Programi i Mbledhjes së Shërbimit
Java që fillon më 12 maj
Kënga 19 (164)
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8, përgatit dy demonstrime që tregojnë si prezantohet Kulla e Rojës e 15 majit dhe Zgjohuni! e 22 majit. Në secilin rast, të dyja revistat duhen ofruar së bashku, ndonëse do të prezantohet vetëm njëra prej tyre. Përmend rregullin e kontributeve.
20 min.: Prindër: Ndihmojini fëmijët tuaj të përparojnë! Fjalim që trajton pika kryesore nga libri Shkolla e Shërbimit, faqet 9-12 dhe 21-38. Inkurajoji prindërit të përdorin disa pika të këtij materiali në studimin familjar për t’i stërvitur fëmijët që të përparojnë në shërbim. Drejtoje vëmendjen te disa pika kryesore që mund të përdoren për t’i stërvitur të rinjtë që të zhvillojnë aftësitë e nevojshme.
15 min.: «Na është besuar lajmi i mirë.»a Cakto që më përpara një ose dy lajmëtarë që të shpjegojnë shkurtimisht si i rregulluan rrethanat personale për të marrë pjesë më shumë në veprën e predikimit.
Kënga 18 (162), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 19 maj
Kënga 20 (93)
15 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Të trajtohet «Ndërtimi ndërkombëtar i Sallave të Mbretërisë në disa vende të Evropës.» Përmend se ndërtimi i Sallave të Mbretërisë si në vendet me të ardhura të kufizuara, ashtu edhe në territorin e mbikëqyrur nga zyra e vendit përkrahet nga kontributet e Fondit të Sallave të Mbretërisë.
15 min.: Nevoja lokale.
15 min.: «Të lavdërojmë Jehovain me anë të dëshmisë joformale.» Fjalim dhe diskutim me auditorin. Kur të diskutosh paragrafin 3, pyete auditorin se çfarë mund të themi për të filluar një bisedë biblike në disa nga rastet e mëposhtme: (1) kur bëjmë pazar, (2) kur përdorim mjetet e transportit publik, (3) një fqinji që punon në kopsht, (4) një shoku në vendin e punës dhe (5) një shoku të klasës. Përgatit që më përpara një përvojë që tregon si lajmëtari dha me sukses një dëshmi joformale.
Kënga 7 (51), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 26 maj
Kënga 4 (43)
10 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin maj. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8, përgatit dy demonstrime që tregojnë si prezantohet Kulla e Rojës e 1 qershorit dhe Zgjohuni! e 8 qershorit. Në secilin rast, të dyja revistat duhen ofruar së bashku, ndonëse do të prezantohet vetëm njëra prej tyre. Në fund të njërit nga prezantimet, t’i lihet fletushka A dëshiron të dish më shumë për Biblën? një pronari që nuk i pranon revistat.
10 min.: «Kutia e pyetjes.» Fjalim. Rishiko shkurtimisht disa sugjerime për dëshminë me telefon, që jepen te Shërbimi ynë i Mbretërisë, shkurt 2001, faqja 6, paragrafët 12-15, ose jep sugjerime të tjera që kanë pasur sukses në territorin e kongregacionit.
25 min.: «Fjala e Perëndisë është e vërteta.»b Përdor pyetjet e caktuara. Ftoji të pranishmit në auditor të komentojnë se si u ndihmuan të mësonin të vërtetën kur lajmëtarët përdorën Biblën për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre. Kur të diskutosh paragrafin 4, cakto një lajmëtar të aftë që të demonstrojë si të përdoret Bibla në vizitën e parë, duke përdorur disa nga sugjerimet që tregohen në artikullin «Ta përdorim drejt Fjalën e Perëndisë.»—km 12/01 f. 1 par. 3-4.
Kënga 5 (46), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 2 qershor
Kënga 14 (117)
10 min.: Njoftime lokale. Rishiko një ose dy prezantime për broshurën Çfarë kërkon? dhe librin Njohuria nga shtojca e Shërbimi ynë i Mbretërisë, janar 2002.
20 min.: Martesa e nderuar—Një kërkesë hyjnore. Fjalim dhe diskutim me auditorin. Në shumë vende është e zakonshme që çiftet të jetojnë së bashku pa u martuar ligjërisht. Disa thonë se kjo ka dobi praktike. Nxirr në pah pikëpamjen e Biblës, duke theksuar se martesa është themeluar nga Perëndia. Vetë Perëndia Jehova e bashkoi Adamin me Evën dhe theksoi përjetësinë e këtij bashkimi. (Zan. 2:24) Me bekimin që i dha këtij bashkimi, si Autoriteti më i lartë ligjor, Jehovai u dha të drejtën që të kishin marrëdhënie seksuale. (Zan. 1:28) Bashkëjetesa pa u martuar është kurvëri. (fy f. 17; Hebr. 13:4) Në kundërshtim me atë që besojnë shumë njerëz, studimet tregojnë se bashkëjetesa përpara martesës zvogëlon mundësinë që martesa të ketë sukses. Me anë të regjistrimit ligjor të martesës, mbetet i panjollë emri i secilës palë të këtij bashkimi dhe çdo fëmijë kursehet nga turpi që mund të bjerë mbi ata që i kanë prindërit të pamartuar. Përveç kësaj, ajo mbron të drejtat e pronësisë të çdo pjesëtari të familjes në rast se vdes njëri nga bashkëshortët. (Titit 3:1) Të krishterët e nderojnë Jehovain, duke qenë në përputhje me normat e tij. Duke bërë kështu, ata i sjellin dobi edhe vetes.—Isa. 48:17, 18.
15 min.: Si po nxirrni dobi? Diskutim me auditorin, i mbajtur nga mbikëqyrësi i shkollës. Në janar morëm një program të ri për Shkollën e Shërbimit Teokratik. Rishiko shkurtimisht disa nga aspektet e reja të shkollës. Vër në dukje rezultatet pozitive që janë arritur që nga ajo kohë. A janë regjistruar më shumë studentë në shkollë? A ka pasur më shumë gatishmëri për të marrë pjesë? Si kanë nxjerrë dobi studentët nga masat e reja për dhënien e këshillave? Ftoje auditorin të tregojë si ka nxjerrë dobi personalisht që atëherë e deri tani dhe si do të ndihmojë në të ardhmen programi i ri.
Kënga 26 (212), lutja përmbyllëse.
[Shënimet]
a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.