Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në qershor: Libri Të mësojmë nga Mësuesi i Madh. Nëse njerëzit ju thonë se s’kanë fëmijë, prezantoni broshurën Çfarë kërkon? Kur të përdorni broshurën, përqendrohuni që të filloni studime biblike. Korrik dhe gusht: Mund të përdoren broshurat e mëposhtme me 32 faqe: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh?, Kur të vdes një njeri i dashur, Çfarë ndodh me ne kur vdesim?, Një libër për të gjithë njerëzit, Një jetë e kënaqshme: Si ta arrijmë? Shtator: A ka një krijues që interesohet për ju? Si një mundësi tjetër mund të ofroni Jeta:—Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim?
◼ Në mënyrë që Salla e Mbretërisë të jetë e siguruar, ai që del i fundit nga salla duhet ta mbyllë me çelës ose të marrë masa të tjera sigurie. Nëse ai person nuk mund t’i bëjë këto, atëherë duhet të thërrasë dikë tjetër dhe nuk duhet të largohet nga salla derisa ai të vijë. Pleqtë duhet të mbajnë një listë të përditësuar të lajmëtarëve që kanë përgjegjësinë të mbajnë çelësat e Sallës së Mbretërisë.
◼ Ndërsa ndiqni Kongresin Krahinor «Të ecim me Perëndinë», kini parasysh që është e rëndësishme të merrni shënime të shkurtra, pasi do t’ju ndihmojnë të merrni pjesë në rishikimin me gojë që do të mbahet më vonë në Mbledhjen e Shërbimit.
◼ Të gjitha kongregacionet dhe grupet duhet të porositin brenda muajit qershor këto botime në gjuhën shqipe: Të shqyrtojmë shkrimet çdo ditë 2005, Kalendari 2005, Libri vjetor 2005. Sekretari duhet të dërgojë porositë me anë të formularit S-14-AL brenda datës 30 qershor 2004. Ju nxitim që t’i porositni këto botime, duke mbajtur parasysh nevojën e lajmëtarëve dhe të individëve që studiojnë me ta, si edhe kontributet për të mbuluar shpenzimet e botimeve.