Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në tetor: Revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Aty ku tregohet interes, të ofrojmë broshurën Çfarë kërkon?, duke bërë një përpjekje të veçantë për të filluar studime biblike. Nëntor: Broshura Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? ose libri Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Nëse disa tashmë i kanë këto botime, mund të ofroni librat Profecitë e Isaisë I dhe Profecitë e Isaisë II. Dhjetor: Libri Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë. Një mundësi tjetër mund të jetë Libri im i tregimeve biblike ose Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi tokë. Janar: Libri A ka një krijues që interesohet për ju?
◼ Shtojca e këtij numri të Shërbimi ynë i Mbretërisë është «Programi i Shkollës së Shërbimit Teokratik për vitin 2004» dhe duhet ruajtur për t’u përdorur gjatë vitit 2004.
◼ Në rast se duke filluar nga 1 janari, kongregacioni juaj ndryshon oraret e mbledhjeve, sekretari i kongregacionit duhet të njoftojë zyrën e degës për këtë ndryshim duke dorëzuar formularin (S-5) Informacion i Mbledhjes së Kongregacionit.