Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen me gojë në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 27 tetor 2003. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 30 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 1 shtator deri më 27 tetor 2003. [Vër re: Kur pas pyetjeve nuk ka referime, për të gjetur përgjigjet duhet të bësh kërkime vetë.—Shih Shkolla e Shërbimit, f. 36, 37.]
CILËSITË ORATORIKE
1. Çfarë kuptimi ka këshilla që është dhënë te 1 Timoteut 2:9 për t’u stolisur me «veshje të rregullta» dhe ç’ndikim mund të ketë kjo kur mbajmë fjalime në podium dhe kur jemi në shërbim? [be f. 132 par. 4, 5]
2. Si duhet të ndikojnë në paraqitjen tonë të jashtme parimet biblike që gjenden te 1 Gjonit 2:15-17, Efesianëve 2:2 dhe Romakëve 15:3? [be f. 133 par. 2-4]
3. Pse ka rëndësi zotërimi i vetvetes dhe si mund ta zotërojmë veten kur jemi në podium ose kur dalim në shërbim? [be kutia në f. 135; par. 6 dhe kutia në f. 136]
4. Duke qenë «dëshmitari i besueshëm dhe i vërtetë», si la Jezui shembullin për ne në përdorimin e Biblës në shërbim? (Zbul. 3:14) [be f. 143 par. 2, 3]
5. Si mund të aftësohemi më shumë për të përdorur Biblën? (Titit 1:9) [be par. 1 dhe kutia në f. 144]
FJALIMI NR. 1
6. Çfarë përfshin studimi dhe cilat janë disa dobi që mund të nxjerrim nga studimi i rregullt i Fjalës së Perëndisë? [be f. 27 par. 3; f. 32 par. 3]
7. Në përputhje me Jakovit 1:5, 6, çfarë është thelbësore kur na duhet të marrim vendime të rëndësishme? [w01 1/9 f. 28 par. 4]
8. Përse është e dobishme që prindërit dhe fëmijët e tyre të punojnë së bashku në shërbim? [w01 15/5 f. 25 par. 14]
9. Në çfarë kuptimi është budalla «ai që përhap shpifje»? (Prov. 10:18) [w01 15/9 f. 25 par. 3]
10. Çfarë mund të mësojmë nga shembulli i Asës, i Danielit dhe i shokëve të tij, për sa u përket problemeve që mund të ndodhin papritur? [w01 15/3 f. 11 par. 6]
LEXIMI JAVOR I BIBLËS
11. I vërtetë ose i rremë: Te 1 Korintasve 2:9, apostulli Pavël e ka fjalën për gjërat që Jehovai ka përgatitur si trashëgimi për popullin e tij besnik. Shpjegoni. [ip-2 kutia në f. 366]
12. Në ç’kuptim Jehovai ‘nuk do të lejojë që të tundohemi përtej asaj që mund të mbajmë’? (1 Kor. 10:13) [w01 15/3 f. 14 par. 17]
13. Përse nuk duhet t’i dorëzohemi tundimit për të mbajtur me hatër ata që janë të pasur nga ana materiale? (2 Kor. 8:9) [w97 15/11 f. 14 par. 4]
14. Në ç’mënyrë Ligji ishte një ‘tutor që çon te Krishti’? (Gal. 3:24) [w02 1/6 f. 15 par. 11]
15. Cilat janë «gjërat elementare të botës», nga të cilat duhet të kemi kujdes që të mos mashtrohemi? (Kolos. 2:8)