Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen me gojë në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 28 qershor 2004. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 30 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 3 maj deri më 28 qershor 2004. [Vër re: Kur pas pyetjeve nuk ka referime, për të gjetur përgjigjet duhet të bësh kërkime vetë.—Shih Shkolla e Shërbimit, f. 36, 37.]
CILËSITË ORATORIKE
1. Cilët faktorë mund të ndikojnë që të mos kemi stil bisedor në të folur ose të dukemi tepër formalë kur flasim nga podiumi? [be f. 179 par. 4]
2. Pse për të përmirësuar cilësinë e zërit nuk mjafton vetëm të marrim frymë siç duhet dhe të shtendosim muskujt e tendosur? [be f. 181 par. 2]
3. Kur u flasim të tjerëve për të vërtetat biblike, çfarë hapash praktikë mund të bëjmë që ‘të bëhemi çdo gjë për njerëz të çdo lloji’? (1 Kor. 9:20-23) [be f. 186 par. 2-4]
4. Çfarë përfshin të dëgjojmë me vëmendje kur jemi në shërbim? [be f. 186 par. 5–f. 187 par. 4]
5. Pse është e rëndësishme t’i tregojmë respekt kujtdo që takojmë në shërbim? [be f. 190-191, par 1]
FJALIMI NR. 1
6. Çfarë synimi kanë ata që merren me mësimdhënien teokratike dhe çfarë do t’i ndihmojë të arrijnë këtë synim? (Mat. 5:16; Gjoni 7:16-18) [be f. 56 par. 3–f. 57 par. 2]
7. Pse kur mësojmë është e dobishme të bëjmë krahasime dhe si e përdori Jezui këtë metodë mësimi? [be f. 57 par. 3; f. 58 par. 2]
8. Ndryshe nga farisenjtë, si ndikonte në zemrën e njerëzve mësimi i Jezuit? [be f. 59 par. 2, 3]
9. Si t’i ndihmojmë studentët tanë që të zbatojnë atë që mësojnë, por pa i marrë ne vendimet në vend të tyre? [be f. 60 par. 1-3]
10. Si duhet të përgjigjemi kur na pyesin për çështje ku secili duhet të marrë vetë një vendim? [be f. 69 par. 4, 5]
LEXIMI JAVOR I BIBLËS
11. Cili ishte kuptimi i urdhrit për të mos e zier një kec në qumështin e nënës së tij? (Dal. 23:19) [w04 15/3 f. 27 par. 2]
12. Në ç’mënyrë i foli Perëndia Moisiut «ballë për ballë»? (Dal. 33:11, 20) [w04 15/3 f. 27 par. 5]
13. Çfarë mund të mësojmë nga mënyra si e shfaqën besimin izraelitët duke iu bindur urdhrit të Jehovait tek Dalja 34:23, 24?
14. Cili ishte qëllimi i flijimit të falënderimit ose i flijimit të përbashkët? (Lev. 3:1)
15. Çfarë kuptimi ka derdhja e gjakut në bazë të altarit dhe vënia e tij mbi brirët e altarit? (Lev. 9:9) [w04 15/5 f. 22 par. 1]