Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen me gojë në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 28 prill 2003. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 30 minutash të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 3 mars deri më 28 prill 2003. [Vër re: Kur pas pyetjeve nuk ka referime, për të gjetur përgjigjet duhet të bësh kërkime vetë.—Shih Shkolla e Shërbimit, f. 36-37.]
CILËSITË ORATORIKE
1. Cilat shkaqe mund të ndikojnë në mungesën e rrjedhshmërisë? [be f. 93]
2. E vërtetë ose e rremë: Pauza duhet të shmanget, meqë ajo mund të lejojë që njerëzit të enden me mendjen e tyre dhe krijon raste për ndërprerje. Shpjego.
3. Çfarë rëndësie ka theksi i duhur logjik për një orator ose lexues publik? (Neh. 8:8) [be f. 101]
4. Si mund të arrihet theksi i duhur logjik? [be f. 102, 103]
5. Cilat janë idetë kryesore që duhen theksuar kur lexohet me zë nga ndonjë botim gjatë një studimi biblik ose në një mbledhje të kongregacionit? [be f. 105]
FJALIMI NR. 1
6. Çfarë mund të bëjnë prindërit për t’i stërvitur fëmijët «që të dëgjojnë dhe të mësojnë» në mbledhjet e krishtere? (Ligj. 31:12) [be f. 16]
7. Çfarë është parajsa frymore? [w01 1/3 f. 8-10]
8. Si tregohet te Proverbat 8:1-13 se mençuria hyjnore është në dispozicion për të gjithë, dhe sipas Kolosianëve 2:3, ku mund të gjendet ajo? [w01 15/3 f. 25, 28]
9. Si mund ta bëjmë të njohur emrin e Perëndisë? (Gjoni 17:6) [be f. 273-275]
10. Çfarë hollësish të rëndësishme duhet të dinë njerëzit për ‘lajmin e mirë të mbretërisë’? (Mat. 24:14) [be f. 279-280]
LEXIMI JAVOR I BIBLËS
11. (a) Çfarë ishte në shekullin e parë ‘gjëja e neveritshme’, e përmendur te Marku 13:14? (b) Për çfarë bënte fjalë shprehja «duke qëndruar aty ku nuk duhet»?
12. Si e përforcon Ungjilli sipas Lukës faktin që Jezui ishte trashëgimtari natyror i fronit të Davidit? (Luka 3:23-38) [w93 mars f. 9 par. 3]
13. Cila ishte domethënia e pohimit të Jezuit, siç shkruhet te Luka 12:2?
14. Pse është i jashtëzakonshëm reagimi i engjëjve në ilustrimin e Jezuit me monedhën e dhrahmisë së humbur? (Luka 15:10) Si duhet të ndikojë te ne shembulli i tyre?
15. Cilat janë dy besëlidhjet që përmenden te Luka 22:29?