BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 8/03 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • Nëntema
  • Java që fillon më 11 gusht
  • Java që fillon më 18 gusht
  • Java që fillon më 25 gusht
  • Java që fillon më 1 shtator
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
km 8/03 f. 2

Programi i Mbledhjes së shërbimit

Java që fillon më 11 gusht

Kënga 9 (37)

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8, përgatit dy demonstrime që tregojnë si mund të prezantohet Kulla e Rojës e 15 gushtit dhe Zgjohuni! e 22 gushtit. Në secilin rast, të dyja revistat duhen ofruar së bashku, ndonëse do të prezantohet vetëm njëra prej tyre.

15 min.: «Të imitojmë mirësinë e Jehovait.»a Ftoje auditorin të tregojë përvoja të shkurtra se si veprat e dashamirësisë i kanë hapur rrugë dhënies së dëshmisë. Lavdëroje kongregacionin në lidhje me përpjekjet e bëra për të ndihmuar bashkëbesimtarët.

20 min.: «Bekimet e shërbimit si pionier.»b Përdor pyetjet e caktuara. Fto një ose dy pionierë të komentojnë për bekimet që kanë pasur nga shërbimi si pionier. Përmend se kushdo që ka dëshirë të fillojë shërbimin si pionier, mund të marrë një kërkesë te sekretari.

Kënga 22 (130), lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 18 gusht

Kënga 3 (32)

12 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Trajto «Programi i asamblesë së re speciale njëditore». Njofto datën e asamblesë së ardhshme njëditore dhe nxiti të gjithë të marrin pjesë. Nëse asambleja do të bëhet brenda pak muajve, përmend se ata që dëshirojnë të pagëzohen duhet të flasin me mbikëqyrësin drejtues.

15 min.: «Një vepër që na freskon.»c Cakto që më përpara dy ose tri veta që të komentojnë si u sjell freski shërbimi i krishterë.

18 min.: «Le ta mbajmë në gjendje të mirë vendin tonë të adhurimit.»d (Paragrafët 1-5) Përdor pyetjet e caktuara. Kur të trajtosh paragrafët 3 dhe 4, rishiko masat që janë marrë për pastrimin e Sallës së Mbretërisë. Trajto ndonjë çështje që kërkon vëmendje. Lavdëroje kongregacionin për përpjekjet që bën për ta mbajtur siç duhet vendin e adhurimit të vërtetë.

Kënga 20 (93), lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 25 gusht

Kënga 19 (164)

10 min.: Njoftime lokale. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8, përgatit dy demonstrime që tregojnë si prezantohet Kulla e Rojës e 1 shtatorit dhe Zgjohuni! e 8 shtatorit. Në secilin rast, të dyja revistat duhen ofruar së bashku, ndonëse do të prezantohet vetëm njëra prej tyre. Në secilin demonstrim, një prind dhe djali ose vajza e tij adoleshente të demonstrojnë në mënyrë praktike se po përgatiten për veprën me revista. Ata rishikojnë shkurtimisht secilin prezantim përpara se ta demonstrojnë.

15 min.: Nevoja lokale.

20 min.: Të marrim guxim për të predikuar. (1 Sel. 2:2) Fjalim dhe diskutim me auditorin. Shpjego përse disa ngurrojnë t’u predikojnë të tjerëve mesazhin e Mbretërisë. Kjo ndodh edhe me ata që kanë shumë vjet që janë aktivë. Trego disa përvoja që gjenden te Kulla e Rojës 1 dhjetor 1999, faqja 25; Kulla e Rojës 15 dhjetor 1999, faqja 25; dhe Kulla e Rojës 1 prill 1996, faqja 31. Ftoji të pranishmit në auditor të komentojnë si morën guxim të flitnin për lajmin e mirë kur kishin frikë. Duke u bazuar te Kulla e Rojës 15 dhjetor 1999, faqet 23, 24, përfundo me inkurajimin që të marrin forcë nga Jehovai.

Kënga 25 (204), lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 1 shtator

Kënga 23 (200)

10 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin gusht. Përmend ofertën e literaturës për muajin shtator. Cakto që më përpara një ose dy veta të tregojnë përvojat ndërtuese që patën kur dhanë dëshmi joformale në lidhje me kongresin krahinor, gjatë pushimeve ose në raste të tjera gjatë muajve të verës.

15 min.: A e mbani premtimin për t’u kthyer? Fjalim dhe diskutim me auditorin, bazuar te Kulla e Rojës 15 shtator 1999, faqet 10, 11, poshtë nëntitullit «Mënyra të tjera për të mbajtur premtimet». Kur gjejmë njerëz që tregojnë interes në shërbim, zakonisht lëmë takim për ta vazhduar bisedën një herë tjetër. A kthehemi siç u premtuam? Rishiko parimet biblike që duhet të na nxitin t’i mbajmë premtimet. Ftoje auditorin të thotë përvoja që tregojnë se si u bekuan duke u kthyer menjëherë.

20 min.: «Le ta mbajmë në gjendje të mirë vendin tonë të adhurimit.»e (Paragrafët 6-12) Përdor pyetjet e caktuara. Thekso sa se rëndësishme është ta mbajmë mirë Sallën e Mbretërisë, duke nxjerrë në pah kutinë në faqen 5. Përfundo me një raport të shkurtër për gjendjen e Sallës së Mbretërisë dhe përmend ndonjë plan për të bërë riparime ose rregullime.

Kënga 20 (93), lutja përmbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

d Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

e Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo