Programi i Mbledhjes së Shërbimit
Java që fillon më 12 korrik
12 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Duke përdorur sugjerimet në faqen 4, demonstroni se si të prezantohet Kulla e Rojës e 15 korrikut dhe Zgjohuni! e 22 korrikut. Në një nga prezantimet demonstroni se si t’i ofrohet një revistë dikujt në rrugë që nuk e flet mirë gjuhën tuaj.
18 min.: «Të imitojmë drejtësinë e Jehovait.»a Për aq sa e lejon koha, ftoje auditorin të komentojë shkrimet e cituara.
15 min.: Bibla, një libër me parashikime të besueshme. Fjalim dhe diskutim me auditorin, bazuar në broshurën Një libër për të gjithë njerëzit, faqet 27-29. Shpesh gjatë shërbimit takojmë njerëz të cilëve u intereson të dinë se si do të jetë e ardhmja. Bibla jep informacione që nxjerrin në pah një të ardhme të mrekullueshme për ata që janë të bindur. Shqyrtoni disa profeci biblike që na forcojnë besimin në parashikimet e Biblës për të ardhmen. Merr masa që një lajmëtar të demonstrojë shkurtimisht se si mund të përdoren ngjarjet biblike për të ndihmuar dikë që të ketë besim te Bibla.
Kënga 16, lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 19 korrik
10 min.: Njoftime lokale. Diskutim për rëndësinë e mbajtjes së një programi të rregullt të leximit të Biblës, edhe kur rutina jonë ndryshon gjatë periudhës së verës. Përfshi komente nga Kulla e Rojës së 15 gushtit 2000, faqja 32.
15 min.: Nevoja lokale.
20 min.: «Të drejtojmë studime biblike që bëjnë përparim—Pjesa 1.» Fjalim që do të mbahet nga mbikëqyrësi i shërbimit. Nxit entuziazmin për seritë e ardhshme të artikujve. Ndër temat që do të trajtohen do të jenë edhe se si të përgatitemi për drejtimin e një studimi, si ta ndihmojmë studentin për t’u përgatitur, sa material do të trajtojmë, si t’i përdorim shkrimet sa më mirë, si t’i përgjigjemi pyetjeve të studentit, si të përfshijmë lutjen në studim për herën e parë dhe si ta drejtojmë studentin drejt organizatës. Inkurajoi të gjithë që të zbatojnë sugjerimet që jepen dhe t’i ruajnë këto artikuj për t’i rishikuar më vonë.
Kënga 10, lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 26 korrik
12 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin korrik. Duke përdorur sugjerimet në faqen 4, demonstro se si të prezantohet Kulla e Rojës e 1 gushtit dhe Zgjohuni! e 8 gushtit. Në secilin demonstrim, të tregohet në mënyra të ndryshme se si të kapërcehet kundërshtimi: «Pse na vizitoni kaq shpesh?»—Shih librin Të arsyetojmë, faqja 20, anglisht.
8 min.: Kutia e pyetjes. Të mbahet nga një plak i kongregacionit. Të lexohet dhe të diskutohet i gjithë artikulli.
25 min.: «Si të predikojmë në një territor tregtar?»b Të përmenden rregullimet lokale për territorin tregtar. Të bëhen shkurtimisht dy demonstrimet që janë në paragrafët 4 dhe 5 ose ndonjë demonstrim tjetër që ka treguar se është i përshtatshëm për territorin. Për aq sa e lejon koha, ftoje auditorin të tregojë përvoja pozitive që kanë pasur kur kanë predikuar në një territor tregtar.
Kënga 173, lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 2 gusht
8 min.: Njoftime lokale.
22 min.: A jepni arsye? Fjalim dhe diskutim duke u bazuar në librin e Shkollës së Shërbimit, faqja 254, paragrafët 1, 2. Kur shpjegojmë dhe përdorim shkrimet në shërbim dhe nga podiumi, mësimdhënia jonë do të jetë më e efektshme, nëse japim arsye për atë që themi dhe jo nëse thjesht këmbëngulim që është kështu. Duke përdorur shembuj që i përshtaten territorit, tregoni se si (1) të veçojmë dhe të shpjegojmë disa shprehje kyçe të shkrimit, (2) të paraqesim dëshmi mbështetëse të marra nga konteksti ose nga ndonjë shkrim tjetër që flet për këtë argument, (3) të tregojmë me anë të një ilustrimi se sa e arsyeshme është ajo që kemi thënë dhe (4) të përdorim pyetje që ta ndihmojnë auditorin të arsyetojë në lidhje me argumentin. Thekso dobitë që nxjerrim kur përdorim arsyetueshmëri.
15 min.: Përvoja lokale. Ftoje auditorin të tregojë përvoja ndërtuese që kanë pasur gjatë kongresit, kur kanë shërbyer si pionierë ndihmës ose gjatë veprimtarive të tjera frymore gjatë kësaj periudhe të verës.
Kënga 32, lutja përmbyllëse.
[Shënimet]
a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.