Programi i Shkollës së Shërbimit Teokratik për vitin 2003
Udhëzime
Gjatë vitit 2003, Shkolla e Shërbimit Teokratik do të drejtohet në këtë mënyrë:
BURIMI I MATERIALIT: Shkrimet e Krishtere Greke Përkthimi Bota e Re [bi7], Kulla e Rojës [w], Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik [be], Të adhurojmë të vetmin Perëndi të vërtetë [wt].
Shkolla duhet të fillojë NË KOHË me këngë, me lutje dhe me shprehjet që urojnë mirëseardhjen, e më pas do të vazhdojë si më poshtë:
CILËSIA ORATORIKE: 5 minuta. Mbikëqyrësi i shkollës, ndihmësi i tij ose një plak tjetër i kualifikuar do të trajtojnë një cilësi oratorike duke u bazuar në librin Shkolla e Shërbimit. (Në kongregacionet me një numër të kufizuar pleqsh, mund të përdoret një shërbëtor ndihmës i kualifikuar.) Nëse nuk tregohet ndryshe, në diskutim duhet të përfshihen edhe kutitë që ndodhen në faqet e caktuara. Ushtrimet nuk duhen përfshirë. Ato janë kryesisht për përdorim personal dhe këshillë private.
FJALIMI NR. 1: 10 minuta. Duhet të trajtohet nga një plak ose një shërbëtor ndihmës. Ky fjalim do të bazohet në revistën Kulla e Rojës dhe në librin Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik. Duhet të prezantohet si një fjalim udhëzimi, që zgjat 10 minuta, pa rishikim gojor. Synimi i fjalimit nuk duhet të jetë thjesht trajtimi i materialit, por përqendrimi i vëmendjes në vlerën praktike të informacionit që po trajtohet, duke nxjerrë në pah atë që do të jetë më e dobishme për kongregacionin. Duhet të përdoret tema e shënuar. Nga vëllezërit të cilëve u caktohet ky fjalim, pritet të kenë kujdes që t’i përmbahen kohës së lejuar. Nëse është e nevojshme, mund të jepet këshillë privatisht.
PIKA KRYESORE NGA LEXIMI I BIBLËS: 10 minuta. Në gjashtë minutat e para, një plak ose një shërbëtor ndihmës i kualifikuar, duhet të trajtojë materialin duke ia përshtatur nevojave lokale. Ai mund të komentojë për çfarëdo pjesë nga leximi i Biblës i caktuar për atë javë, pasi vëllai që bën fjalimin Nr. 2 nuk do të komentojë për vargjet që lexon. Ky nuk duhet të jetë thjesht një përmbledhje e leximit të caktuar. Synimi kryesor është të ndihmohet auditori që të kuptojë përse dhe si është i vlefshëm informacioni që trajtohet. Më pas, për katër minuta, oratori do ta ftojë auditorin që të marrë pjesë duke bërë komente të shkurtra (për 30 sekonda ose më pak) në lidhje me dy pyetjet e mëposhtme: (1) «Gjatë leximit të Biblës për këtë javë, çfarë pikash keni gjetur se do t’ju sjellin dobi në shërbim dhe në jetën tuaj?» (2) «Çfarë e forcoi besimin tuaj dhe çfarë e rriti çmueshmërinë tuaj për Jehovain?» Pas kësaj, mbikëqyrësi i shkollës do t’i ftojë të ndahen në klasa të tjera studentët që janë caktuar për të bërë fjalime.
FJALIMI NR. 2: 4 minuta. Është një lexim dhe i caktohet një vëllai. Zakonisht pjesa që lexohet do të jetë nga Bibla. Një herë në muaj, ky caktim do të trajtojë material të marrë nga Kulla e Rojës. Studenti duhet ta lexojë materialin e caktuar pa përgatitur një hyrje ose një pjesë përmbyllëse. Çdo javë, nuk do të jetë saktësisht e njëjta sasi materiali për t’u lexuar, por leximi duhet të zgjatë katër minuta ose më pak. Mbikëqyrësi i shkollës duhet ta shikojë me vëmendje materialin, përpara se të bëjë caktimet, duke ia përshtatur atë moshës dhe aftësisë së studentit. Mbikëqyrësi i shkollës do të interesohet veçanërisht që studentët të ndihmohen të lexojnë me kuptueshmëri, rrjedhshëm, me theksin e duhur logjik, me intonacion, me pauza të përshtatshme dhe natyrshëm.
FJALIMI NR. 3: 5 minuta. Do t’i caktohet një motre. Studentja që merr këtë caktim do të zgjedhë vetë një rrethanë ose do t’i caktohet ndonjë nga lista që gjendet në faqen 82 të librit Shkolla e Shërbimit. Studentja duhet të përdorë temën e caktuar dhe duhet ta aplikojë atë për ndonjë aspekt të shërbimit në fushë që është real dhe praktik për territorin e kongregacionit të saj. Kur nuk jepet asnjë referim si burim materiali, studentes do t’i duhet të grumbullojë material për këtë pjesë duke bërë kërkime në botimet e siguruara nga klasa e skllavit të besueshëm e të matur. Studenteve më të reja u duhen caktuar fjalime për të cilat jepen referime. Mbikëqyrësi i shkollës do të interesohet veçanërisht për mënyrën se si e zhvillon studentja materialin dhe si e ndihmon të zotin e shtëpisë që të arsyetojë rreth shkrimeve e të kuptojë pikat kyçe të prezantimit. Studentja, së cilës i caktohet kjo pjesë, duhet të dijë të lexojë. Mbikëqyrësi i shkollës do të caktojë një ndihmëse.
FJALIMI NR. 4: 5 minuta. Studenti duhet të zhvillojë temën e caktuar. Kur nuk jepen referime si burim materiali, studentit do t’i duhet të grumbullojë material për këtë pjesë duke bërë kërkime në botimet e siguruara nga klasa e skllavit të besueshëm e të matur. Kur i caktohet një vëllai, kjo pjesë mund të trajtohet si një fjalim, duke pasur parasysh auditorin në Sallën e Mbretërisë. Kur i caktohet një motre, pjesa duhet prezantuar gjithmonë siç përshkruhet për fjalimin Nr. 3. Ju lutemi vini re se temat që shënohen me një yllth duhet t’u caktohen vetëm vëllezërve për t’u trajtuar si fjalime.
KOHËMATJA: Në asnjë fjalim nuk duhet të kalohet koha e caktuar dhe as kur jepen këshillat nga mbikëqyrësi i shkollës. Fjalimet Nr. 2 deri 4 duhen ndërprerë me takt në rast se kalohet koha. Nëse vëllezërit që trajtojnë fjalimin hapës rreth një cilësie oratorike, fjalimin Nr. 1, ose pikat kryesore nga leximi i Biblës e kalojnë kohën, atyre u duhet dhënë këshillë privatisht. Të gjithë duhet ta matin me kujdes kohën. I gjithë programi zgjat 45 minuta, pa përfshirë këngën dhe lutjen.
KËSHILLA: 1 minutë. Pas prezantimit të çdo studenti, mbikëqyrësi i shkollës nuk do të përdorë më shumë se një minutë për të bërë disa komente ndërtuese për ndonjë aspekt të fjalimit që ishte për t’u lavdëruar. Synimi i tij nuk është që thjesht të thotë «e bëre mirë» por, që të tërheqë vëmendjen ndaj arsyeve të veçanta se përse ky aspekt i prezantimit ishte i efektshëm. Sipas nevojës së çdo studenti, mund të jepen privatisht këshilla të tjera ndërtuese pas mbledhjes ose në ndonjë moment tjetër.
NDIHMËSI: Trupi i pleqve mund të zgjedhë një plak të aftë, nëse ka ndonjë në dispozicion përveç mbikëqyrësit të shkollës, që të kryejë caktimin si këshillues ndihmës. Përgjegjësia e tij do të jetë që t’u japë këshillë private, nëse është e nevojshme, vëllezërve që prezantojnë fjalimin Nr. 1 dhe pikat kryesore nga Bibla. Nuk është e nevojshme që ai të ofrojë këshilla pas çdonjërit prej këtyre fjalimeve të mbajtura nga pleqtë e tjerë ose shërbëtorët ndihmës. Ky rregullim do të vihet në zbatim gjatë vitit 2003 dhe mund të përshtatet më pas.
FLETA E KËSHILLAVE: Në libër.
RISHIKIMI GOJOR: 30 minuta. Çdo dy muaj, mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim gojor. Ai do të bëhet pas trajtimit të një cilësie oratorike dhe pas prezantimit të pikave kryesore nga leximi i Biblës, siç u tregua më lart. Rishikimi gojor do të bazohet në materialin që është trajtuar në shkollë gjatë dy muajve të fundit, duke përfshirë edhe atë javë.
PROGRAMI
6 janar Leximi i Biblës: Mateu 1-6 Kënga 6 (45)
Cilësia oratorike: Mirë se vjen në Shkollën e Shërbimit Teokratik (be f. 5 ¶1–f. 8 ¶1)
Nr. 1: Gjej kënaqësi në Fjalën e Perëndisë (be f. 9 ¶1-5)
Nr. 2: Mateu 4:1-22
Nr. 3: Një shpresë e mrekullueshme për njerëzit me zemër të ndershme (wt f. 5 ¶2–f. 6 ¶3)
Nr. 4: Çfarë po bën Jezui sot?
13 janar Leximi i Biblës: Mateu 7-11 Kënga 5 (46)
Cilësia oratorike: Lexoje Biblën çdo ditë (be f. 10 ¶1−f. 12 ¶4)
Nr. 1: «Vraponi në mënyrë të tillë» (w01 1/1 f. 28-31)
Nr. 2: Mateu 9:9-31
Nr. 3: Përse u predikojmë të tjerëve?
Nr. 4: Të pranojmë të drejtën e Jehovait për të vendosur normën e asaj që është e mirë dhe e keqe (wt f. 9 ¶10, pika 1)
20 janar Leximi i Biblës: Mateu 12-15 Kënga 11 (85)
Cilësia oratorike: Leximi i saktë (be f. 83 ¶1−f. 84 ¶2)
Nr. 1: Mund t’i bësh ballë shkurajimit! (w01 1/2 f. 20-23)
Nr. 2: Mateu 13:1-23
Nr. 3: a Kush është i vetmi Perëndi i vërtetë? (wt f. 15 ¶1)
Nr. 4: A ndryshon Perëndia?
27 janar Leximi i Biblës: Mateu 16-21 Kënga 21 (191)
Cilësia oratorike: Si të lexojmë saktë? (be f. 84 ¶3−f. 85 ¶3)
Nr. 1: Të mos lejojmë që dyshimi të dobësojë besimin tonë (w01 1/2 f. 9 ¶3–f. 10 ¶8)
Nr. 2: w01 15/1 f. 20 ¶20–f. 21 ¶24
Nr. 3: Çfarë do ta bashkojë botën?
Nr. 4: Udhëheqja e Fjalës së Perëndisë nxit unitetin e krishterë (wt f. 9 ¶10, pika 2)
3 shkurt Leximi i Biblës: Mateu 22-25 Kënga 26 (212)
Cilësia oratorike: Fjalët e thëna qartë (be f. 86 ¶1-6)
Nr. 1: ‘Kushtoji vëmendje mënyrës se si dëgjon’ (be f. 13 ¶1–f. 14 ¶4)
Nr. 2: Mateu 22:15-40
Nr. 3: Si mund të shihet dashuria e Jehovait në veprat e tij krijuese? (wt f. 17 ¶7)
Nr. 4: Kush është në të vërtetë skllavi i besueshëm e i matur?
10 shkurt Leximi i Biblës: Mateu 26-28 Kënga 22 (130)
Cilësia oratorike: Si të flasësh qartë? (be f. 87 ¶1–f. 88 ¶3)
Nr. 1: Si të gjejmë lumturi të vërtetë? (w01 1/3 f. 4-7)
Nr. 2: Mateu 26:6-30
Nr. 3: Përse nuk përdor drogë?
Nr. 4: b Një program i njësuar i ushqimit frymor nxit unitetin midis shërbëtorëve të Jehovait (wt f. 10 ¶10, pika 3)
17 shkurt Leximi i Biblës: Marku 1-4 Kënga 7 (51)
Cilësia oratorike: Shqiptimi i saktë—Faktorë që duhen marrë parasysh (be f. 89 ¶1–f. 90 ¶2)
Nr. 1: Çfarë mund të bëjmë për të mposhtur dyshimet? (w01 1/2 f. 10 ¶9–f. 11 ¶12)
Nr. 2: w01 15/2 f. 25 ¶10–f. 26 ¶14
Nr. 3: Shembulli më i dallueshëm i dashurisë së Perëndisë (wt f. 18 ¶8)
Nr. 4: Përse është e gabuar të luash bixhoz?
24 shkurt Leximi i Biblës: Marku 5-8 Kënga 8 (53)
Cilësia oratorike: Mënyra për të përmirësuar shqiptimin (be f. 90 ¶3–f. 92)
Rishikim gojor
3 mars Leximi i Biblës: Marku 9-12 Kënga 5 (46)
Cilësia oratorike: Rrjedhshmëria (be f. 93 ¶1–f. 94 ¶3)
Nr. 1: Dëgjoji fjalimet, dëgjo gjatë diskutimeve dhe në asamble e kongrese (be f. 15 ¶1–f. 16 ¶5)
Nr. 2: Marku 10:1-22
Nr. 3: Si mund të marrim forcë nga Perëndia?
Nr. 4: Dy faktorë vendimtarë për unitetin tonë në adhurim (wt f. 10 ¶10, pikat 4 dhe 5)
10 mars Leximi i Biblës: Marku 13-16 Kënga 6 (45)
Cilësia oratorike: Si të përmirësohesh në lidhje me rrjedhshmërinë? (be f. 94 ¶4–f. 96 ¶3, mos e përfshi kutinë në f. 95)
Nr. 1: Çfarë është parajsa frymore? (w01 1/3 f. 8-11)
Nr. 2: Marku 13:1-23
Nr. 3: Si duhet të ndikojë te ne dashuria e Jehovait? (wt f. 18, 19 ¶9)
Nr. 4: A është i anshëm Perëndia në luftërat njerëzore?
17 mars Leximi i Biblës: Luka 1-3 Kënga 20 (93)
Cilësia oratorike: Si ta përballosh belbëzimin? (be f. 95, kutia)
Nr. 1: «Lum njeriu që ka gjetur mençurinë!» (w01 15/3 f. 25-28)
Nr. 2: Luka 3:1-22
Nr. 3: A është e përshtatshme të adhurohet Jezui?
Nr. 4: Fryma e shenjtë prodhon cilësi të domosdoshme për unitetin e krishterë (wt f. 11 ¶10, pika 6)
24 mars Leximi i Biblës: Luka 4-6 Kënga 23 (200)
Cilësia oratorike: Pauzë për të respektuar shenjat e pikësimit e për të kaluar në një mendim tjetër (be f. 97 ¶1–f. 99 ¶1)
Nr. 1: A të duket se të kanë keqkuptuar? (w01 1/4 f. 20-23)
Nr. 2: Luka 6:1-23
Nr. 3: c Emri i pashoq i Perëndisë (wt f. 20 ¶12)
Nr. 4: A mund të presin të krishterët të kenë mbrojtje hyjnore?
31 mars Leximi i Biblës: Luka 7-9 Kënga 13 (124)
Cilësia oratorike: Pauzë për emfazë, pauzë për të dëgjuar (be f. 99 ¶2–f. 100 ¶5)
Nr. 1: «Frikësoju Perëndisë së vërtetë dhe ruaj urdhërimet e tij» (be f. 272 ¶1–f. 275 ¶3)
Nr. 2: w01 15/3 f. 18 ¶17–f. 19 ¶20
Nr. 3: Si e dimë që Bibla është nga Perëndia?
Nr. 4: Të marrim pjesë të bashkuar në veprën e predikimit (wt f. 11 ¶10, pika 7)
7 prill Leximi i Biblës: Luka 10-12 Kënga 11 (85)
Cilësia oratorike: Theksi i duhur logjik (be f. 101 ¶1–f. 102 ¶3)
Nr. 1: ‘Të japim dëshmi për Jezuin’ (be f. 275 ¶4–f. 278 ¶4)
Nr. 2: Luka 10:1-22
Nr. 3: Ta njohim emrin e Perëndisë dhe të ecim në të (wt f. 20, 21 ¶13)
Nr. 4: Leximi i Biblës na zbulon se ç’lloj personi është Jehovai (wt f. 28, 29 ¶12, pika 1)
14 prill Leximi i Biblës: Luka 13-17 Kënga 4 (43)
Cilësia oratorike: Si të përmirësosh theksin logjik? (be f. 102 ¶4–f. 104 ¶3)
Nr. 1: «Ky lajm i mirë i Mbretërisë» (be f. 279 ¶1–f. 281 ¶4)
Nr. 2: Luka 15:11-32
Nr. 3: Si të mbrohemi nga ndikimi demonik
Nr. 4: Kuptueshmëria për temën e Biblës e bën domethënës leximin e Fjalës së Perëndisë (wt f. 29 ¶12, pika 2)
21 prill Leximi i Biblës: Luka 18-21 Kënga 24 (185)
Cilësia oratorike: Theksimi i ideve kryesore (be f. 105 ¶1–f. 106 ¶1)
Nr. 1: Të stërvitim aftësitë perceptuese (w01 1/8 f. 10 ¶14–f. 11 ¶17)
Nr. 2: w01 15/4 f. 6 ¶19–f. 7 ¶22
Nr. 3: Si ndikon në jetën tonë shpresa e ringjalljes?
Nr. 4: Të lejojmë që leximi i Biblës të ndikojë në jetën tonë (wt f. 29, 30 ¶12, pika 3)
28 prill Leximi i Biblës: Luka 22-24 Kënga 22 (130)
Cilësia oratorike: Volumi i përshtatshëm për auditorin (be f. 107 ¶1–f. 108 ¶4)
Rishikim gojor
5 maj Leximi i Biblës: Gjoni 1-4 Kënga 9 (37)
Cilësia oratorike: Si ta përmirësosh volumin? (be f. 108 ¶5–f. 110 ¶2)
Nr. 1: Mund ta përmirësosh kujtesën (be f. 17 ¶1–f. 19 ¶1)
Nr. 2: Gjoni 2:1-25
Nr. 3: A e dënon Perëndia përdorimin e alkoolit?
Nr. 4: Të përdorim atë që lexojmë nga Bibla për të ndihmuar të tjerët (wt f. 31 ¶12, pika 4)
12 maj Leximi i Biblës: Gjoni 5-7 Kënga 6 (45)
Cilësia oratorike: Intonacioni—Rregullo volumin (be f. 111 ¶1–f. 112 ¶2)
Nr. 1: Mund t’ia dilni mbanë sido që të jeni rritur! (w01 15/4 f. 25-28)
Nr. 2: Gjoni 5:1-24
Nr. 3: Përse është e pakuptimtë doktrina e paracaktimit?
Nr. 4: Cilat shoqëri janë të këqija? (wt f. 48 ¶13, pyetjet 1, 2 dhe 4, 5)
19 maj Leximi i Biblës: Gjoni 8-11 Kënga 5 (46)
Cilësia oratorike: Intonacioni—Ndrysho ritmin (be f. 112 ¶3-6)
Nr. 1: ‘Falë mençurisë, ditët tona do të shumohen’ (w01 15/5 f. 28-31)
Nr. 2: Gjoni 10:16-42
Nr. 3: Të jemi të bindur për frymëzimin e Biblës (wt f. 23 ¶2)
Nr. 4: Si ta përballojmë stresin?
26 maj Leximi i Biblës: Gjoni 12-16 Kënga 16 (143)
Cilësia oratorike: Intonacioni—Ndrysho tonin (be f. 113 ¶1–f. 114 ¶3)
Nr. 1: ‘Përgatitni zemrën për të konsultuar Fjalën e Perëndisë’ (w01 15/10 f. 20 ¶11–f. 21 ¶18)
Nr. 2: w01 1/5 f. 14 ¶4–f. 15 ¶7
Nr. 3: Çfarë do të thotë ‘të mos jesh pjesë e botës’?
Nr. 4: Si e sheh Jehovai çështjen e shoqërive të këqija? (wt f. 48, 49 ¶13, pyetjet 3 dhe 6)
2 qershor Leximi i Biblës: Gjoni 17-21 Kënga 7 (51)
Cilësia oratorike: Fol me ndjenjë (be f. 115 ¶1–f. 116 ¶4)
Nr. 1: Roli i frymës së Perëndisë për të na kujtuar gjërat (be f. 19 ¶2–f. 20 ¶3)
Nr. 2: Gjoni 20:1-23
Nr. 3: Fjala e Perëndisë është e gjallë dhe ushtron fuqi (wt f. 24 ¶3)
Nr. 4: A është e nevojshme feja e organizuar?
9 qershor Leximi i Biblës: Veprat 1-4 Kënga 21 (191)
Cilësia oratorike: Entuziazëm në përputhje me materialin (be f. 116 ¶5–f. 117 ¶4)
Nr. 1: Forcojeni besimin tuaj te Jehovai (w01 1/6 f. 7-10)
Nr. 2: Veprat 4:1-22
Nr. 3: Të vërtetat biblike që i prekin njerëzit e sinqertë (wt f. 24 ¶4)
Nr. 4: A i intereson Perëndisë mënyra si e adhurojmë?
16 qershor Leximi i Biblës: Veprat 5-7 Kënga 9 (37)
Cilësia oratorike: Shpreh ngrohtësi (be f. 118 ¶1–f. 119 ¶5)
Nr. 1: Rrëfimi që çon në shërim (w01 1/6 f. 28-31)
Nr. 2: Veprat 7:1-22
Nr. 3: Si ndryshojnë Dëshmitarët e Jehovait nga fetë e tjera?
Nr. 4: T’i ngjeshim ijët me të vërtetën (wt f. 77 ¶14, pika 1)
23 qershor Leximi i Biblës: Veprat 8-10 Kënga 23 (200)
Cilësia oratorike: Shpreh emocion (be f. 119 ¶6–f. 120 ¶5)
Nr. 1: Të kujdesemi për jetimët dhe vejushat në shtrëngimet e tyre (w01 15/6 f. 9-12)
Nr. 2: w01 1/6 f. 12 ¶1–f. 13 ¶5
Nr. 3: d Bibla nuk është një libër i të ashtuquajturit krishterim (wt f. 25 ¶5)
Nr. 4: e Përse ndjekja e mbledhjeve është jetësore për rritjen frymore?
30 qershor Leximi i Biblës: Veprat 11-14 Kënga 22 (130)
Cilësia oratorike: Rëndësia e gjesteve dhe e shprehjeve të fytyrës (be f. 121 ¶1-4)
Rishikim gojor
7 korrik Leximi i Biblës: Veprat 15-17 Kënga 16 (143)
Cilësia oratorike: Përdorimi i gjesteve dhe i shprehjeve të fytyrës (be f. 121 ¶5–f. 123 ¶2)
Nr. 1: Përse t’i kushtohesh leximit? (be f. 21 ¶1–f. 23 ¶3)
Nr. 2: Veprat 15:1-21
Nr. 3: Si e mbështetim sovranitetin e Jehovait?
Nr. 4: Të përdorim parzmoren e drejtësisë (wt f. 77 ¶14, pika 2)
14 korrik Leximi i Biblës: Veprat 18-21 Kënga 2 (15)
Cilësia oratorike: Kontakti pamor në shërbim (be f. 124 ¶1–f. 125 ¶4)
Nr. 1: Mos i lejoni dyshimet t’jua shkatërrojnë besimin (w01 1/7 f. 18-21)
Nr. 2: Veprat 19:1-22
Nr. 3: Dëshmitë që provojnë se Bibla është e frymëzuar nga Perëndia (wt f. 25 ¶6)
Nr. 4: Çfarë do të thotë ‘të vazhdojmë të kërkojmë më parë Mbretërinë’?
21 korrik Leximi i Biblës: Veprat 22-25 Kënga 4 (43)
Cilësia oratorike: Kontakti pamor kur mban fjalim (be f. 125 ¶5–f. 127 ¶1)
Nr. 1: A jeni vërtet tolerantë? (w01 15/7 f. 21-23)
Nr. 2: Veprat 24:1-23
Nr. 3: A është Djalli real?
Nr. 4: Të mbathim këmbët me pajimet e lajmit të mirë të paqes (wt f. 77 ¶14, pika 3)
28 korrik Leximi i Biblës: Veprat 26-28 Kënga 20 (93)
Cilësia oratorike: Natyrshmëria në shërbimin në fushë (be f. 128 ¶1–f. 129 ¶1)
Nr. 1: A e kemi syrin të thjeshtë? (w01 15/10 f. 25 ¶14–f. 26 ¶18)
Nr. 2: w01 1/7 f. 14 ¶5-8
Nr. 3: A mund të jetojmë të pavarur nga Perëndia? (wt f. 51-53 ¶4-6)
Nr. 4: Si tregojmë respekt për dhuratën e jetës?
4 gusht Leximi i Biblës: Romakëve 1-4 Kënga 11 (85)
Cilësia oratorike: Natyrshmëria në podium (be f. 129 ¶2–f. 130 ¶1)
Nr. 1: Si t’i kushtohesh leximit? (be f. 23 ¶4–f. 26 ¶5)
Nr. 2: Romakëve 2:1-24
Nr. 3: A keni jetuar ndonjëherë më parë?
Nr. 4: Të përdorim mburojën e madhe të besimit dhe përkrenaren e shpëtimit (wt f. 77, 78 ¶14, pikat 4, 5)
11 gusht Leximi i Biblës: Romakëve 5-8 Kënga 29 (222)
Cilësia oratorike: Natyrshmëria kur lexon në publik (be f. 130 ¶2-4)
Nr. 1: ‘Bekimet janë për të drejtin’ (w01 15/7 f. 24-27)
Nr. 2: Romakëve 5:6-21
Nr. 3: Si do ta shfajësojë Perëndia sovranitetin e tij? (wt f. 53 ¶8)
Nr. 4: A duhet të besoni në rimishërimin?
18 gusht Leximi i Biblës: Romakëve 9-12 Kënga 7 (51)
Cilësia oratorike: Pastërtia personale e stolis mesazhin (be f. 131 ¶1-3)
Nr. 1: Forca e zakonit le të veprojë për të mirën tuaj (w01 1/8 f. 19-22)
Nr. 2: w01 15/8 f. 22 ¶10-13
Nr. 3: A e kanë ndryshuar njerëzit Biblën?
Nr. 4: Të përdorim shpatën e frymës (wt f. 78 ¶14, pika 6)
25 gusht Leximi i Biblës: Romakëve 13-16 Kënga 9 (37)
Cilësia oratorike: Si ndikon modestia dhe mendja e shëndoshë në mënyrën se si vishet e krihet një person? (be f. 131 ¶4–f. 132 ¶3)
Rishikim gojor
1 shtator Leximi i Biblës: 1 Korintasve 1-9 Kënga 4 (43)
Cilësia oratorike: Vlera e veshjes së rregullt (be f. 132 ¶4–f. 133 ¶1)
Nr. 1: Si të studiosh? (be f. 27 ¶1−f. 31 ¶2)
Nr. 2: 1 Korintasve 3:1-23
Nr. 3: Me anë të ringjalljes bëhet e mundur një shpresë e mrekullueshme (wt f. 79 ¶1-2)
Nr. 4: A e justifikon varfëria vjedhjen?
8 shtator Leximi i Biblës: 1 Korintasve 10-16 Kënga 17 (187)
Cilësia oratorike: Një paraqitje e mirë e jashtme nuk jep shkak për pengesë (be f. 133 ¶2-4)
Nr. 1: Kapërcejini pengesat ndaj përparimit tuaj! (w01 1/8 f. 28-30)
Nr. 2: 1 Korintasve 12:1-26
Nr. 3: Përse e lejon Perëndia të keqen?
Nr. 4: Arritjet e para mbresëlënëse të Mbretërisë së Perëndisë (wt f. 98 ¶15, pyetjet 1, 2)
15 shtator Leximi i Biblës: 2 Korintasve 1-7 Kënga 27 (221)
Cilësia oratorike: Pozicioni i mirë i trupit dhe mjetet e pastra (be f. 134 ¶1–5)
Nr. 1: Bëjeni rininë tuaj të sukseshme (w01 15/8 f. 4-7)
Nr. 2: 2 Korintasve 6:1–7:1
Nr. 3: Zgjidhja e vetme e problemeve të njerëzimit (wt f. 90, 91 ¶1, 2)
Nr. 4: A merakoset Perëndia për ndotjen e tokës?
22 shtator Leximi i Biblës: 2 Korintasve 8-13 Kënga 21 (191)
Cilësia oratorike: Si ta pakësosh ankthin kur flet? (be f. 135 ¶1–f. 137 ¶2)
Nr. 1: Si mund të merrni vendime të mençura? (w01 1/9 f. 27-30)
Nr. 2: 2 Korintasve 8:1-21
Nr. 3: Çfarë ndodh me shpirtin pas vdekjes?
Nr. 4: Veprat mbresëlënëse të Mbretërisë para e pas shpërthimit të shtrëngimit të madh (wt f. 98 ¶15, pyetjet 3-6)
29 shtator Leximi i Biblës: Galatasve 1-6 Kënga 19 (164)
Cilësia oratorike: Si të arrish ta zotërosh veten? (be f. 137 ¶3–f. 138 ¶6)
Nr. 1: T’i ndihmojmë fëmijët që të rriten frymësisht (w01 15/5 f. 23 ¶9–f. 25 ¶14)
Nr. 2: w01 1/9 f. 15 ¶8–f. 17 ¶11
Nr. 3: Përse tani është shumë urgjente të mësojmë për Mbretërinë? (wt f. 91 ¶3)
Nr. 4: Si e dimë që Mbretëria e Perëndisë sundon?
6 tetor Leximi i Biblës: Efesianëve 1-6 Kënga 5 (46)
Cilësia oratorike: Rëndësia e përforcimit të zërit (be f. 139 ¶1–f. 140 ¶1)
Nr. 1: Studimi është shpërblyes (be f. 31 ¶3–f. 32 ¶3)
Nr. 2: Efesianëve 2:1-22
Nr. 3: Është më se e arsyeshme të besosh te Perëndia
Nr. 4: f T’i nënshtrohemi Krishtit si Kreu i kongregacionit (wt f. 134 ¶14)
13 tetor Leximi i Biblës: Filipianëve 1–Kolosianëve 4 Kënga 29 (222)
Cilësia oratorike: Përdore mirë mikrofonin (be f. 140 ¶2–f. 142 ¶1)
Nr. 1: Ecni në ‘shtegun e drejtësisë’ (w01 15/9 f. 24-28)
Nr. 2: Filipianëve 2:1-24
Nr. 3: Dobitë e mrekullueshme fizike që do të sjellë sundimi i Mbretërisë (wt f. 97 ¶13)
Nr. 4: Çfarë kërkon Jehovai sot nga ne?
20 tetor Leximi i Biblës: 1 Selanikasve 1–2 Selanikasve 3 Kënga 13 (124)
Cilësia oratorike: Përdor Biblën për t’u përgjigjur (be f. 143 ¶1-3)
Nr. 1: Të mos jemi tepër të sigurt te vetja (w01 15/3 f. 11 ¶5–f. 12 ¶7)
Nr. 2: w01 15/10 f. 23 ¶6–f. 24 ¶9
Nr. 3: Kush shkon në qiell?
Nr. 4: g Çfarë mendon Jehovai për divorcin? (wt f. 152 ¶3, pyetjet 1-3)
27 tetor Leximi i Biblës: 1 Timoteut 1–2 Timoteut 4 Kënga 18 (162)
Cilësia oratorike: Si të përmirësohesh në përdorimin e Biblës? (be f. 144 ¶1-4)
Rishikim gojor
3 nëntor Leximi i Biblës: Titit 1–Filemonit 25 Kënga 2 (15)
Cilësia oratorike: Nxite auditorin që të përdorë Biblën (be f. 145-146)
Nr. 1: Si të bësh kërkime duke përdorur Biblën? (be f. 33 ¶1–f. 35 ¶2)
Nr. 2: Filemonit 1-25
Nr. 3: A do të jetë e mërzitshme jeta si njerëz të përsosur?
Nr. 4: h Pikëpamja biblike për ndarjen (wt f. 152 ¶3, pyetjet 4, 5)
10 nëntor Leximi i Biblës: Hebrenjve 1-8 Kënga 12 (113)
Cilësia oratorike: Rëndësia e paraqitjes së efektshme të shkrimeve (be f. 147 ¶1–f. 148 ¶2)
Nr. 1: Enoku eci me Perëndinë në një botë të paperëndishme (w01 15/9 f. 29-31)
Nr. 2: Hebrenjve 2:1-18
Nr. 3: A ka Perëndia një organizatë? (wt f. 128 ¶1)
Nr. 4: Si do të gjykohen të ringjallurit në bazë të veprave të tyre?
17 nëntor Leximi i Biblës: Hebrenjve 9-13 Kënga 8 (53)
Cilësia oratorike: Zgjidh komentet e duhura për të paraqitur shkrimet (be f. 148 ¶3–f. 149 ¶2)
Nr. 1: Çfarë do të thotë të jesh besnik? (w01 1/10 f. 20-23)
Nr. 2: Hebrenjve 9:11-28
Nr. 3: Dita e Jehovait është afër (wt f. 175 ¶1–2)
Nr. 4: Përse është e dobishme të praktikojmë sjelljen e perëndishme?
24 nëntor Leximi i Biblës: Jakovit 1-5 Kënga 13 (124)
Cilësia oratorike: Emfaza e duhur përfshin ndjenjat (be f. 150 ¶1-2)
Nr. 1: Mund t’i bëjmë ballë tundimit! (w01 15/3 f. 12 ¶8–f. 13 ¶11)
Nr. 2: w01 1/11 f. 12 ¶15–f. 13 ¶19
Nr. 3: Vlera e modestisë
Nr. 4: Të mësojmë nga dishepujt e hershëm që dhanë dëshmi të guximshme (wt f. 170 ¶7, pyetjet 1, 2 dhe 4)
1 dhjetor Leximi i Biblës: 1 Pjetrit 1–2 Pjetrit 3 Kënga 17 (187)
Cilësia oratorike: Thekso fjalët e duhura (be f. 150 ¶3–f. 151 ¶3)
Nr. 1: Mëso të përdorësh mjetet e tjera për kërkime (be f. 35 ¶3–f. 38 ¶4)
Nr. 2: 1 Pjetrit 1:1-16
Nr. 3: Të rrimë syçelë ndaj shenjës (wt f. 177 ¶6)
Nr. 4: Si duhet të ndikojë në jetën tonë flijimi shpërblyes i Krishtit?
8 dhjetor Leximi i Biblës: 1 Gjonit 1–Judës 25 Kënga 6 (45)
Cilësia oratorike: Metoda për të dhënë emfazë (be f. 151 ¶4–f. 152 ¶6)
Nr. 1: Ruajeni ndërgjegjen (w01 1/11 f. 4-7)
Nr. 2: 1 Gjonit 3:1-18
Nr. 3: Përse nuk mund të fajësohet Bibla për trajtimin pa respekt të gruas?
Nr. 4: Lutja: një mjet i fuqishëm për të vazhduar me guxim në veprën e predikimit (wt f. 170 ¶7, pyetjet 3 dhe 5)
15 dhjetor Leximi i Biblës: Zbulesa 1-6 Kënga 25 (204)
Cilësia oratorike: Zbatimi i saktë i shkrimeve (be f. 153 ¶1–f. 154 ¶3)
Nr. 1: Besimi i Noesë dënon botën (w01 15/11 f. 28-31)
Nr. 2: Zbulesa 2:1-17
Nr. 3: i Si është përmbushur shenja që nga viti 1914? (wt f. 177, 178 ¶7)
Nr. 4: Përse Krishtlindjet nuk janë për të krishterët?
22 dhjetor Leximi i Biblës: Zbulesa 7-14 Kënga 16 (143)
Cilësia oratorike: Bëje të qartë zbatimin e shkrimeve (be f. 154 ¶4–f. 155 ¶4)
Nr. 1: Mund ta parandaloni infarktin frymor (w01 1/12 f. 9-13)
Nr. 2: w01 15/12 f. 17 ¶10–f. 18 ¶13 (Përfshi edhe shënimin.)
Nr. 3: Si të përballojmë presionin nga të tjerët?
Nr. 4: Përndjekja nuk i frikëson lajmëtarët e guximshëm të Mbretërisë (wt f. 170, 171 ¶7, pyetjet 6-8)
29 dhjetor Leximi i Biblës: Zbulesa 15-22 Kënga 26 (212)
Cilësia oratorike: Arsyeto nga Shkrimet (be f. 155 ¶5–f. 156 ¶5)
Rishikim gojor
[Shënimet]
a T’u caktohet vetëm vëllezërve.
b T’u caktohet vetëm vëllezërve.
c T’u caktohet vetëm vëllezërve.
d T’u caktohet vetëm vëllezërve.
e T’u caktohet vetëm vëllezërve.
f Për aq sa e lejon koha, të shqyrtohen përgjigjet ndaj pohimeve, kundërshtimeve etj., që do të plotësonin më së miri nevojat në territorin e kongregacionit.
g Për aq sa e lejon koha, të shqyrtohen përgjigjet ndaj pohimeve, kundërshtimeve etj., që do të plotësonin më së miri nevojat në territorin e kongregacionit.
h Për aq sa e lejon koha, të shqyrtohen përgjigjet ndaj pohimeve, kundërshtimeve etj., që do të plotësonin më së miri nevojat në territorin e kongregacionit.
i Për aq sa e lejon koha, të shqyrtohen përgjigjet ndaj pohimeve, kundërshtimeve etj., që do të plotësonin më së miri nevojat në territorin e kongregacionit.