Programi i Mbledhjes së Shërbimit
Java që fillon më 9 dhjetor
Kënga 18 (162)
12 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8, prezanto dy demonstrime që tregojnë si prezantohen Kulla e Rojës e 15 dhjetorit dhe revista Zgjohuni! e dhjetorit.
15 min.: «Të shpallim mesazhin e Mbretërisë.»a Kur të diskutohet paragrafi 3 përfshi sugjerime se si të lexojmë drejtpërdrejt nga Bibla kur shpallim lajmin e mirë.—km 12/01 f. 1, par. 3.
18 min.: Të jemi të frytshëm në çdo vepër të mirë. Fjalim me pjesëmarrjen e auditorit. Të trajtohet nga një plak. Shqyrto historinë dhe përparimin që ka bërë kongregacioni, duke përfshirë përpjekjet që çuan në formimin e kongregacionit. Cakto që më parë disa që kanë qenë në atë kohë që të tregojnë përvoja inkurajuese. Shqyrto mundësitë për një rritje të mëtejshme dhe inkurajoji të gjithë të përkrahin me zell aktivitetet e kongregacionit.
Kënga 22 (130), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 16 dhjetor
Kënga 4 (43)
10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Trego rregullimet e veçanta për shërbimin në fushë për datat 25 dhjetor dhe 1 janar.
15 min.: Ata që kanë gjykim të thellë do të kuptojnë. (Dan. 12:3, 10) Një demonstrim. Një person i interesuar pyet: «Si mund të jem i sigurt që kam një kuptueshmëri të saktë të asaj që mëson Bibla?» Lajmëtari shpjegon si të përdoret metoda e studimit sipas temave, kur bëhen kërkime në Bibël. (w96 15/5 f. 19-20) Duke përdorur një ose dy shembuj nga libri Të arsyetojmë, faqet 112-117, anglisht (ose italisht faqet 384-389), ai tregon si kemi arritur të kuptojmë qëllimin e Perëndisë për tokën, duke analizuar me kujdes shkrimet. Lajmëtari shpjegon si mund të përdoret e njëjta metodë për të kuptuar me saktësi mësimet e tjera biblike dhe ofron një studim biblik.
20 min.: «Mbani ndër mend besnikët e moshuar.»b Përfshi komente nga Kulla e Rojës, nëntor 1994, faqja 27. Përmend masën që është marrë për ata që janë të dobët fizikisht në lidhje me raportimin e shërbimit, edhe nëse kanë bërë 15 minuta. Cakto disa lajmëtarë të tregojnë përvoja se si shoqërimi me këta vëllezër e motra sjell bekime të ndërsjella.
Kënga 15 (127), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 23 dhjetor
Kënga 26 (212)
10 min.: Njoftime lokale. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8, prezanto dy demonstrime që tregojnë si prezantohen Kulla e Rojës e 1 janarit dhe Zgjohuni! e 8 janarit.
15 min.: Nevoja lokale.
20 min.: «A bëjmë pjesën tonë për një raport shërbimi të saktë?»c Kur të diskutohet paragrafi 2, përfshi komente nga libri Të organizuar faqet 106-108.
Kënga 6 (45), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 30 dhjetor
Kënga 1 (13)
Shënim: Kongregacionet nuk duhet ta mbajnë Mbledhjen e Shërbimit një ditë më parë gjatë javës që fillon më 30 dhjetor, vetëm po të kenë javën e mbikëqyrësit. Të gjitha kongregacionet duhet të shqyrtojnë shtojcën për kongresin, siç është programuar. Lista e Rekomandimeve për Strehimin duhet të vendoset në tabelën e informacionit sapo të dërgohet nga Komiteti i Kongresit.
10 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për dhjetorin. Në qoftë se kongregacioni do të ndryshojë orarin e mbledhjeve për vitin e ri kalendarik, nxiti me dashamirësi të gjithë të ndjekin mbledhjet në oraret e reja. Përmend ofertën e literaturës për janarin, duke theksuar librat që kongregacioni ka në dispozicion.
15 min.: Shqyrto librin Të adhurojmë Perëndinë. Fjalim dhe diskutim me auditorin. Shpjego masat që janë marrë që ky libër i ri të përdoret si libër i dytë për studim. (km 6/00 f. 4 par. 5-6) Ftoje auditorin të komentojë për disa veçori të këtij botimi që ata i kanë për zemër. Thekso faktin që në disa pjesë të librit përdoren pyetje dhe shkrime që e nxitin studentin të mendojë thellë për Fjalën e Perëndisë. Nxirr në pah shembullin që gjendet në faqet 48-49, paragrafi 13.
20 min.: «Kongresi krahinor i Dëshmitarëve të Jehovait për vitin 2003 ‘T’i japim lavdi Perëndisë’»d Të trajtohet nga sekretari i kongregacionit duke u përqendruar në paragrafët 3-10. Lavdëroji të gjithë me ngrohtësi për faktin që po i marrin sa më shpejt që është e mundur masat për të ndjekur kongresin.
Kënga 12 (113), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 6 janar
Kënga 11 (85)
13 min.: Njoftime lokale.
15 min.: Ndihmë për t’iu bindur ligjit të Perëndisë për gjakun. Fjalim nga një plak i kualifikuar, bazuar në skemën e siguruar nga zyra e degës. Sekretari duhet të ketë gati një sasi të mjaftueshme për të shpërndarë nga kartat e mëposhtme: Karta Deklaratë/Shfajësim mjekësor i mëparshëm, Kartë Identiteti. Pas mbledhjes këto dokumente duhet të jenë në dispozicion për lajmëtarët e pagëzuar, por ato NUK duhet të plotësohen sonte. Firmosja, vënia e datës dhe firmat e dëshmitarëve në të gjitha kartat mund të bëhet pas Studimit të Librit të Kongregacionit në javën pasuese, me ndihmën e mbikëqyrësit të studimit të librit, nëse është e nevojshme. [Karta e Identitetit, nëse përdoret në vend, duhet t’u jepet prindërve për fëmijët.] Ata që firmosin si dëshmitarë, duhet ta shohin me të vërtetë individin kur të firmosë dokumentin. Lajmëtarët e papagëzuar mund t’i shkruajnë udhëzimet për veten dhe për fëmijët e tyre, duke e përshtatur gjuhën e këtij dokumenti me rrethanat dhe bindjet e tyre.
17 min.: Ju keni të drejtë të zgjidhni. Fjalim nga një plak i kualifikuar i bazuar në broshurën Si mund t’jua shpëtojë gjaku jetën?, faqet 17-21. Thekso që është një përgjegjësi individuale t’u kërkojmë mjekëve informacione specifike për trajtimin që ata rekomandojnë dhe të zgjedhim nëse e pranojmë atë apo jo. Kjo e drejtë njihet nga komuniteti mjekësor dhe gjyqësor në nivel ndërkombëtar. Përdor shkrimet e cituara në broshurë për të shpjeguar të drejtën që na siguron Bibla për të refuzuar përdorimin e gjakut dhe si duhet të vendosin prindërit në lidhje me këtë për fëmijët e tyre të mitur.
Kënga 5 (46), lutja përmbyllëse.
[Shënimet]
a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
d Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.