BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/03 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • Nëntema
  • Java që fillon më 10 mars
  • Java që fillon më 17 mars
  • Java që fillon më 24 mars
  • Java që fillon më 31 mars
  • Java që fillon më 7 prill
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
km 3/03 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 10 mars

Kënga 15 (127)

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8, prezanto dy demonstrime që tregojnë si ofrohet Kulla e Rojës e 15 marsit dhe Zgjohuni! e 22 marsit. Në çdo prezantim, të dyja revistat duhet të ofrohen bashkë, edhe pse demonstrohet vetëm njëra prej tyre.

15 min.: Të nxjerrim dobi nga Libri vjetor 2003. Fjalim dhe diskutim me auditorin. Trajto disa pika kryesore nga pjesa «Letër nga Trupi Udhëheqës», në faqet 3-5. Cakto që më përpara disa lajmëtarë që të tregojnë raporte dhe përvoja, të cilat i kanë inkurajuar shumë dhe u kanë forcuar besimin. Përmend ngjarje të rëndësishme nga raporti botëror. Inkurajoji familjet ta lexojnë të gjithë librin pak nga pak gjatë vitit. Sugjero disa mënyra se si mund ta përdorim librin për t’i drejtuar personat e interesuar tek organizata e Jehovait dhe për t’i inkurajuar që të ndjekin mbledhjet.

20 min.: «Të bëhemi të zellshëm për atë që është e mirë!»a (Paragrafët 1-12) Pasi të diskutohet paragrafi 6, të demonstrohet shkurtimisht se si një lajmëtar, duke përdorur ftesën, fton në Përkujtim një të afërm, një fqinj, një shok shkolle ose shok pune. Nëse ftesat nuk janë shpërndarë ende, kjo duhet të bëhet pas mbledhjes.

Kënga 18 (162) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 17 mars

Kënga 27 (221)

10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.

15 min.: Të zgjedhim shoqëritë me mençuri. Fjalim nga një plak, i bazuar në librin Të rinjtë pyesin, faqet 65-67 dhe në Kullën e Rojës, 15 korrik 1997, faqe 18. Trego si parimet vlejnë edhe për të rinjtë edhe për të rriturit. Thekso dobitë që kemi nëse zgjedhim si miq njerëz që e duan Jehovain dhe që përpiqen t’u përmbahen parimeve të tij. Nëse di ndonjë gjuhë të huaj, përdor edhe materialin në nëntitullin «Shoqëri të këqija» që gjendet në librin Të arsyetojmë, faqe 189, anglisht ose në faqen 193, italisht.

20 min.: «Të bëhemi të zellshëm për atë që është e mirë!»b (Paragrafët 13-26) Të mbahet nga mbikëqyrësi drejtues. Kur të trajtosh paragrafin 14, demonstro shkurtimisht se si një plak viziton një vëlla me shëndet të dobët për ta inkurajuar dhe i shpjegon me dashamirësi se në ç’mënyrë vëllai mund të marrë pjesë në aktivitetin e zgjeruar të kongregacionit gjatë periudhës së Përkujtimit.

Kënga 4 (43) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 24 mars

Kënga 7 (51)

10 min.: Njoftime lokale. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8, prezanto dy demonstrime që tregojnë si prezantohet Kulla e Rojës e 1 prillit dhe Zgjohuni! e 8 prillit.

15 min.: Nevoja lokale.

20 min.: Dëshmitarët e Jehovait​—Një ndikim i mirë në zonën ku banojnë. Fjalim dhe diskutim me auditorin. Herë pas here kemi rastin të tregojmë si ndikon shërbimi dhe shembulli ynë në zonën ku banojmë. Ftoje auditorin të komentojë për pikat e mëposhtme: (1) I mësojmë njerëzit të jetojnë sipas normave dhe moralit të Biblës. (2) I mësojmë të jenë të ndershëm dhe t’i respektojnë autoritetet. (3) Mësojmë të ketë harmoni midis racave, kombësive dhe grupeve shoqërore. (4) I ndihmojmë njerëzit që të përmirësojnë jetën familjare, duke i inkurajuar që të zbatojnë parimet biblike. (5) Kemi mësuar mijëra veta që të shkruajnë dhe të lexojnë. (6) Përpiqemi t’i ndihmojmë njerëzit në kohë katastrofash. (7) Kemi luajtur një rol kyç për të siguruar lirinë fetare, të cilën e gëzojnë të gjithë njerëzit.​—Shih librin Lajmëtarët, faqe 699, anglisht.

Kënga 12 (113) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 31 mars

Kënga 3 (32)

12 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për marsin. Përmend ofertën e literaturës për prillin. Rishiko pjesën «Të përdorim librin Të adhurojmë Perëndinë për të drejtuar studime biblike». Trajto pikat kryesore nga «Përkujtues për Përkujtimin».

13 min.: Përvoja lokale. Ftoje kongregacionin të tregojë përvojat që ka pasur gjatë aktivitetit të zgjeruar që u krye në muajin mars, ndërsa pjesëmarrja në veprën e predikimit është rritur. Lavdëroji lajmëtarët për përpjekjet e tyre dhe inkurajoji që për aq sa i lejojnë rrethanat të marrin pjesë sa më shumë në shërbim gjatë prillit.

20 min.: «Jehovai është shumë i denjë për lëvdim.»c Thekso rëndësinë e Përkujtimit. Trego se si të gjithë mund t’i ndihmojnë të tjerët të jenë të pranishëm. Shpjego çfarë mund të bëhet për t’u lidhur me joaktivët dhe për të rigjallëruar interesin e tyre. Ftoje auditorin të tregojë përvoja nga Përkujtimi që u mbajt vitin e kaluar.

Kënga 9 (37) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 7 prill

Kënga 18 (162)

10 min.: Njoftime lokale.

15 min.: Si të arsyetojmë mbi Shkrimet? Diskutim me auditorin. Si mund të zhvillojmë aftësinë për të arsyetuar me efektshmëri me njerëzit në shërbim? (1) Të fitojmë njohuri të shëndoshë për Shkrimet, nëpërmjet studimit të rregullt personal dhe pjesëmarrjes në mbledhje. (2) Të meditojmë për atë që mësojmë, duke i shqyrtuar të vërtetat nga këndvështrime të ndryshme. (3) Të kërkojmë jo vetëm shpjegimin e Shkrimeve, por edhe arsyet biblike përse është kështu. (4) Të mendojmë si mund t’ua shpjegojmë njerëzve të çdo lloji. (5) Të mendojmë si mund ta ilustrojmë një pikë të caktuar.

20 min.: «Në ç’mënyrë na liron e vërteta?»d Përfshi komente nga Kulla e Rojës e 1 tetorit 1998, kutia në faqen 6. Ftoji të pranishmit të komentojnë se si i kanë liruar të vërtetat e Fjalës së Perëndisë.

Kënga 26 (212) dhe lutja përmbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

d Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo