurës Çfarë kërkon? ai i tregon lajmëtarit se si (1) të përqendrohet në pikat kryesore të materialit, (2) të përdorë shkrimet e cituara me efektshmëri dhe (3) ta përshtatë mësimin sipas nevojave të studentit. Ai thekson se kërkohet një përgatitje e mirë sa herë kemi për të drejtuar një studim.

Kënga 85, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 23 gusht

Kënga 33

15 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Demonstro prezantimin e revistës Kulla e Rojës të 1 shtatorit dhe Zgjohuni! të 8 shtatorit. Në një nga prezantimet trego se si mund t’i japim dëshmi një mësuesi në shkollë.

10 min.: «Rregullim i ri për rishikimin e programit të asambleve.» Fjalim dhe diskutim me auditorin, bazuar te artikulli në faqen 4. Nëse është e mundur, përmend datat kur do të mbahet asambleja qarkore dhe asambleja speciale njëditore. Ata që dëshirojnë të pagëzohen duhet të informojnë mbikëqyrësin drejtues.

20 min.: Të ofrojmë librin Krijuesi gjatë shtatorit. Fjalim dhe demonstrim. Përmend disa komente që janë bërë për këtë botim. (w99 15/6 f. 25, 26) Bëj një përmbledhje të përmbajtjes së librit dhe thekso disa pika të veçanta që mund t’i përshtaten territorit tuaj. (km 2/99 f. 1; km 4/99 f. 2; km 9/99 f. 2) Sigurohu që të bëhet një prezantim i thjeshtë që përfshin një hyrje nga libri Të arsyetojmë (anglisht, italisht) ose nga Shërbimi ynë i Mbretërisë, një shkrim, një pikë të caktuar ose një pikë të marrë nga një kapitull i librit Krijuesi. Merr masat që demonstrimin ta bëjë një lajmëtar i aftë.

Kënga 220, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 30 gusht

Kënga 90

10 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin gusht.

15 min.: «Shkolla e Stërvitjes për Shërbim​—Një derë e gjerë që çon në aktivitet.» Fjalim dhe diskutim me auditorin. Përfshi komente nga Libri Vjetor 2004, faqet 239, 240. Përmend që në asamblenë qarkore do të mbahet një mbledhje për ata që janë të interesuar për Shkollën e Stërvitjes për Shërbim. Inkurajoji ata që i përmbushin kushtet që të bëjnë kërkesën për ndjekur këtë shkollë.

20 min.: A keni nxjerrë dobi? Diskutim me auditorin. Rishiko sugjerimet e mëposhtme që përmenden te Shërbimi Ynë i Mbretërisë gjatë vitit të kaluar të shërbimit: të shkruajmë në një copë letër një prezantim të shkurtër; (km 10/03 f. 8) t‘u bëjmë lavdërime personale, specifike dhe të sinqerta; (km 11/03 f. 1) të dalim në shërbim atëherë kur ka më shumë mundësi që të jenë në shtëpi njerëzit; (km 12/03 f. 1) të përcaktojmë një kohë të veçantë për të lexuar Biblën, për t’u përgatitur për mbledhje e për në shërbim; (km 1/04 f. 4) kur bëjmë studimin personal dhe leximin e Biblës, të përdorim broshurën ‘Vendi i Mirë’; (km 3/04 f. 2) të vëmë synim që ta lexojmë të gjithë Biblën; (km 4/04 f. 1) të japim dëshmi në territoret tregtare; (km 7/04 f. 4) të përdorim fletushka për të filluar studime biblike. (km 8/04 f. 2) Ftoje auditorin të komentojë për dobitë që kanë nxjerrë nga zbatimi i këtyre sugjerimeve.

Kënga 145, lutje përmbyllëse.

Java që fillon më 6 shtator

Kënga 197

5 min.: Njoftime lokale.

15 min.: Nevoja lokale.

25 min.: «Të shfaqim frymën e pionierit.»c Intervisto shkurt një ose dy pionierë. Le të komentojnë për mënyrën se si shembulli i prindërve, i pleqve dhe i të tjerëve i kanë inkurajuar të fillojnë shërbimin e plotkohor.

Kënga 142, lutja përmbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo