BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/03 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • Nëntema
  • Java që fillon më 8 dhjetor
  • Java që fillon më 15 dhjetor
  • Java që fillon më 22 dhjetor
  • Java që fillon më 29 dhjetor
  • Java që fillon më 5 janar
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
km 12/03 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 8 dhjetor

Kënga 27 (221)

10 min: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Duke përdorur sugjerimet që gjenden në faqen 8, përgatit dy demonstrime që tregojnë se si mund të prezantohet Kulla e Rojës e 15 dhjetorit dhe Zgjohuni! e 22 dhjetorit. Në secilin rast, të dyja revistat duhen ofruar së bashku, ndonëse do të prezantohet vetëm njëra prej tyre.

20 min: «Si arrihet uniteti i vërtetë mes të krishterëve?»a Kur të trajtosh paragrafin 5, ftoje auditorin të tregojë përvoja personale në lidhje me kongreset ndërkombëtare, projekte teokratike ndërtimi ose me ndihmën në raste katastrofash, të cilat nxjerrin në pah unitetin e krishterë.

15 min: «Shkolla e Shërbimit Teokratik për vitin 2004.» Fjalim nga mbikëqyrësi i shkollës. Përfshi komente rreth shtojcës së Shërbimi ynë i Mbretërisë tetor 2003.

Kënga 12 (113), lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 15 dhjetor

Kënga 22 (130)

10 min: Njoftime lokale. Trajto kutinë «T’i vizitojmë pa vonuar». Trego formularin S-70, nëse e keni. Thekso planet e veçanta që janë bërë për shërbimin në datat 25 dhjetor dhe 1 janar.

15 min: Studimi personal—Një akt adhurimi. Fjalim i bazuar në Kullën e Rojës, 1 tetor 2000, faqet 14, 15, paragrafët 6-10.

20 min: «Të ndihmojmë ata që janë të prirur.»b Përdor pyetjet e caktuara. Rishiko listën me sugjerime për bërjen e rivizitave, e cila gjendet në kutinë në faqen 3 te Shërbimi ynë i Mbretërisë mars 1997.

Kënga 16 (143), lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 22 dhjetor

Kënga 21 (191)

12 min: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Duke përdorur sugjerimet që gjenden në faqen 8, përgatit dy demonstrime që tregojnë se si mund të prezantohet Kulla e Rojës e 1 janarit dhe Zgjohuni! e 8 janarit. Kujtoji të gjithë për Mbledhjen e veçantë të Shërbimit javën vijuese gjatë së cilës do të diskutohet dhe do të ndahet karta Deklaratë/Shfajësim mjekësor paraprak.

15 min: Nevoja lokale.

18 min: «Të kërkojmë ata që e meritojnë.»c Zbatoje materialin sipas nevojave të territorit. Kur mund të gjenden në shtëpi njerëzit? Çfarë rezultatesh janë arritur duke predikuar pasdite vonë ose në orët e para të mbrëmjes? Çfarë metodash mund të përdoren për të kontaktuar njerëzit që rrallë gjenden në shtëpi?

Kënga 4 (43), lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 29 dhjetor

Kënga 23 (200)

10 min: Njoftime lokale. Inkurajoji të gjithë lajmëtarët që të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin dhjetor. Përmend literaturën që do të ofrohet në muajin janar.

20 min: Ta përdorim plotësisht broshurën Si mund t’jua shpëtojë gjaku jetën? Fjalim nga një plak i kualifikuar që tregon se si ta përdorim broshurën Si mund t’jua shpëtojë gjaku jetën? Shpjego qëllimin e dyfishtë të këtij mjeti të rëndësishëm: ai është përgatitur dhe shkruar posaçërisht për njerëzit në përgjithësi (shih faqet 1-5; 9-12; 24-26), por njëkohësisht informacioni që bazohet në dokumente na pajis që t’ia shpjegojmë çdo doktori qëndrimin dhe dëshirat tona. (shih faqet 14-16; 27-29) Thekso se është e rëndësishme që të mbajmë me vete një ose dy kopje kur jemi në shërbim.

15 min: Të përballojmë të sigurt situata mjekësore sfiduese. Fjalim nga një plak i kualifikuar, bazuar në skemën e siguruar nga zyra e degës. Rishiko pikat kryesore nga kutia «Mjete që na ndihmojnë të përmbahemi nga gjaku».

Kënga 5 (46), lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 5 janar

Kënga 11 (85)

Shënim: Kongregacionet nuk duhet ta bëjnë Mbledhjen e Shërbimit për javën që fillon më 5 janar përpara kësaj date, veç nëse kanë vizitën e mbikëqyrësit qarkor. Në çdo kongregacion shtojca për kongresin duhet trajtuar në Mbledhjen e Shërbimit që është në program. Në qoftë se atë javë ka një asamble qarkore, mbikëqyrësit e studimeve të librit duhet të njoftojnë vendin dhe datat e kongresit gjatë studimit të librit. Nëse keni marrë listën e strehimeve të rekomanduara, mbikëqyrësi duhet të bëjë një kopje në mënyrë që të pranishmit të marrin numrat e telefonave të hoteleve për të bërë rezervime. Megjithatë nuk duhen bërë kopje të kësaj liste për lajmëtarët.

5 min: Njoftime lokale.

15 min: Mundi juaj s’është i kotë. (1 Kor. 15:58) Diskutim me auditorin. Cakto që më përpara lajmëtarë që kanë qenë aktivë prej shumë vitesh, të tregojnë rreth veprës në vitet e saj të para. Sa veta ishin në kongregacion? Sa territor iu caktua kongregacionit për të predikuar? Si reagonin njerëzit ndaj mesazhit të Mbretërisë? Çfarë kundërshtimi hasnit? Si është zgjeruar vepra e Mbretërisë në zonën tuaj gjatë viteve?

25 min: «Kongresi krahinor i Dëshmitarëve të Jehovait për vitin 2004 ‘Të ecim me Perëndinë’.» Të mbahet nga sekretari i kongregacionit. Kur të diskutosh paragrafin 3, fto disa vullnetarë nga auditori që të lexojnë të gjitha pikat që ndodhen në kutitë në faqen 4. Nxiti të gjithë që të bëjnë sa më shpejt planet për kongresin.

Kënga 2 (15), lutja përmbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo