BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 11/03 f. 2-3
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • Nëntema
  • Java që fillon më 10 nëntor
  • Java që fillon më 17 nëntor
  • Java që fillon më 24 nëntor
  • Java që fillon më 1 dhjetor
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
km 11/03 f. 2-3

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 10 nëntor

Kënga 26 (212)

10 min.: Njoftime lokale dhe njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Përgatit dy demonstrime praktike se si të përdoren sugjerimet në faqen 4 për të prezantuar Kullën e Rojës të 15 nëntorit dhe Zgjohuni! të 22 nëntorit në territorin tuaj. Në secilin rast, të dyja revistat duhen ofruar së bashku, edhe pse do të prezantohet vetëm njëra. Në një nga demonstrimet të përfshihet shpjegimi se si financohet vepra jonë mbarëbotërore.—Shih Kullën e Rojës, f. 2, ose Zgjohuni! f. 5.

15 min.: «Tregohuni gati.»a Ftoji të pranishmit të komentojnë se çfarë bëjnë për të mos lejuar që ankthet dhe shpërqendrimet e sistemit të tanishëm t’u hanë kohë të çmuar, e cila do të shpenzohej më mirë për gjërat frymore.

20 min.: Si i zgjidhni shoqëritë tuaja? Diskutim me auditorin, bazuar në librin Të adhurojmë Perëndinë, faqet 48, 49. Duke përdorur pyetjet dhe shkrimet e cituara në paragrafin 13, ftoje auditorin të komentojë për parimet biblike që duhet të na udhëheqin kur zgjedhim shoqëritë tona.

Kënga 15 (127), lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 17 nëntor

Kënga 6 (45)

12 min.: Njoftime lokale. Intervisto dy ose tre lajmëtarë që kanë pasur përvoja të këndshme në shërbim duke përdorur ofertën e literaturës për këtë muaj. Disa mund të kenë filluar edhe studime biblike.

15 min.: Të kultivojmë frymën e dhënies. Fjalim nga një plak, bazuar në Kullën e Rojës, 1 nëntor 2003, faqet 27-30.

18 min.: «Lavdërimi të jep forcë.»b Përfshi komente nga libri Lumturia familjare, faqet 49, 50, paragrafi 21. Fto disa që të bëjnë komente të shkurtra se si janë inkurajuar nga lavdërimet që kanë marrë nga të tjerët.

Kënga 7 (51), lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 24 nëntor

Kënga 4 (43)

12 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Përgatit dy demonstrime ku të tregohet si të përdoren sugjerimet në faqen 4 për të prezantuar Kullën e Rojës të 1 dhjetorit dhe Zgjohuni! të 8 dhjetorit. Mund të përdoret një shkrim tjetër, në vend të atij të sugjeruar në faqen 4. Në secilin rast, të dyja revistat duhen ofruar së bashku, edhe pse do të prezantohet vetëm njëra. Në njërin nga prezantimet, demonstro se si të ofrohen revistat në mënyrë joformale në një mjet të transportit publik ose në ndonjë rrethanë tjetër të përshtatshme për zonën tuaj.

10 min.: Kutia e pyetjes. Fjalim nga një plak.

23 min.: «Të zhvillojmë një marrëdhënie të ngushtë me Jehovain.»c Përdor pyetjet që janë dhënë. Ftoje auditorin të komentojë se si zbatohen shkrimet. Përgatit që më përpara një ose dy komente nga disa persona që të tregojnë çfarë i ka ndihmuar të përmirësojnë cilësinë e studimit personal të Biblës.

Kënga 1 (13), lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 1 dhjetor

Kënga 12 (113)

10 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin nëntor. Përmend ofertën e literaturës për dhjetorin. Rishiko shkurtimisht një ose dy prezantime të sugjeruara.

15 min.: Nevoja lokale.

20 min.: Të kualifikuar siç duhet për të mësuar të tjerët. Diskutim me auditorin, bazuar në Kullën e Rojës, 1 qershor 2000, faqet 16, 17, paragrafët 9-13. Një synim kryesor që kemi në shërbimin tonë është të arrijmë të mësojmë të tjerët me efektshmëri. Suksesi që do të kemi për t’i ndihmuar njerëzit ngjashëm deleve varet nga aftësia jonë për ta përcjellë mesazhin e Mbretërisë në një mënyrë që i informon dhe i motivon ata. Trajto pyetjet vijuese: (1) Cili është dallimi ndërmjet predikimit dhe mësimdhënies? (it-2-E f. 672 par. 2) (2) Pse disa ngurrojnë të provojnë të drejtojnë një studim biblik? (3) Si mund ta përmirësojmë aftësinë për të mësuar të tjerët? (4) Si të sigurohemi se studenti ynë po e kap kuptimin e asaj që po mëson? (5) Me cilin qëllim duhet ta ndihmojmë studentin?

Kënga 18 (162), lutja përmbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo