Programi i Mbledhjes së Shërbimit
Java që fillon më 9 qershor
Kënga 22 (130)
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8, përgatit dy demonstrime që tregojnë si prezantohet Kulla e Rojës e 15 qershorit dhe Zgjohuni! e 22 qershorit. Në secilin rast, të dyja revistat duhen ofruar së bashku, ndonëse do të prezantohet vetëm njëra prej tyre. Përmend një shkrim në çdo prezantim.
15 min.: «Shërbimi i krishterë—Vepra jonë kryesore.»a Nxiti të rinjtë të mendojnë për bekimet që mund të gëzojnë nëse fillojnë shërbimin në kohë të plotë. Përfshi komente nga materiali me nëntitull «Kur tradita dhe ndërgjegjja bien ndesh» në Kullën e Rojës, 1 nëntor 2000, faqet 19,20.
20 min.: «Dalja në pension: A është një derë që çon në rritjen e aktivitetit?»b Nëse është e mundur, përfshi një intervistë të shkurtër me një lajmëtar që e ka shfrytëzuar daljen në pension për të bërë më shumë në shërbim të Jehovait. Pyete se çfarë ndryshimesh ka bërë dhe cilat bekime ka përjetuar falë kësaj.
Kënga 25 (204), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 16 qershor
Kënga 23 (200)
8 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.
12 min.: Nevoja lokale.
25 min.: «Jini të zellshëm ‘duke dhënë dëshmi të plotë’.»c Përdor pyetjet e caktuara. Pasi të diskutosh paragrafët 5 dhe 6, përfshi një demonstrim të shkurtër që tregon si i jepet dëshmi joformale një shitësi dhe i ofrohet fletushka A dëshiron të dish më shumë për Biblën? Përpara se të diskutohen paragrafët 7 dhe 8, të lexohen me zë. Në përfundim lexo dhe diskuto kutinë «Mos i harroni!»
Kënga 18 (162), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 23 qershor
Kënga 28 (224)
10 min.: Njoftime lokale. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8, përgatit dy demonstrime që tregojnë si prezantohet Kulla e Rojës e 1 korrikut dhe Zgjohuni! e 8 korrikut. Në secilin rast, të dyja revistat duhen ofruar së bashku, ndonëse do të prezantohet vetëm njëra prej tyre. Në njërin nga demonstrimet, lajmëtari të japë dëshmi rrugore.
20 min.: Çfarë mund të bëhet në lidhje me shkurajimin? Fjalim dhe diskutim me auditorin, i bazuar në Kullën e Rojës, 15 nëntor 1999, faqet 28 dhe 29, përfshirë edhe nëntitullin «Të mbajmë një qëndrim pozitiv». Rishiko sugjerimet praktike bashkë me këshillat biblike. Cakto që më përpara një ose dy lajmëtarë të efektshëm që të shpjegojnë se çfarë i ndihmon të ruajnë gëzimin në shërbim.
15 min.: «Të predikojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht.»d Kur të diskutosh paragrafët 2 dhe 3, pyete auditorin se cilat ngjarje të fundit mund të përdoren për të filluar biseda në territorin e kongregacionit. Kur të diskutosh paragrafin 4, përfshi një demonstrim të shkurtër, duke përdorur një nga prezantimet e përmendura.
Kënga 4 (43), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 30 qershor
Kënga 2 (15)
10 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin qershor. Rishiko ofertën e literaturës për korrikun dhe gushtin. Shpjego si mund të prezantohen dy broshurat që kanë mbetur në repartin e literaturës. Të bëhen demonstrime të përgatitura mirë që tregojnë si të ofrohen në shërbim. Për sugjerime si të prezantohen ato, shiko Shërbimi ynë i Mbretërisë, korrik 1998, faqja 8.
15 min.: «Të kufizuar, por të frytshëm.»e Nëse kupton një gjuhë të huaj, mund të përfshish komente se si mund të ndihmojnë të tjerët, të bazuara te Zgjohuni!, 22 gusht 1990, anglisht ose italisht, faqet 22 dhe 23, poshtë nëntitullit «Çfarë mund të bëhet?»
20 min.: Të përdorim me efektshmëri Fjalën e Perëndisë për të predikuar Mbretërinë. Diskutim me auditorin, i drejtuar nga mbikëqyrësi i shërbimit. Çdokujt që takojmë në shërbim përpiqemi t’i lexojmë nga Shkrimet një mendim ndërtues në lidhje me Mbretërinë. Megjithatë, nevojitet të bëjmë më shumë sesa të lexojmë shkrime biblike. Duhet t’i shpjegojmë, t’i ilustrojmë dhe t’i tregojmë si zbatohen. Shpjego si bëhet kjo, kur flasim për nevojat urgjente të njerëzimit, të cilat sundimtarët e botës nuk i përmbushin. Përdor shkrimet që vijojnë: (1) Jeta në një botë pa kërcënimin e luftës.—Isa. 2:4; Psal. 46:9, 10. (2) Shtëpi të rehatshme për të gjithë.—Isa. 65:21. (3) Punë e kënaqshme për të gjithë ata që kanë nevojë të mbajnë veten dhe familjen.—Isa. 65:22. (4) Siguri, pa rrezikun e jetës e të pronës nga kriminelët.—Mik. 4:4; Prov. 2:22. Pas diskutimit, cakto një lajmëtar të përgatitur mirë që të tregojë si përdoret me efektshmëri një shkrim gjatë një rivizite. Ta bëjë këtë duke dhënë një shpjegim të përmbledhur, duke bërë një ilustrim të thjeshtë e një zbatim të shkurtër që i tregon të zotit të shtëpisë se si sundimi i Mbretërisë do t’i sjellë dobi atij vetë. Lajmëtari ta fillojë demonstrimin me leximin e shkrimit. Pas demonstrimit rishiko se si u shpjegua, u ilustrua dhe u zbatua shkrimi. Inkurajoji të gjithë që të zhvillojnë aftësinë për ta përdorur me efektshmëri Fjalën e Perëndisë.
Kënga 5 (46), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 7 korrik
Kënga 3 (32)
5 min.: Njoftime lokale.
15 min.: Përvoja lokale. Trego ose demonstro përvojat që lajmëtarët kanë pasur kur (1) u dëshmuan grupeve të ndryshme etnike ose njerëzve që flitnin një gjuhë të huaj ose (2) kur dëshmuan në mënyra të tjera përveç veprës shtëpi më shtëpi dhe asaj rrugore. Inkurajoji të gjithë të përdorin mirë formularin Ju lutemi, ndiqni interesin (S-43) kur takojnë ata që flasin një gjuhë tjetër.—Përmend pikat e përshtatshme nga letra e 15 tetorit 1998, e cila u është drejtuar kongregacioneve.
25 min.: «Ta bëjmë të njohur emrin hyjnor.»f Përdor pyetjet e caktuara. Përdor shkrimet e Gjonit 17:26 dhe Veprave 15:14 për të shpjeguar përse është e rëndësishme të përdoret emri personal i Perëndisë. Cakto një lajmëtar të aftë që të demonstrojë një rivizitë.
Kënga 7 (51), lutja përmbyllëse.
[Shënimet]
a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
d Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
e Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
f Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.